Menjëherë pas marrjes së detyrës Lulzim Basha ka nisur punën në krye të Partisë Demokratike.
Ai është takuar ditën e sotme me drejtues politikë të Qarkut të Durrësit, ku thekson se në fokus është riorganizimi i partisë.
“Me drejtuesit politikë të Qarkut të Durrësit nisëm punën për riorganizimin e Partisë Demokratike. Modernizimi, hapja, përfshirja e sa më shumë të rinjve dhe të rejave, e intelektualëve dhe specialistëve të ndershëm, janë prioriteti ynë për t’u dhënë shqiptarëve një alternativë që reflekton ambiciet e tyre për një ndryshim të vërtetë,” shkruan Basha.
Lulzim Basha e nisi rikthimin në PD tepër ngadalë, zëre se në heshtje. Pas një mungese më shumë se 1 vjeçare, kryetari i sapozgjedhur i Partisë Demokratike zyrtare u shfaq më 24 maj, në një takim me të rinjtë në Tiranë.
Ndërsa, të dielën u rizgjodh për herë të tretë në krye të partisë, në një proces shumë të kontestuar nga shumica e deputetëve të PD-së, duke e futur forcën më të madhe opozitare në vend në një paqartësi trë madhe. Basha mori 16196 vota, ndërsa kandidati tjetër Gjergj Hani mori 1657 vota.











