InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Të ndryshme

Legjenda e dhimbshme e liqenit të Ohrit: Ja ç’ndodhi me djalin që u zhyt në ujë…

18 Nëntor, 2023
in Të ndryshme
A A
Legjenda e dhimbshme e liqenit të Ohrit: Ja ç’ndodhi me djalin që u zhyt në ujë…

Është një nga liqenet më të mëdha në Gadishullin Ballkanik, si dhe një nga më të hershmit në botë. Pjesa më e madhe e liqenit të Ohrit, i përket Maqedonisë së Veriut dhe pjesa tjetër, Shqipërisë.

Ohri, Struga dhe Pogradeci, janë tre qytetet, që rrethojnë e liqenin legjendar në mbrojtje nga UNESCO.

Pogradeci ka histori të lashtë, të kaluar të lavdishme me dëshmi të shumta artistike, kjo sipas historianëve. Gërmimet arkeologjike në kodrën mbi qytet kanë zbuluar vendbanimin ilir të shekullit V para Krishtit, që u përket fiseve të lashta desarëve dhe mbase enkelejdëve.

Gjatë shekujve në vazhdim njerëzit e fshatit zbritën poshtë në rrëzë të kodrës dhe krijuan qytetin e Pogradecit, përgjatë bregut të liqenit të Ohrit. Kjo trevë ka qenë e banuar nga fiset ilire mbi 2,000 vjet para Krishtit.

Në fund të shekullit V u formua shteti i fuqishëm ilir, me vendbanime e kështjella rrotull liqenit të lashtë të Ohrit, si: Enkelana, Lyhnidos, Pelion, Sation, Baos etj. Këto qendra kanë pasur ndikim të fuqishëm në luftrat ilire-maqedonase dhe ilire-romake.

Po këtu, kalonte rruga e famshme “Egnatia”, lidhëse e Romës me Kostandinopojën. Zbulimet arkeologjike nxorën në dritë mozaikun e veçantë të kohës së sundimit të perandorit romak, me origjinë ilire, Justiniani.

Sipas përllogaritjeve, liqeni mendohet të jetë formuar 2 deri më 5 milion vjet më parë, nga dukuritë natyrore. Këtë e vërtetojnë aktivitetet e shumta tektonike, si dhe ekzistenca e një mali prej 100 metrash, nën nivelin e liqenit.

Po a i dini legjendat e liqenit?

Sipas gojëdhënave, kur Zoti krijoi liqenin e Ohrit, tha: “Kam krijuar vendin më të bukur në botë, por njerëzit janë shumë mëkatarë për të jetuar në paqe, në brigjet e këtij liqeni. Pra, unë do të dërgoj një përbindësh. Askush nuk e dinte se çfarë përbindëshi ishte, por të gjithë i trembeshin dhe askush nuk kishte guximin të jetonte pranë liqenit.

Një ditë, një djalë i quajtur Strugë, shkoi drejt liqenit dhe u zhyt në ujë, për t’u përleshur me përbindëshin.

Ishte një luftë deri në vdekje.

Në fund, përbindëshi e fitoi betejën dhe e përpiu të riun.

Pas kësaj ngjarjeje, njerëzit e zonës vendosën të sfidojnë përbindëshin. Ata gjetën guximin për të ndërtuar një fshat në bregun e liqenit, duke e quajtur atë, në nder të heroit, Strugë.

Ndërsa historia thotë se, liqeni mbulon një qytet që i përket fisit Enkelejdas të Ilirisë. Mbetjet gjenden nën ujë, ndërsa qyteti ilir u fundos nga tërmeti, transmeton ‘konica.al’.

Pogradeci është banuar në periudhën e neolitit ku në Buqezë, përgjatë brigjeve të liqenit u ngritën vendbanime palafite. Më vonë, gjatë antikitetit kjo trevë banohej nga bashkësitë iliretë Dasaretëve, që popullonin Mokrën e sotme dhe Enkelejdët që jetonin përgjatë fushës së sotme të Buçimasit (Pogradecit). Qytetet e tyre Pelioni dhe Enkelana u shdërruan në shekujt IV-III pk, në qendra të rëndësishme urbane.

Me krijimin e shtetit ilir pas mesit të shekullin të V p.e.s., pushteti kaloi nga Taulantët tek Enkelejdët. Mbreti i parë ilir, ishte Sirra i Enkelejdëve. Nga martesa e vajzës së tij Euridikës, me Amintën e III të Maqedonisë, lindi mbreti i ardhshëm Filipi i II, i ati i Aleksandrit të Madh.

Më 167 p.e.s. treva e Pogradecit ra nën sundimin romak dhe nga ana administrative, do të bëjë pjesë në provincat e Maqedonisë dhe të Epirit të Ri.

Më pas, do të vijojë pushtimi bizantin, trashëgimi e të cilit është bazilika-rrënojë e Linit. Gjatë mesjetës së mesme në shekujt IX-XI, Pogradeci do të kalojë edhe një periudhë të pushtimit bullgar, nga edhe do të trashëgojë një sërë toponimesh sllave, bashkë me atë Pogra-Dec, që do të thotë: qyteti nën kështjellë. Edhe sot, qyteti ndodhet nën kështjellën antike dhe mesjetare.

Më pas, Pogradeci ishte pjesë e Principatës së Muzakajve dhe me rënien e saj, do t’i hapej rruga pushtimit të gjatë turk në krahinë dhe mbarë Shqipërinë.

Të Lidhura

“Nuk e dimë sa të forta jemi, derisa jeta na detyron të bëhemi të pathyeshme” – Denada Isa
Të ndryshme

“Nuk e dimë sa të forta jemi, derisa jeta na detyron të bëhemi të pathyeshme” – Denada Isa

14 Shtator, 2026
Poezi/ Adelina Pali: E kuqja
Të ndryshme

Poezi/ Adelina Pali: E kuqja

10 Shtator, 2026
Të ndryshme

Nga Valbona Lushi-Gavelli: Kur shteti harron më të pambrojturit

12 Gusht, 2026
“Fushë-Arrëzi nuk preket!”Ish-kryebashkiaku Alfred Qafa thirrje për revoltë qytetare kundër shkrirjes së bashkisë
Të ndryshme

“Fushë-Arrëzi nuk preket!”Ish-kryebashkiaku Alfred Qafa thirrje për revoltë qytetare kundër shkrirjes së bashkisë

6 Gusht, 2026
TALENTI NUK MJAFTON: “RRUGËTIMI I NJË ARTISTI TË RI SHQIPËTAR”
Të ndryshme

TALENTI NUK MJAFTON: “RRUGËTIMI I NJË ARTISTI TË RI SHQIPËTAR”

16 Qershor, 2026
Martin Henze:”Shqipëria nuk mund të hyjë në BE me autokratin Rama dhe me këtë qeveri”
Të ndryshme

Martin Henze:”Shqipëria nuk mund të hyjë në BE me autokratin Rama dhe me këtë qeveri”

6 Qershor, 2026

TË FUNDIT

“Nuk e dimë sa të forta jemi, derisa jeta na detyron të bëhemi të pathyeshme” – Denada Isa
Të ndryshme

“Nuk e dimë sa të forta jemi, derisa jeta na detyron të bëhemi të pathyeshme” – Denada Isa

14 Shtator, 2026

“Arsimi nuk është propagandë!” Axhami kërkon Reformë Kombëtare Arsimore
Aktualitet

“Arsimi nuk është propagandë!” Axhami kërkon Reformë Kombëtare Arsimore

13 Shtator, 2026

“Nga auditimi te përfitimi: konflikti i interesit pas formulës së pagave të magjistratëve”
Artikuj

“Nga auditimi te përfitimi: konflikti i interesit pas formulës së pagave të magjistratëve”

12 Shtator, 2026

Ditëlindja e Gjeniut/ Ndue Shyti, “Paganini” i çiftelisë që bëri Pukën të dëgjohej në skenat e botës
Artikuj

Ditëlindja e Gjeniut/ Ndue Shyti, “Paganini” i çiftelisë që bëri Pukën të dëgjohej në skenat e botës

10 Shtator, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com