InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

“Benet Beci nis shkarkimet politike nga puna, për t’u kthyer “nderin” bandave që e bënë kryebashkiak”

10 Gusht, 2023
in Aktualitet, InfoPress, Lajme
A A
“Benet Beci nis shkarkimet politike nga puna, për t’u kthyer “nderin” bandave që e bënë kryebashkiak”

Me ardhjen në krye të Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci ka filluar shkarkimet e padrejta nga puna, për të gjithë punonjësit e administratës, vetëm për shkakun se nuk kanë votuar për të në zgjedhjet lokale të 14 Majit.

Një prej rasteve e ka denoncuar, deputetja e PD-së, Albana Vokshi dhe bëhet fjalë për Imelda Krajën, e cila është shkarkuar nga posti i Drejtorit të Shërbimeve Sociale, Strehimit dhe Shëndetit Publik. Sipas deputetes demokrate, shkarkimi i Imelda Krajës ka ardhur vetëm për asrye politike dhe se për një muaj rresht i është bërë presion që të jepte dorëheqjen.

“Të shkarkosh vajzën punëtore e të pëkushtuar Imelda Kraja, e çdo punonjës tjetër, vetëm pse s’kanë punuar për Benet Becin dhe PS në fushatën elektorale, pas premtimeve të bujshme për mosdiskriminim politik e mbrojtje të grave – është akt i pabesë e tradhëtar ndaj qytetarëve shkodranë, akt që tregon modelin e antivlerave që ka përvetësuar e ka vendosur t’i shërbejë e ta kultivojë.” – shkruan Albana Vokshi në postimin e saj në rrjetet sociale.

Deputetja e PD-së shkruan se Imelda Kraja, u emërua në krye të kësaj drejtorie në Mars të këtij viti, vetëm dy muaj para zgjedhjeve të 14 majit, e në këtë periudhë kaq të shkurtër, punoi me përkushtim për qytetarët e Shkodrës.

Sipas Vokshit, Benet Beci u ul në karriken e kryetarit të bashkisë pasi të paktën 5 banda kriminale u bënë bashkë si pjesë e shtabit të tij elektoral dhe se tani po nxiton, për t’u kthyer “nderin”.

Reagimi i plotë:

Modeli i Benet Becit në krye të Bashkisë Shkodër – modeli përçudnimit të vlerave të qytetarisë Shkodrane.

Shantazhimi i grave punonjëse e drejtuese në Bashkinë Shkodër, për të dhënë dorëheqjen, vetëm pse ato i kujtojnë atë që ai s’mund të jetë dot – është një akt burracak!!

Shkarkimi i grave drejtuese të Bashkisë Shkodër vetëm pse, ndryshe nga Beneti, dinë të qëndrojnë besnike të një force politike, e që nuk shiten e blihen – është akt i pamoralshëm!

Të shkarkosh vajzën punëtore e të pëkushtuar Imelda Kraja, e cdo punonjës tjetër, vetëm pse s’kanë punuar për Benet Becin dhe PS në fushatën elektorale, pas premtimeve të bujshme për mosdiskriminim politik e mbrojtje të grave – është akt i pabesë e tradhëtar ndaj qytetarëve shkodranë, akt që tregon modelin e antivlerave që ka përvetësuar e ka vendosur t’i shërbejë e ta kultivojë.

Akoma më keq, kur akte të tilla janë tërësisht në shkelje të ligjit, me kosto të lartë shoqërore por dhe financiare, dëshmojnë qartë, që nuk Benet Beci nuk është njeri i lirë, që dikush tjetër drejton Bashkinë Shkodër. Dëshmon që ja kanë vënë lakun në fyt e po ja shtrëngojnë dalëngadalë, ata që e ulën në karriken e kryebashkiakut të Shkodrës.

Të gjithë qytetarët e Shkodrës e kanë të qartë që:

1. Shkarkimi i Imelda Krajës, nga posti i Drejtorit të Shërbimeve Sociale, Strehimit dhe Shëndetit Publik është thjesht e vetëm për arësye politike.
2. Shkarkimi i Imelda Krajës, ka ardhur pas presioneve të përditshem për të dhënë dorëheqjen, për një muaj rresht, presione të cilat Imelda i refuzoi me përbuzje.
3. Shkarkimi i Imeldës është bërë në shkelje të legjislacionit aktual, në shkelje të Kodit të Punës, pa provuar asnjë shkelje.

Imelda Kraja, u emërua në krye të kësaj drejtorie në Mars të këtij viti, pra, vetëm dy muaj para zgjedhjeve të 14 majit. E në këtë periudhë kaq të shkurtër, punoi me përkushtim për qytetarët e Shkodrës.

Fasada e Benet Becit, “cunit qytetar nga Shkodra” ra menjëherë, që ditën e parë. Ky akt antiligjor, diskriminues, i pamoralshëm, është modeli i vërtetë që Benet Beci ka sjellë në Bashkinë Shkodër. Modeli “Benet Beci”, është miniatura e modelit të qeverisjes së Edi Ramës! Mos kini iluzione!

Ai që pranon të bëhet shërbëtor i Kryeministrit më të korruptuar, ai që pranon të vijë në pushtet nga bandat më kriminale, nuk do të jetë kurrë në shërbim të qytetarëve, por në shërbim të bandës qeveritare.

Benet Beci, u ul në karriken e kryetarit të bashkisë pasi të paktën 5 banda kriminale u bënë bashkë (për herë të parë) si pjesë e shtabit të tij elektoral, pasi dhjetëra miliona Euro u përdorën për të blerë vota. Në Shkodër, qytëtarët votuan të shantazhuar, intimuduar, kontrolluar, dhunuar e kërcënuar nga patronazhistët e partisë në pushtet dhe bandat kriminale.

Ndaj edhe Beneti, po nxiton, për t’u kthyer “nderin” atyre që e ulën në karriken e Kryetarit të Bashkisë.

SPAK reagoi me urdhërat për arrest dhe arrestimet e 25 qershorit dhe 27 korrikut, por shumë vonë!!!

Arrestimet e strukturës më të rrezikshme kriminale me lidhje të forta në të gjitha pushtetet, pjesë e shtabit elektoral të Benet Becit, u kryen vetëm pas përfundimit të fushatës zgjedhore, duke mos e parandaluar krimin elektoral në Shkodër.

Përgjimet e SPAK, që kanë nisur që në janar të këtij viti, dokumentojnë masakrën elektorale në Shkodër dhe në gjithë Shqipërinë. SPAK e ka detyrim ndaj cdo qytetari shqiptar të zbardhë krimin elektoral e të cojë para drejtësisë jo vetëm zbatuesit por edhe hartuesit dhe urdhëruesit e këtij krimi.

Shkodra meriton një kryebashkiak të lirë ne mendime e vendime, që i shërben ditë e natë interesave të qytetarëve shkodranë e jo krimit në pushtet!

Të Lidhura

“Arsimi nuk është propagandë!” Axhami kërkon Reformë Kombëtare Arsimore
Aktualitet

“Arsimi nuk është propagandë!” Axhami kërkon Reformë Kombëtare Arsimore

13 Shtator, 2026
Shpëtim Axhami: Interesi i Kosovës është më i madh se emri i një presidenti
Aktualitet

98-vjetori i Mbretërisë, Axhami: “Monarkia, alternativë serioze politike edhe sot”

1 Shtator, 2026
“E drejta nuk është nder” – Axhami reagon pas qytetarit që priti 5 orë për të takuar Ramën
Aktualitet

Axhami: Kjo qeverisje ka rënë, Shqipëria ka nevojë për një kthesë politike

28 Gusht, 2026
“E drejta nuk është nder” – Axhami reagon pas qytetarit që priti 5 orë për të takuar Ramën
Aktualitet

“E drejta nuk është nder” – Axhami reagon pas qytetarit që priti 5 orë për të takuar Ramën

24 Gusht, 2026
Beralb në krah të Bashkisë Pukë: Mbështetje konkrete dhe mjete në vijën e zjarrit
Aktualitet

Beralb në krah të Bashkisë Pukë: Mbështetje konkrete dhe mjete në vijën e zjarrit

24 Gusht, 2026
Eva Vatoci ngre alarmin për Valbonën: “Çmimet e larta dhe shërbimi po dëmtojnë turizmin malor”
Aktualitet

Eva Vatoci ngre alarmin për Valbonën: “Çmimet e larta dhe shërbimi po dëmtojnë turizmin malor”

23 Gusht, 2026

TË FUNDIT

“Arsimi nuk është propagandë!” Axhami kërkon Reformë Kombëtare Arsimore
Aktualitet

“Arsimi nuk është propagandë!” Axhami kërkon Reformë Kombëtare Arsimore

13 Shtator, 2026

“Nga auditimi te përfitimi: konflikti i interesit pas formulës së pagave të magjistratëve”
Artikuj

“Nga auditimi te përfitimi: konflikti i interesit pas formulës së pagave të magjistratëve”

12 Shtator, 2026

Ditëlindja e Gjeniut/ Ndue Shyti, “Paganini” i çiftelisë që bëri Pukën të dëgjohej në skenat e botës
Artikuj

Ditëlindja e Gjeniut/ Ndue Shyti, “Paganini” i çiftelisë që bëri Pukën të dëgjohej në skenat e botës

10 Shtator, 2026

Poezi/ Adelina Pali: E kuqja
Të ndryshme

Poezi/ Adelina Pali: E kuqja

10 Shtator, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com