InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Amaneti që la Nënë Tereza për shqiptarët pesë muaj para se të vdiste

6 Gusht, 2023
in InfoPress, Kulturë, Të ndryshme
A A
Amaneti që la Nënë Tereza për shqiptarët pesë muaj para se të vdiste

Në mars 1997, pesë muaj para se të vdiste, Nënë Tereza i la imzot Paolo Hnilika, i cili për 34 vjet qe miku dhe bashkëpunëtori i saj, një mesazh. Ja intervista me imzot Hnilika dhe mesazhi i Nënë Terezës:

Pyetje: Cila është karakteristika e veçantë që dallon Nënë Terezën nga personalitetet e tjerë të Kishës katolike që kanë vepruar në këtë shekull?

Përgjigja: “Zgjedhja e “fushës” së veprimtarisë së saj, jo për të varfërit, po më të varfërit e të varfërve”. Domethënë të atyre lloj njerëzish që nuk janë asgjë, që jetojnë jashtë çdo kufiri njerëzor, që janë braktisur edhe nga kisha, që nuk janë të regjistruar, që s’kanë të drejta. Një ushtri të mjerësh po që janë qenie njerëzore, bij të Zotit, vëllezërit tanë. Jezusi u kryqëzua edhe për ata. Ky ishte besimi i Nënë Terezës dhe me veprimtarinë e saj ka tërhequr vëmendjen e njerëzve, e mbi të gjitha të drejtuesve të Kishës, mbi këtë realitet të tmerrshëm, krejtësisht të lënë në harresë.

Pyetja: Në jetët e gjithë shenjtëve ka pasur mrekullira, çudira, vizione?

Përgjigja: “Mrekullitë, çuditë, vizionet nuk janë karakteristikë e vetë shenjtorëve. Janë “dhunti” që Zoti iu jep, iu fal shenjtëve si shenjë dashurie, mbështetjeje. Shenjti jeton i zhytur, i përthithur, në dashurinë për Zotin, dhe Zoti ia shpërblen. Sa më e madhe dashuria, më të shumta janë dhuntitë. Padyshim edhe në jetën e Nënë Terezës ka pasur ndodhi të tilla. Mrekullitë ishin të përditshme. Mbi të gjitha ndërhyrja e Providencës për të mbajtur në këmbë Misionin e saj, i cili s’kishte as më të voglën mbështetje materiale. Megjithatë njihen vizionet e saj qiellore. Shpesh ajo thoshte: “Jezusi më ka thënë”.

Pyetja: Ç’kuptim ka kjo e thënë?

Përgjigje: Për mendimin tim s’ka kuptim tjetër veç atij që thuhet ad literam.

Pyetja: Ju keni qënë shumë pranë Nënë Terezës, keni udhëtuar me të nëpër botë. Ka ndonjë aspekt të jetës së saj për të cilën nuk flitet kurrë?

Përgjigja: Dashuria shumë e madhe që ajo kishte për familjen dhe atdheun e saj. Asnjë nuk flet për familjen e Nënë Terezës; të thuash sikur të ketë qenë gjithmonë murgeshë. Përkundrazi, Nënë Tereza ishte shumë e lidhur me familjen. Familje e jashtëzakonshme, e bashkuar, kristiane, që u martirizua nga ngjarje dramatike.

Babai i saj, Nikolla, vdiq në rrethana misterioze, kur ajo ishte 9 vjeç. Ka shumë mundësi ta kenë vrarë për arsye politike. Familja banonte në Shkup, qytet me banorë  të kombësive të ndryshme, që gjatë historisë kaloi nën Turqinë, Jugosllavinë, po që një pjesë e madhe është popullsi shqiptare.

Babai i Nënë Terezës ishte në krye të shqiptarëve që donin pavarësinë nga Jugosllavia dhe u vra për këto ide të tij. E ëma, Drane, ishte një besimtare e madhe dhe me mirësi e dhembshuri të jashtëzakonshme kristiane.

Çdo ditë, kur fëmijët ishin akoma të vegjël, i çonte në shtëpitë e të varfërve që t’i mësonte të donin e të ndihmonin ata që ishin më të pafat. E mbetur e ve në moshë të re, iu dedikua tërësisht edukimit të fëmijëve.

Nënë Tereza u largua nga familja më 1928. Pas Luftës Botërore në Shqipëri u vendos regjimi komunist i diktatorit Enver Hoxha, një nga xhelatët më mizor të shekullit, e që atëhere Nënë Tereza nuk mundi të hyjë më në atdhe. Vëllai i saj Lazri, inxhinier, mundi të largohet nga vendi e jetoi në Itali; por e ëma dhe e motra Age mbetën të burgosura nën regjimin e egër komunist. Ato nuk i pa më.

Ç’nuk bëri për t’i ndihmuar që të dilnin jashtë atij ferri. Kur u bë e njohur në botë, iu drejtua disa figurave politike me prestigj ndërkombëtar që ta ndihmonin të takonte nënën dhe motrën, po nuk ia doli mbanë. Të dy gratë vdiqën, ndoshta nga vuajtjet, sigurisht në varfëri, në fillim të viteve shtatëdhjetë.
Nënë Tereza e donte shumë atdheun e saj. Kudo, gjithmonë me krenari, thoshte që ishte shqiptare. Menjëherë pas rrëzimit të regjimit komunist të Tiranës, u kthye në atdhe për të dhënë dhe ajo ndihmesën e saj.

Hapi shtëpitë bamirëse për më të varfërit e të varfërve shqiptarë. Në mars të 1997, pesë muaj para se të vdiste, donte t’iu dërgonte një mesazh shqiptarëve, që ishin duke kaluar momente të tjera të vështira.

Kishte lexuar në gazeta që shumë shqiptarë ishin të egërsuar, të çorientuar se kishin humbur fitimet e tyre të pakta, lekun e fundit, duke i investuar në firmat piramidale, të cilat papritmas kishin falimentuar.

Në Shqipëri ishin kthyer ditët e urrejtjes, të frikës, të zemërimit. Ajo vuante. Shkroi një mesazh dhe ma besoi mua për t’ia u dërguar autoriteteve kompetente. Nuk besoj të jetë bërë i njohur aq më shumë në nivelin e masave. Prandaj ky mesazh i Nënë Terezës për popullin shqiptar është i pabotuar.

*******

Imzot Hnilika na dorëzon një letër me kokë “Missionarie della Carità” ku Nënë Tereza me makinë shkrimi kishte shkruar mesazhin  e saj për popullin shqiptar. Në fund firma-autograf, zbulon një shkrim pak të dridhur që të lë të kuptosh që Nëna po shkonte drejt fundit. Ja teksti:

“Shumë i dashur populli im i Shqipërisë! Lajmet për rrëmujat që kanë ndodhur në Vendin tonë të mrekullueshëm më kanë shkaktuar dhimbje të madhe. Dini sa e dua unë Shqipërinë. E kam vizituar shpesh e kam dërguar murgeshat e mia për të përcjellë dhimbshuri, dashuri e kujdesje për të varfërit.

Tani, me dhimbje të madhe në zemrën time, mësoj që shumë jetë njerëzore kanë shkuar humbur e shumë të tjerë janë plagosur nga dhuna. Kuptoj vuajtjet e atyre që kanë humbur paratë e tyre, po ju lutem mos i shkaktoni edhe më shumë dhimbje njeri – tjetrit. Kujtoni që Zoti ka krijuar secilin nga ne për gjëra më të mëdha: të duash dhe të të duan. Ky është kuptimi i jetës, të cilin asnjë vuajtje s’mund të na i fshijë nga mendja. Ai burrë, ajo grua, ai fëmijë është vëllai im, motra ime.

Dhe duhet ta dua siç do Zoti secilin nga ne. Që të duam njëri-tjetrin duhet të lutemi shumë, sepse lutja na i bën zemrën të pastër e një zemër e pastër mund të shohë Zotin tek çdo njeri. Nëse tani nuk kemi paqe do të thotë se kemi harruar si të shohim Zotin tek të tjerët. Në qoftë se çdo kush do të shihte Zotin tek çdo njeri, mendoni se do të kishim nevojën  e armëve dhe të bombave?

Jam duke u lutur shumë për gjithë popullin tim të dashur të Shqipërisë, derisa secili të mësojë të dojë deri në vuajtje e kështu do t’i sjellë paqe Atdheut e çdo zemre. Të lutemi. Zoti ju bekoftë! Nënë Tereza.”

Pasi ma dorëzoi këtë mesazh, thotë imzot Hnilika, disa herë më pyeti nëse ia kisha dorëzuar autoriteteve shqiptare. Kishte shumë dëshirë që populli i saj ta merrte këtë mesazh. Siç ju thashë nuk besoj të jetë bërë i njohur. Prandaj është ende aktual./Përgatiti: Iskra Thoma

Të Lidhura

Jeni gati për plazh? Rriten temperaturat, parashikimi i MOTIT për ditën e sotme
Të ndryshme

Jeni gati për plazh? Rriten temperaturat, parashikimi i MOTIT për ditën e sotme

12 Korrik, 2025
Suplementi letrar/ Poezi nga Xhemi Hajredini: Një fytyrë e tepërt
Kulturë

Suplementi letrar/ Poezi nga Xhemi Hajredini: Një fytyrë e tepërt

25 Qershor, 2025
U çel ekspozita vjetore e grupit “MURI” në Galerinë “Edward Lear” në Berat
Kulturë

U çel ekspozita vjetore e grupit “MURI” në Galerinë “Edward Lear” në Berat

25 Qershor, 2025
Agron Polovina – A Life Dedicated to Art, Heritage, and the New Generation
Kulturë

Agron Polovina – A Life Dedicated to Art, Heritage, and the New Generation

25 Qershor, 2025
EKSKLUZIVE/ Agron Polovina – Një jetë në shërbim të artit, trashëgimisë dhe brezit të ri (INTERVISTA)
Kulturë

EKSKLUZIVE/ Agron Polovina – Një jetë në shërbim të artit, trashëgimisë dhe brezit të ri (INTERVISTA)

25 Qershor, 2025
Ne mund të jemi brezi i fundit që shohim të fluturojnë xixëllonjat
Të ndryshme

Ne mund të jemi brezi i fundit që shohim të fluturojnë xixëllonjat

12 Qershor, 2025

TË FUNDIT

Farsa e shkarkimeve të Ramës për të mbuluar farsën zgjedhore të 11 majit 2025
Opinione

Farsa e shkarkimeve të Ramës për të mbuluar farsën zgjedhore të 11 majit 2025

12 Korrik, 2025

Emërime të reja në Polici, për herë të parë një grua shefe komisariati në Kuçovë
Aktualitet

Emërime të reja në Polici, për herë të parë një grua shefe komisariati në Kuçovë

12 Korrik, 2025

Çfare ndodhi mes Naimit dhe Liridonës? Avokati tregon versionin tronditës!
Aktualitet

Çfare ndodhi mes Naimit dhe Liridonës? Avokati tregon versionin tronditës!

12 Korrik, 2025

Jeni gati për plazh? Rriten temperaturat, parashikimi i MOTIT për ditën e sotme
Të ndryshme

Jeni gati për plazh? Rriten temperaturat, parashikimi i MOTIT për ditën e sotme

12 Korrik, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com