-SOT JAM NJË FËMIJË-
Sot jam një fëmijë i vogël,
I sapodalë nga ëndrra e një gjumi të çmendur,
Mbushur me klithma vitesh,
I rrëzuar e sakatosur gurëve të dhimbjes,
I trembur nga nata e gjatë.
U zgjova dhe kërkova në errësirë,
Zërin tënd, portën time të qetësisë,
Ashtu si një foshnjë kërkon zërin e nënës,
Për t’i mposhtur frikërat.
Sot unë jam vetëm një fëmijë,
Që të kërkon ty, si udhëtari i shkretëtirës,
Kërkon në qiell yllin e mëngjesit,
Netëve të mbushura me stuhi rëre.
Sot jam vetëm një fëmijë,
I rikthyer kopshteve të pafajësisë,
Fytyra jote më qëndron mbi sy,
E unë të kërkoj i përhumbur,
Siç kërkon motaku mbi krevatin e tij,
Lodrën e dashur.
Sot jam vetëm një fëmijë,
Po pres puthjen tënde mbi buzë,
Për tu rritur…
-ENERTIN DHESKALI-