InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Horoskopi

Horoskopi ditor, e hënë 20 nëntor 2023

20 Nëntor, 2023
in Horoskopi, Të ndryshme
A A
Horoskopi ditor, e enjte 26 tetor 2023

Dashi

Kjo është një ditë e shkëlqyer, ku do ju buzëqeshë fati në të gjitha drejtimet. Ndikimi i Venusit dhe Uranit do të jenë vendimtarë. Sa i takon sferës së ndjenjave, do jetë e pamundur për personat që ju dashurojnë që t’iu qëndrojnë larg. Ata që janë vetëm, do të korrin frytet e asaj që kanë mbjellë. Në punë, ndonëse nuk është një periudhë shumë premtuese, mundohuni që të kapni mundësitë e duhura.

Demi

Për të lindurit e kësaj shenje kjo ditë nuk do të jetë shumë pozitive, sidomos në mesditë dhe në mbrëmje, kur diçka ose dikush do ju prishë qetësinë. Në dashuri, do të kërkoni shtigje të reja, për të rigjallëruar ndjenjat dhe pasionin. Mirë është ta bëni diçka të tillë, por nuk ka pse të sforcoheni, nëse raporti funksionon. Ata që janë vetëm, do të kenë disa flirte, duke e kaluar ditën në mënyrë të këndshme. Sa i takon sferës profesionale, do të shfaqen angazhime të papritura, çka do të ndryshojë planet tuaja.

Binjakët

Kjo është shenja më e favorizuar e ditës, e cila do të jetë efikase, si për sa i përket raporteve të miqësisë, edhe atyre sentimentale. Dita e parë e javës do të sjellë shumë pozitivitet dhe fat me vete, nën ndikimin e Hënës dhe Venusit. Kush nga të lindurit e kësaj shenje nuk ka qenë shumë i pranishëm në raport me partnerin/en, ky është momenti i duhur për të rikuperuar. Në sferën profesionale, kjo është një periudhë shumë premtuese. Nëse jeni mësuar të punoni vetëm, ndryshoni strategji dhe bashkëpunoni më shumë me kolegët.

Gaforrja

Nuk do të jetë një ditë shumë e lehtë, për shkak të ndikimeve negative të Venusit dhe Plutonit. Do të përballeni me kritika sa i takon raporteve ndërpersonale ose atyre në çift. Pasioni dhe dëshira për të dialoguar, do të jetë në rënie të ndjeshme. Në punë, do të përballeni me pasiguri dhe konfuzion, gjë që do ua vështirësojë ditën. Mundohuni që ta kapërceni këtë fazë dhe të nxirrni në pah anën tuaj më të mirë, të kryesuar nga vullneti.

Luani

Dita e parë e javës do të jetë më se pozitive, sa i përket raporteve që kanë të bëjnë me dashurinë, miqësinë dhe deri tek familja. Kjo gjë do të favorizohet në sajë të ndikimit të Venusit, Diellit dhe të Mërkurit. Në dashuri, sidomos ata që janë të lëkundur, do të vijë momenti për të marrë një vendim përfundimtar. Në punë, edhe gjërat më të vogla, mund të pengojnë ecurinë normale, por ju do të dini të mbani gjithçka nën kontroll. Duhet të veproni me diplomaci dhe kështu do t’ia dilni.

Virgjëresha

Kjo e hënë do të jetë më se e qetë, e cila në thelb do të jetë pozitive. Këshillohet që sa i takon dashurisë të mos e teproni, duke kërkuar me tepri nga partneri/ja. Bëni mirë të kënaqeni me aq sa ju jep, pasi në të kundërt do rrezikoni lidhjen tuaj. Në punë do të merrni rezultate të kënaqshme. Do të pranoni oferta të reja të kënaqshme, të cilat duhet ti shqyrtoni mirë.

Peshorja

Parashikohet një ditë e qëndrueshme dhe në ekuilibër. Në dashuri gjërat do të shkojnë më së miri, raportet në çift do të jenë të kënaqshme dhe intensive, si dhe do të arrini të sqaroni çdo keqkuptim që mund të keni patur. Edhe në punë do të jeni të ekuilibruar, por bëni mirë që të jeni gjatë gjithë kohës të kthjellët, në mënyrë që rezultatet tuaja të bien në sy.

Akrepi

Kjo ditë nuk do të nisë aspak keq! Në dashuri, ata që janë në çift, duhet të rrinë sa më pranë partnerit/es, dhe do të shohin se lidhja e tyre do të forcohet më shumë. Bëni mirë që ti vini një gur sipër asaj që ka kaluar. Në sferën profesionale, para se të nisni projekte të reja, mendohuni mirë, në mënyrë që të mos rrezikoni.

Shigjetari

Nuk do të jetë një ditë shumë e favorshme, pasi prania e Mërkurit dhe Uranit, do të sjellë ngatërresa në raportet ndërpersonale, duke rezultuar mjaft negative. Në raportin në çift, këshillohet që të reflektoni dhe të bëni durim. Në këtë periudhë mund të shfaqen mundësi të mira për ata që janë vetëm, të cilët mund të bëjnë njohje të reja interesante. Në punë, nëse jeni nga ata që keni një aktivitet tuajin, parashikohen marrëveshje diskrete të cilat premtojnë shumë.

Bricjapi

Kjo është një ditë normale, madje optimiste. Vlerësoni më së miri, mundësitë që do ju ofrohen. Në dashuri, mund të keni luhatje, për shkak të ndikimit të Hënës dhe Plutonit. Në raportin në çift, mund të keni xhelozi dhe zhgënjime, në pjesën më të madhe pa bazë, por që gjithsesi do të shkaktojnë inat dhe mërzi. Në punë duhet të jeni të arsyetueshëm, mos e shpenzoni kohën tuaj me kolegë që nuk i kuptojnë dhe vlerësojnë sforcimet që bëjnë për t’iu ndihmuar.

Ujori

Një ditë ndër më të mirat për të lindurit e kësaj shenje, në sajë të ndikimit të Venusit dhe Diellit, ku do të favorizohet fusha e ndjenjave. Në sytë e partnerit/es, apo personit që doni të bini në sy, do të shkëlqeni. Sa i takon sferës profesionale, do tuhasni në disa vështirësi, për shkak të padurimit tuaj. Këshilla për ju është që ti kushtoni më shumë vëmendje, rreziqeve të mundshme, duke vlerësuar me inteligjencë çdo situatë.

Peshqit

Kjo fillim javë për të lindurit e kësaj shenje, nuk do të nisë shumë mirë, ndërsa me kalimin e orëve dhe kryesisht pasdite, situata do të përmirësohet. Sa i takon dashurisë, këshillohet që të veproni me ndërgjegje të plotë për çdo gjë. Bëni kujdes sidomos në pjesën e parë të ditës, të mos e tensiononi shumë partnerin. Në sferën profesionale, mundohuni të organizoheni më mirë, duke shfrytëzuar, gjithë ato gjëra ku e dini se mund të keni besim.

Të Lidhura

HOROSKOPI I DITËS, e diel 24 gusht 2025!
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS, e diel 24 gusht 2025!

24 Gusht, 2025
HOROSKOPI I DITËS, e shtunë 23 gusht 2025
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS, e shtunë 23 gusht 2025

23 Gusht, 2025
HOROSKOPI I DITËS, premte, 22 gusht 2025
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS, premte, 22 gusht 2025

22 Gusht, 2025
HOROSKOPI I DITËS, e enjte 21 gusht 2025
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS, e enjte 21 gusht 2025

21 Gusht, 2025
HOROSKOPI I DITËS, e mërkurë 20 gusht 2025!
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS, e mërkurë 20 gusht 2025!

20 Gusht, 2025
HOROSKOPI I DITËS, e martë 19 gusht 2025
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS, e martë 19 gusht 2025

19 Gusht, 2025

TË FUNDIT

Viti i ri shkollor me rregulla të forta: Ndalohen celularët, bullizmi në “shënjestër” 
Sociale

Viti i ri shkollor me rregulla të forta: Ndalohen celularët, bullizmi në “shënjestër” 

24 Gusht, 2025

HOROSKOPI I DITËS, e diel 24 gusht 2025!
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS, e diel 24 gusht 2025!

24 Gusht, 2025

Axhami: Komunizmi, me dhunë e vrasje, na dëmtoi degët por kurrë jo rrënjët…
Politikë

Axhami: Komunizmi, me dhunë e vrasje, na dëmtoi degët por kurrë jo rrënjët…

23 Gusht, 2025

Ylli Limani, sërish thirrje Florit Mumajesit: Kthehu në muzikë, të duam dhe na mungon!
Show Biz

Ylli Limani, sërish thirrje Florit Mumajesit: Kthehu në muzikë, të duam dhe na mungon!

23 Gusht, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com