InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Lifestyle

Çfarë duhet të bëjmë për të rritur metabolizmin?

3 Gusht, 2023
in Lifestyle, Të ndryshme
A A
Çfarë duhet të bëjmë për të rritur metabolizmin?

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Çfarë duhet të bëjmë për të rritur metabolizmin?

Mjeku: Nxitja e metabolizmit është kyçe për këdo që dëshiron të humbas disa kile. Disa njerëz trashëgojnë një metabolizëm të shpejtë. Meshkujt djegin më shumë kalori se femrat edhe gjatë kohës që janë duke pushuar dhe për shumë njerëz metabolizmi fillon dhe ngadalësohet pas moshës 40 vjeçare. Megjithëse nuk mund të kontrolloni moshën, gjininë apo gjenetikën janë disa mënyra që mund t’i përdorni për të përmirësuar metabolizmin. Më poshtë do të gjeni 10 prej tyre.

Ndërtoni muskuj

Trupi juaj djeg vazhdimisht kalori edhe kur nuk jeni duke bërë aktivitet. Ritmi metabolik i qetësisë është më i shpejtë në personat me më shumë muskuj. Çdo kilogram muskul përdor 12 kalori në ditë për të mirëmbajtur veten ndërsa çdo kilogram yndyrë djeg vetëm 4 kalori në ditë. Ky ndryshim i vogël mund të mund të kthehet në të rëndësishëm me kohën. Pas një seance stërvitore muskujt në të gjithë trupin aktivizohen duke rritur kështu normën mesatare ditore të metabolizmit.

Bëni më shumë aktivitetit fizik

Aerobia mund të mos formojë muskuj të mëdhenj por mund të rrisë aktivitetin e metabolizmit disa orë pas stërvitjes. Sforocjeni pak veten, ushtrimet me intensitet të lartë sjellin një rritje më të madhe dhe më të gjatë sesa ushtrimet me intensitet të ulët ose të moderuar. Për të parë rezultate provoni të bëni ushtrime më intensive në palestër.

Pini shumë ujë

Trupi ka nevojë për ujë për të përpunuar kaloritë. Nëse jeni sadopak të dehidratuar, metabolizmi juaj punon më ngadalë. Në një studim, një grup njerëzish që pinë 8 ose më shumë gota uji në ditë, dogjën më shumë kalori sesa një grup i dytë që pinë vetëm 4 gota në ditë. Për të qëndruar të hidratuar pini nga një gotë uji para dhe pas çdo vakti. Është gjithashtu e rëndësishme të hani fruta të freskëta pasi ato përmbajnë ujë, në vend që të hani biskota apo patatina.

A duhet të provoni pije energjike?

Disa përbërës të caktuar të pijeve energjike mund t`i japin një nxitje metabolizmit tuaj. Pijet energjike përmbajnë nivel të lartë kafeine, të cilat rritin sasinë e energjisë që shpenzon trupi ynë. Zakonisht ato përmbajnë taurine një aminoacid i cili përshpejton djegien e yndyrës. Nga ana tjetër përdorimi i pijeve energjike mund të shkaktojë tension të lartë, ankth e probleme me gjumin. Akademia Amerikane e Pediatrisë nuk i rekomandon pijet energjike për fëmijët dhe adoleshentët.

Të hash shpesh dhe nga pak

Tingëllon e çuditshme por të ngrënit e më shumë vakteve në fakt ndihmon në rënien në peshë. Kur ju hani vakte të rënda e në sasi të mëdha pak herë gjatë ditës, metabolizmi bëhet më i ngadaltë në përpunimin e ushqimit dhe tretjen e tij. Në të kundërt, të ngrënit e një sasie të vogël ushqimi çdo 3-4 orë e bën metabolizmit tuaj më të aftë dhe më të shpejtë në përpunimin e kalorive të marra. Një numër i konsiderueshëm studimesh kanë treguar se njerëzit që hanë diçka midis vakteve, hanë më pak në vaktet kryesore.

Shtoni erëza në vaktet tuaja

Ushqimet me erëza pikante kanë përbërës natyral që mund të rrisin metabolizmin. Shtimi i specit pikant në gatimet tuaja mund të rrisë normën metabolike. Efekti mund të jetë i përkohshëm por nëse hani shpesh ushqime pikante përfitimet mund të shtohen. Për një nxitje të shpejtë të metabolizmit shtoni erëza pikante në pjatat tuaja.

Hani ushqime të pasura me proteina

Trupi juaj djeg më shumë kalori duke tretur proteina sesa kur konsumoni yndyrna ose karbohidrate. Si pjesë e një diete të balancuar zëvendësimi i karbohidrateve me ushqime të pasura me proteina rrit metabolizmit gjatë vaktit. Burime ushqimore të pasura me proteinë përfshijnë mishin e viçit pa dhjamë, gjelin e detit, peshkun, mishin e bardhë të pulës, arrat, fasulet, vezët dhe produktet e bulmetit me pak yndyrë.

Pini kafe

Nëse ju pëlqen kafeja, pa dyshim që i shijoni dhe përfitimet e saj, siç është energjia që ju jep dhe përqëndrimi. Një tjetër përfitim që vjen nga pirja e kafes është një rritje afatshkurtër e ritmit metabolik. Kafeina mund t’ju bëjë të ndiheni më pak të lodhur dhe të jeni më produktiv gjatë kohës kur jeni duke u ushtruar.

Pini çaj jeshil

Pirja e çajit jeshil ofron përfitime të kombinuara të kafeinës dhe katekinave, substanca që të rrisin metabolizmin për disa orë. Studimet tregojnë se pirja e 2 deri 4 filxhanë çaji mund të nxisë trupin në djegien e 17% më shumë kalorive gjatë ushtrimeve me intensitet të moderuar për një kohë të shkurtër.

Shmangni dietat e forta.

Dietat e forta janë ato që përfshijnë konsumimin e më pak se 1200 kalorive (për femrat) dhe 1800 kalorive (për meshkujt). Ato janë të dëmshme për këdo që shpreson të shpejtojë metabolizmin. Megjithëse këto dieta ju ndihmojnë të bini disa kile kjo ndodh duke i mohuar vetes ushqyerjen e mirë. Plus, kjo gjë jep efekt të kundërt duke qenë se mund të humbisni peshë muskulore, gjë që rezulton në ngadalësim të metabolizmit. Në përfundim rezulton që trupi djeg më pak kalori dhe merrni kile më shpejt sesa para dietës.

Të Lidhura

“1 Prilli, Dita  e Gënjeshtave”/ Si ka filluar dhe ç’duhet të dini
Të ndryshme

“1 Prilli, Dita e Gënjeshtave”/ Si ka filluar dhe ç’duhet të dini

1 Prill, 2026
Jurgen Gjoni, një zë i ri që sjell emocion dhe shpresë në poezi
Të ndryshme

Jurgen Gjoni, një zë i ri që sjell emocion dhe shpresë në poezi

31 Mars, 2026
Kushte atmosferike të paqëndrueshme, parashikimi i motit për këtë të martë
Të ndryshme

Kushte atmosferike të paqëndrueshme, parashikimi i motit për këtë të martë

31 Mars, 2026
Çfarë ndodh në tru kur mendon shumë për dikë?
Të ndryshme

Çfarë ndodh në tru kur mendon shumë për dikë?

26 Mars, 2026
Gjirokastër, pranvera ka mbërritur/ Rikthimi i lejlekëve, simbol i natyrës që nuk harron rrugën
Të ndryshme

Gjirokastër, pranvera ka mbërritur/ Rikthimi i lejlekëve, simbol i natyrës që nuk harron rrugën

20 Mars, 2026
Pse është e rëndësishme të mbani gjithmonë një buqetë me lule natyrale në shtëpi
Lifestyle

Pse është e rëndësishme të mbani gjithmonë një buqetë me lule natyrale në shtëpi

16 Mars, 2026

TË FUNDIT

I shpallur në kërkim për abuzim me të miturin, 17-vjeçari arrestohet në PKK Kakavijë
Aktualitet

I shpallur në kërkim për abuzim me të miturin, 17-vjeçari arrestohet në PKK Kakavijë

4 Prill, 2026

U shpall e preferuara e publikut/ Fermerët për Moza Ahmetin: Ka thyer rregullat
Show Biz

U shpall e preferuara e publikut/ Fermerët për Moza Ahmetin: Ka thyer rregullat

4 Prill, 2026

HOROSKOPI I DITËS, e shtunë 4 prill 2026
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS, e shtunë 4 prill 2026

4 Prill, 2026

Kryetari i New Yorkut, Zohran Mamdani shijon ushqimin me kuzhinierin dhe reperin shqiptar Action Bronson
Bota

Kryetari i New Yorkut, Zohran Mamdani shijon ushqimin me kuzhinierin dhe reperin shqiptar Action Bronson

3 Prill, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com