Ka disa vite që i është bashkuar ekipit sfidues mediatik të “Infopressalbania” dhe me penën brilante të saj, ka sjellë për lexuesit tanë plot artikuj që dëshmojnë qartësinë dhe pasionin që ka për gazetarinë.
E lindur, e rritur dhe e arsimuar në Korçën e “mësonjëtores”, Denada Dapellari, do të ishte shumë shpejt një vokacion serenate në publicistikë, ku shumë shpejt afirmohet me artikuj mbështetës për arsimin, duke sjellë qasjen dhe vizionin e saj për këtë fushë, si njohëse dhe metodiste e saj.
Privilegji ynë të të kemi kolege, pasi në shkrimet e tua, Ada, siç të thërrasim, ke sjellë aromën e Korçës dhe qytetërimin e saj, vlerë kjo e cila ka ndikuar në mjedisin tonë gazetaresk, pasi shkrimet tua asnjëherë nuk kanë shkelur parimet e profesionit.
Gjithsesi, sot në ditëlindjen tënde kemi legjitimitetin të të urojmë suksese të pafundme në rrugëtimin tënd, qoftë dhe në sfera të tjera larg nesh, pasi ne ishim të nderuar që të kishim pjesë tonën.
Jemi të bindur se rrugëtimi yt në këtë fushë do kerë vetëm ngjitje, pasi ti ke talent dhe përkushtim të pashoq, këmbëngulje dhe vendosmëri, elementë të mjaftueshëm këto për të synuar maja të suksesshme.
Rruga jote qoftë e gjatë dhe shkallaret e karrierës shkofshin sa më lart. Ne besojmë te ty, te personaliteti yt, te karakteri yt, te vendosmëria për të arritur gjithçka me shumë punë dhe mund, me pasion dhe dashuri të lartësuar në qëllim.
Gëzuar ditëlindjen me më të shtrenjtit tuaj, me ata që kanë besuar te ty, ata që të kanë dritën e syve dhe shohin përmes teje dhe arritjeve tuaja çfarë kanë dashur me gjithë zemër dhe dëshiruar me gjithë shpirt.
Urime 28 vjetorin e lindjes, kolege e nderuar!
Nga stafi i InfoPressAlbania











