Sot 99-vjet legalitet!
TRIUMFI I LEGALITET”, kur demokracia fitoj mbi dhunën e ligji mbi paligjshmërinë!
1924-24 Dhjetor-2023, Plot 99-vjet nga Dita e Triumfit të Legalitetit.
“ TRIUMF i LEGALITET” mbetet ngjarja kryesore në historinë e Shqipërisë, pasi është rasti i parë në historinë e shtetit shqiptar, kur mbrohet e drejta legjitime e shprehur nëpërmjet votës së lirë kjo në zgjedhjet e fundvitit 1923 duk rikthyer
rendin kushtetues i prishur ky nga grushti i shtetit i Qershorit të vitit 1924.
Triumfi i Legalitetit erdhi në fillim të viteve ‘20 shpejt pas Shpalljes Pavarsisë dhe direkt pas Kongresit të Lushnjes kur nevoja dhe përpjekjet për të bërë shtet ishin në fillimet e saj.
Gjithashtu duhet të kemi parasysh se vështirësitë dhe turbullirat politike shtyrë këto edhe nga qarqet të jashtme antishqiptare, të cilëve nuk ju interesonte një shtet dhe komb i fortë shqiptarë në këtë kohë ishin më evidente se kurrë.
Pas zgjedhjeve të Dhjetorit 1923 dhe aleancës së deputetëve shumicë përkrahës të Ahmet Zogut me grupin e deputetëve të grupit të Iljaz Vrionit ishte krijuar një mazhorancl e qëndrueshme me Kryeministër Ahmet Zogun.
Opozita e asaj kohe e shtyrë për pushtet dhe gjithashtu nga qarqe të errëta me ndikim sllavo rus organizuar së pari një atentat brenda në parlament kundër kryeministrit Ahmet Zogu, kjo më datë 23 shkurt 1924.
Qetsisht e me gjakftohtësinë e treguar prej Ahmet Zogut ajo ditë kaloj pa një përplasje me armë e cila mund të ndodhte në mes të parlamentit.
Pas këtij akti kriminal antishqiptar Ahmet Zogut dorëhiqet si kryeministër dhe në vend të tij zgjidhet kryeministër Iljaz Vrioni.
Situata kishte filluar të ziente me kërcënime e shantazhe e kudo qarkullonin trakte të firmosura nga “Dora e kuqe”, ndërkohë grupi opozitar i betuar deri në fund për pushtet kaloj në akte kriminale:
Organizojnë vrasjen e Avni Rustemit dhe shfrytëzojnl si moment të volitshëm për shpërthimin e kryengritjes varrimin e tij në Vlorë.
Filluan aktet nga më të rënda që mund të bëjë një forcë politike, ku me forcë e me armë, sulmoj e shkatërroj çdo gjë pa marrë parasysh ligjet e shtetit dhe vullnetin e votës duke larguar qeverinë e ligjshme të Iljaz Vrionit e duke vendosur me short kryeminister Fan Nolin pas 10 Qershor 1924.
Ahmet Zogu për të shmangur vëlla-vrasjen bashkë me mbështetësit e tij largohet përkohësisht nga Shqipëria.
Qeveria noliste nuk u njoh nga asnjë shtet tjetër, sidomos ato perendimor, kkjo për nga nga vetë mënyra jo e ligjshme që ajo erdhi në pushtet e duke krijuar vendosje marrdhëniesh vetëm me Bashkimin Sovjetik e duke mis kryer asnjë reformë.
Ndërkohë Ahmet Zogu me mbështetjen kryesisht të Britaninë e Madhe e shteteve të tjera europiane organizoi mundësimin e rikthimit në Atdhe.
Në ditët e para të dhjetorit 1924, Ahmet Zogu, politikani më i rëndësishëm i kohës e kuptoi se koha e përshtatshme për të rrëzuar qeverinë e paligjshme të Fan Nolit kishte ardhur. Ai veproj edhe në këtë moment në mënyrë korrekte ligjore, duke siguruar dekretin përkatës të anëtarëve të Këshillit të Naltë, dhe të qeverisë së Iljaz Vrionit (në mërgim), për të vepruar, si dhe miratimin e Fuqive të mëdha, të cilat ishin alarmuar se Shqipëria po bëhej një qendër e bolshevikëve në Ballkan.
Pa shkepur asnjë armë kjo ndodhi me 24 Dhjetor 1924, ditë që ne sot me krenari po kujtojmë, dhe njihet e hyri në histori si dita e “ Triumfi i Legalitetit”
Aksioni për vendosjen e legjimitetit dhe kthimin e kushtetueshmërisë së humbur u krye në disa drejtime si dhe thuhet;
Në jug të Shqipërisë Myfit bej Libohova në krye të forcave zogiste (legaliste) futet në Kakavijë. Nga Kapshtica hyn Koço Kota.
Nga Qafë Thana futet Selaudin Blloshmi.
Nga Podgorica niset për Shkodër Musa Juka.
Ndërsa peshën kryesore e ka vetë Ahmet Zogu, i cili hyn nga Dibër dhe për pak ditë hyn në Tiranë pa shkaktuar viktima dhe pritur me entuziazëm.
Qeveria e Fan Nolit dhe pasuesit e saj u larguan në Vlorë, dhe që andej ikën në Itali.
Gazetat e kohës shkruanin se “…qeveria revolucionare, me vendimin e datës 25 dhjetor 1924, kishte marrë nga arka e shtetit 146.376,20 franga ari…”
Përfundin e “revolucionit”, Bernd J. Fischer ka shkruar se “qeveria e kishte humbur popullaritetin, mënyra se si ua mbathi këmbëve, si edhe fakti që Noli mori me vete arkën e shtetit me rreth 40 mijë stërlina, krijoi një përshtypje të përgjithshme negative në popull”
Ahmet Zogu hyri në Tiranë më 24 dhjetor 1924, dhe e shpalli këtë ditë Triumfin e Legalitetit (Ligjshmërisë), pasi opozita e kishte marrë pushtetin me armë, duke qenë pakicë. Prandaj në pushtet u rikthye qeveria e Iljaz Vrionit, që ishte rrëzuar nga kryengritja e armatosur, më 10 qershor 1924. Iljaz Vrioni ish-firmëtar i Deklaratës së Pavarësisë në Vlorë, dhe pjesëmarrës në Kongresin e Lushnjës, kryeministër më 1920-21 dhe më 1924, ministër i Punëve të Jashtme në vitet 1927-1929.
Shkurt për sa më sipër kjo ngjarje në historinë e shtetit shqiptar vlen të kujtohet si fitorja e ligjshmërisë mbi paligjshmërinë, si fitorja e demokracisë mbi diktaturën, si fitorja e vëtës mbi pushtetin e dhunës si fitore e politikës perndimiore mbi atë bolshevik të llindjes.
Kjo ditë duhet të kujtohet si datë histoike edhe për faktin tjetlr sepse që nga 1924 me Triumfin e Legalitetit filloj stabilitwti dhe njohja e gjithanshme për Shqipërinë si shtet e si komb i pavarur dhe gjithashtu që nga kjo ditë me Ahmet Zogun si Kryeministlr, President dhe Mbret të shqiptatëfe u hodhën themelet e shtetit të parë modern shqiptar duke quar në vend amanetin e Rilindjes Kombëtare Shqiptare.
Me pushtimin e Shqipërisë më 1939 dhe vendosjen e regjimit komunist në Shqipëri më 1944 humbi koncepti i funksionimit të legjitimiteti institucional dhe i respektimit të votls së lorë.
Respektimin e votës së lirë e funksionimin e shtetit të së drejtës edhe sot pas 33 vitesh pluralizëm, pa emokraci, nuk e kemi në Shqipëri.
Sot vendi ynë ka nevojë për legjitimitet i cili i mungon e prandaj sot është momenti i duhur dhe i domosdoshëm për një trumf tjetët të legalitetit e legaliszëve.
“ATDHEU MBI TË GJITHA”🇦🇱
Shpëtim AXHAMI
Kryetar i Partisë Lëvizja e Legalitet.
Tirane, 24 dhjetor 2023