=== console.log('header!'); // Easy to add and display post grid on your website with or without categoryies filter. Also work with Gutenberg shortcode block. === console.log('header!'); // Easy to add and display post grid on your website with or without categoryies filter. Also work with Gutenberg shortcode block. === console.log('header!'); // Easy to add and display post grid on your website with or without categoryies filter. Also work with Gutenberg shortcode block. === console.log('header!'); // Easy to add and display post grid on your website with or without categoryies filter. Also work with Gutenberg shortcode block. === console.log('header!'); // Easy to add and display post grid on your website with or without categoryies filter. Also work with Gutenberg shortcode block.
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Të ndryshme

LETRA E NJË NËNE SHQIPTARE PËR TË BIJËN: “JETA NUK MATET ME NUMRIN E PËLQIMEVE QË MERR NË INSTAGRAM, PUNO PËR TË ZHVILLUAR MENDJEN TËNDE”

7 Shtator, 2023
in Të ndryshme
A A
LETRA E NJË NËNE SHQIPTARE PËR TË BIJËN: “JETA NUK MATET ME NUMRIN E PËLQIMEVE QË MERR NË INSTAGRAM, PUNO PËR TË ZHVILLUAR MENDJEN TËNDE”

Nga Ina Dede

“Unë jam nëna e një vajze që shkon në klasë të 9 këtë këtë vit. Më kujtohet dita e parë e shkollës, kur për herë të parë më lëshoi dorën dhe kaloi ngadalë nëpër dyert e shkollës. Ktheu kokën për të më parë edhe një herë tjetër dhe pastaj më dërgoi një puthje me duar.

Zemra ime u ndal. Pastaj u zhduk në një turmë 6-vjeçarësh, nuk e ktheu më kokën pas. Dhe akoma nuk shikon prapa.

Më kujtohet dita e parë e shkollës dhe të gjitha ato që erdhën pas saj. Ishte një kohë e vështirë duke ditur se ti nuk do të ishe kurrë e njëjta.

Ti po e kalon këtë jetë plot miq, libra dhe aktivitete. Ti nuk pëlqen asnjë copë mësimi të zhvilluar keq. Nuk pëlqen të të vënë në lojë, nuk do të të përbuzin dhe nuk përbuz. Ka shumë gjëra që nuk të pëlqejnë në shkollë dhe përsëri mezi pret të shkosh në shkollë.

Ti i do mësuesit edhe kur ata nuk të duan, i vlerëson shokët edhe kur ata nuk kanë kohë për ty. Koha që kalon në shkollë është koha që sipas teje duhet jetuar ashtu siç ajo është.

Ti je pikërisht aty ku duhet të jesh në këtë moment. Nuk është gjithmonë e lehtë. Ke pasur shumë pengesa në rrugën tënde. Kemi përjetuar zemrat e thyera për shkak të tradhtisë së një miku ose pasojave të një vlerësimi të keq.

Ti ke mësuar se disa njerëz nuk janë gjithmonë të mirë, dhe ndonjëherë ai njeriu mund të jetë një i rritur që ne e besonim. Ti ke vendosur qëllime dhe ke arritur më shumë se sa prisje, dhe ndonjëherë rezultati i një pune të palodhur nuk është përputhur me shpresa të tua.

Por, çdo ditë ti zgjohesh me një buzëqeshje dhe me një puthje të shpejtë, lëshon dorën time dhe shtrihesh në këtë botë.

Me afrimin e diplomës së klasës së 9, unë shoh si shpirti yt rritet së bashku me numrin e këpucëve të tua. Jam e befasuar nga dija jote dhe sa e vendosur je në bindjet e tua. Më habit mirësia dhe zemra jote e mirë.

Kam parë modelin e gruas që po bëhesh, dhe ajo është e fuqishme, e bukur dhe e mirë. Si fytyra e zonjës që ti pozon në këtë foto.

Te vështrimi yt shoh si vitet kalojnë shpejt. Kush të tregoi si të përdorësh mendjen në formën tende më perfekte dhe kush të mësoi të fluturosh kaq lartë?

Të shikoj ty të sfiduar, më bën të ndihem e trishtuar sepse gjithçka që shoh është potenciali i mrekullueshëm.

E di, ke ambicie e dëshiron të jesh e para edhe aty ku nuk mundesh. Por, ky vit do të jetë muaj sfide me veten dhe e di që ke frikë nga dështimi. Përpiqu të përqendrohesh në fitore dhe ti e di që kur dështon, unë jam gjithmonë me ty, të mbështes çfarëdo që të ndodhë.

Jam krenare për ty edhe kur dështon. Vazhdo të kërkosh gjëra që nxitin shpirtin tënd, jo ato që të tjerët mendojnë se vlejnë për ty.

Ti na ke bërë prindër krenar sipas mënyrës tënde deri tani, dhe kjo është një nga cilësitë më të mira të tua. Mos sakrifiko më t’u tregosh të tjerëve se kush je, mos lufto më për të tërhequr vëmendjen e atyre që nuk e vlerësojnë veten tënde autentike.

Përdor mjete të duhura. Jeta nuk matet me numrin e pëlqimeve që merr në Instagram, Tik-tok, në numrat e peshës, ose edhe në notën tënde mesatare.

Dhe nuk ka asnjë “gjë” që mund të blihet me paratë që të mbushë një boshllëk në shpirtin tënd.

Mos harro kurrë që jeta është për impaktin që ke me të tjerët, prandaj puno për të zhvilluar mendjen tënde, rritur zemrën tënde, dhe të tjerat do të vijojnë me kohën.

Drejtohu me kujdes zemrave të mësuesve të tu, miqve të tu, prindërve të tu, dhe më së shumti, vetes tënde. Dashuria në çdo formë është një përvojë e bukur dhe delikate, dhe mos harro të trajtosh të tjerët ashtu si do të doje të trajtoheshe ti, pavarësisht nga situata.

Mbaj parasysh (nga mami) më e keqja nuk të ka ardhur ende. Kështu që të lutem, bëj disa orë gjumë më shumë. Tri vitet e ardhshme do të jenë të ngarkuara, kështu që sigurohu të gjesh kohë për të fjetur këtë vit.

Faleminderit që më lejon ende të të mbaj për dore, e vogla ime e ëmbël, dhe që ke qëndruar e duruar ndërsa unë shpesh humbja durimin nëpër korridoret e gjata të shkollës tënde.

Nuk mund të të dua më shumë bij, dhe as nuk dita të bëj më shumë sesa kaq për ty. Nëse s’ka qenë mjaftueshëm, më fal! Suksese! Jam me ty në çdo orë mësimi, provimi, suksesi e dështimi.”

Të Lidhura

“Nuk e dimë sa të forta jemi, derisa jeta na detyron të bëhemi të pathyeshme” – Denada Isa
Të ndryshme

“Nuk e dimë sa të forta jemi, derisa jeta na detyron të bëhemi të pathyeshme” – Denada Isa

14 Shtator, 2026
Poezi/ Adelina Pali: E kuqja
Të ndryshme

Poezi/ Adelina Pali: E kuqja

26 Shtator, 2026
Të ndryshme

Nga Valbona Lushi-Gavelli: Kur shteti harron më të pambrojturit

26 Shtator, 2026
“Fushë-Arrëzi nuk preket!”Ish-kryebashkiaku Alfred Qafa thirrje për revoltë qytetare kundër shkrirjes së bashkisë
Të ndryshme

“Fushë-Arrëzi nuk preket!”Ish-kryebashkiaku Alfred Qafa thirrje për revoltë qytetare kundër shkrirjes së bashkisë

26 Shtator, 2026
TALENTI NUK MJAFTON: “RRUGËTIMI I NJË ARTISTI TË RI SHQIPËTAR”
Të ndryshme

TALENTI NUK MJAFTON: “RRUGËTIMI I NJË ARTISTI TË RI SHQIPËTAR”

16 Qershor, 2026
Martin Henze:”Shqipëria nuk mund të hyjë në BE me autokratin Rama dhe me këtë qeveri”
Të ndryshme

Martin Henze:”Shqipëria nuk mund të hyjë në BE me autokratin Rama dhe me këtë qeveri”

6 Qershor, 2026

TË FUNDIT

VITI JUBILAR/ NGJITET NË DUKAGJIN TRUPORJA E ZOJËS MARI
Aktualitet

VITI JUBILAR/ NGJITET NË DUKAGJIN TRUPORJA E ZOJËS MARI

28 Shtator, 2026

PLL reagon pas mesazhit të Ramës: “Nuk mund të fshihet kriza e rëndë ku ndodhet shteti”
Aktualitet

PLL reagon pas mesazhit të Ramës: “Nuk mund të fshihet kriza e rëndë ku ndodhet shteti”

28 Shtator, 2026

Martin Henze: Kosova – Faji i agresorit nuk duhet t’u ngarkohet viktimave
Aktualitet

Martin Henze kërkon hetime deri te Rama: “Shqipërisë i duhet një fillim i ri politik”

27 Shtator, 2026

Martin Henze: Kosova – Faji i agresorit nuk duhet t’u ngarkohet viktimave
Artikuj

Martin Henze: Kosova – Faji i agresorit nuk duhet t’u ngarkohet viktimave

26 Shtator, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com