InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

“Votoni masivisht të dielën, merrni Tiranën në duart tuaja”, Belind Këlliçi në takim me votuesit për herë të parë 

12 Maj, 2023
in Aktualitet, InfoPress, Lajme, Politikë
A A
“Votoni masivisht të dielën, merrni Tiranën në duart tuaja”, Belind Këlliçi në takim me votuesit për herë të parë 

Kandidati i Opozitës për bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi zhvilloi takimet e fundit elektorale, me gjimnazistë të cilët votojnë për herë të parë. Belind Këlliçi u tha të rinjve se bashkia e Tiranës prishi dhe të vetmen Qendër Rinore në qytet, për t’i hapur rrugë kullave të betonit.

“Problem shumë i madh qëndron tek terrenet sportive, një problem i jashtëzakonshëm është fakti që ne nuk kemi hapësira rinore në këtë qytet. Unë nuk e di a keni informacion por a e dini, a ka qendër rinore Tirana apo jo? A mund të ngrejë dorën dikush? Keni informacion? Pra përgjigja e kësaj pyetje është se një qendër ekzistonte, qëndër rinore që është tek rruga e Kavajës, por kryebashkiaku aktual e ka mbyllur prej 4 muajsh, për ti hapur rrugë ndërtimit të një kulle të madhe betoni 30 kate, ngjitur me një kullë tjetër që ka bërë 7 kate pa lejë në qëndër të Tiranës, tek sheshi Skëndërbej. Pra dhe një qëndër të vetme rinore që kishte Tirana e mbyllën”.

Sipas Belind Këlliçit, një problem që ka sot Tirana është mungesa e çerdheve, kopshteve dhe shkollave. Në mungesë të tyre, shumë familje në Tiranë detyrohen të çojnë fëmijët në intitucione arsimore private, duke sjellë kosto financiare për ta.

“E dini ju që bashkia e Tiranës ka sot që flasim vetëm 39 çerdhe dhe 46 kopshte që janë të mjaftueshme për vetëm 12 mijë fëmijë. Ndërkohë që 38.500 fëmijë të vegjël në Tiranë nuk kanë ku të shkojnë, nuk e kanë mundësinë. Dhe kjo është diçka që duhet ta mendoni mirë. Kjo prek çdo familje, sepse familjet detyrohen t’i çojnë fëmiët e tyre në privat. Detyrohen që të paguajnë 120 mijë deri në 150 mijë lekë në muaj ekstra. Dhe ndërkohë premtimi që unë kam dhënë që e përmendi dhe Besarti pak më parë është që, brenda dy viteve të para të mandatit unë do të destionoj të gjithë taksën që vjen për strehimin social 3% për të ndërtuar çerdhe dhe kopshte në çdo njësi të Tiranës. E nëse do të kemi vetëm një fëmijë të vogël që do të mbetet jashtë sistemit dhe familja nuk do ketë ku ta rregjistrojë, ne do t’i japim një kupon 100 mijë lekë në muaj për të bërë të mundur që ta rregjistrojnë në privat”-tha Belind Këlliçi.

Për këtë arsye, pas 14 majit fokusi i punës së Belind Këlliçit si kryetar i bashkisë së Tiranës, do të jetë ulja e kostove të jetesës për qytetarët e Tiranës. Ai solli para gjimnazistëve shembullin e transportit publik falas, që do t`u kursejë para familjeve në kryeqytet.

“E kuptoni çfarë kosto është për një familje, zakonisht familjet në këto zona janë në kushte shumë të vështira ekonomike. Ndaj kur ne jemi ulur me ekipin, me Besartin me të gjithë ekspertët që kemi, me ekonomistë me juristë, kemi menduar ça është një masë që ne mund të marrim që ne të ndihmojmë gjithë qytetarët, studentët, të rinjtë, pensionistët, familjet në nevojë në qytet, me sa më pak lekë. Dhe na rezultoi që 200 mijë qytetarë e përdorin transportin publik, autobuzin e përdorin në ditë në Tiranë. I keni parë radhët e gjata të studentëve për të marrë abone? Do ti venë në kornizë ato abone pas 14 majit se nuk do tu duhen më. Do t’i kenë kujtime të hidhura nga Erion Veliaj. Pse? Sepse pas 14 majit autobuzi do të jetë pa pagesë. Të gjitha kategoritë duke bërë të mundur edhe një gjë tjetër. Duke bërë të mundur që të ulim kostot e jetesës për të gjithë të rinjtë, duke i kursyer familjeve të të gjithë atyre personave që përdorin autobusin minimalisht 52 mijë lekë në muaj, që nuk janë pak se 52 këtu, 100 atje, 100 te karburanti që do ju them diçka tjetër, edhe bëhet një rrogë e mirë, çdo muaj. Dhe duke bërë të mundur që ju të lëvizni lirshëm në të gjithë Tiranën”-tha Belind Këlliçi.

Jo vetëm transport publik falas, por edhe më pak trafik në kryeqytet. Kjo e fundit do të arrihet nëpërmjet ndërtimit të nënkalimit te “Sheshi Skënderbej”. Belind Këlliçi u shpreh gjithashtu se ulja e trafikut do të reduktojë ndotjen e ajrit në Tiranë.

“Premtimin tjetër timin e keni dëgjuar? Atë nënkalimin te sheshi “Skëndërbej?” Ju duket që bëhet? Ju duket interesant? A e dini që ajo liron 60 % të trafikut në Tiranë? E shfryn komplet trafikun. Se trafikun e keni të gjithë problem besoj. Ajrin e ndotur nuk e di a i keni parë lajmet por në lajme ka dalë këto ditë nga një institut shumë i njohur italian. Eshtë bërë një vlerësim i grimcave të dëmshme në ajrin që ne thithim çdo ditë dhe na ka dalë që ne kemi ekspozim 4 herë më të lartë ndaj benzenit, që kryesisht shkakton sëmundje kancerogjene.  Eshtë një problem shumë i madh ky, duhet ta kuptoni. Dhe ka dy arsye se përse shkaktohet kjo ndotje në Tiranë. E para është trafiku i rënduar për shkak të emetimit të gazrave të dëmshëm dhe e dyta është ndërtimi, betoni, çka mbyt qytetin. Kështu që për të lehtësuar trafikun ne do të ndërmarrim atë masë që kemi bërë këtu tek sheshi Skëndërbej për ta bërë sa më të lehtë trafikun e sa më të aksesueshëm të gjithë qendrën”-u shpreh Këlliçi

Pas takimit me votuesit për herë të parë, të cilëve u kërkoi mbështetjen për zgjedhjet e 14 majit, Belind Këlliçi zhvilloi takimin e fundit elektoral me banorët e njësisë 7 në Tiranë. Para banorëve, Këlliçi premtoi trajtoi problemin e pronës, duke u shprehur se sot në Tiranë edhe familjet që kanë dokumenta janë të frikësuara për banesat për shkak të projektit të qeverisë dhe bashkisë Tiranë për auditimin e pallateve mbi 50 vjeçare. “Në zonën tuaj prioritet kryesor do të jetë padiskutim çështja e pronës, trajtimi i pronës. Tani ju keni një gjë, tju them diçka, Ky ka kapur rekordin e zi në të cilin edhe banorët autoktonë të Tiranës, edhe vendalinjtë e vjetër që janë me dokumenta të rregullta në pallate mbi 50 vjeçare, në tokat e tyre, në shtëpiat e tyre, me çertifikatë pronësie, me hioptekë me të gjitha. Sot janë të pasigurtë. Pse? Se i ka vënë syrin për ti shembur. Ky nuk pyet më, nuk është çështje legalizimi kjo është çështje babëzie. Ky dhe njerëzit që kanë letrat dokumentat, ky edhe po i qit prej shtëpie. E patë te Myslym Keta”-tha Këlliçi.

Para banorëve të Njësisë nr.7, Belind Këlliçi përsëriti dhe njëherë pesë prioritet e programit të tij për Tiranën ndërsa pati dhe një apel për të gjithë qytetarët. “5 prioritetet  emia i kam thënë, autobuzi, të dojë mos dojë Erion Veliaj, të dojë mos dojë Edi Rama, unë nga dheu do ti nxjerr lekët, autobuzi pas 14 majit do të jetë pa pagesë në qytet edhe në fshat. Këtë ja u garantoj 100%. Nga dheu do dalin lekët. Padiskutim nënkalimi te sheshi Sk ëndërbej do bëhet, do lirojmë trafikun, çerdhe e kopështe e shkolla do ndërtojmë me 3 % e strehimit social. Padiskutim do ulim taksat për biznesin e vogël dhe përgjysmim të tarifave. Do të bëjmë oazet e gjelbërta 200m2 nëpër lagje për të bërë këndet e pushimit. Do ti bëjmë të gjitha këto punë, por për ti bërë të gjitha këto punë ka rëndësi një gjë. Dita e diel. Ju lutem flisni me miqtë tuaj, të afërm, fëmijët e juaj, motra, vllezër, kushërinj, të gjihtë. Të harxhojnë gjysëm ore nga jeta e tyre për të shpëtuar të paktën 4 vitet e ardhshme.Te dalin të votojnë masivisht ditën e diel. Të votojnë me ndërgjegje të pastër”-tha Këlliçi.

Para banorëve, Belind Këlliçi premtoi transparencë ndërsa u shpreh e ai vetë nuk është produkt i oligarkëve apo qarqeve financiare, por produkt i mbështetjes qytetare.

“Unë nuk jam produkt i oligarkëve, nuk jam produkt i qarqeve financiare, nuk jam produkt i organizatave jo qeveritare, qofshin të majta apo të djathta, qofshin të huaja apo shqiptare, unë jam produkt bio i një pune të palodhur, i mbështetjes së qytetarëve të Tiranës dhe opozitarëve që janë pjesë e partisë demokratike dhe opozitarëve në tërësi. Kjo më jep lirinë që më datë 15, mbasi të fitojmë, gjëja e parë që unë do bëj shembull në Bashkinë e Tiranës këdo që ka prekur taksat e qytetarëve dhe ka futur dorën në xhepin e qytetarëve. Unë jam i djathtë dhe s ii djathtë unë besoj fort që lekët është më mirë kur janë në xhepin e qytetarëve sesa kur janë në xhepin e politikanëvë, në xhepin e shtetit”-tha Belind Këlliçi, duke shtuar gjithashtu:

“Ma jepni mundësinë të bëj transparencë. 1 për inceneratorin e Tiranës. Unë nuk e le atë punë të harrohet. 2, për Ardit Gjoklajn nuk e le të harrohet. 3, për lejet e ndërtimit, se ka një arsye pse ngrehen kulla, pallat 7 katsh ,mbi një kullë 26 kate. Ka një arsye, është korrupsioni aty. 4, mbi tenderat që jepen në fondin limit 99.9 % në kokë. 5, mbi aferat korruptive të Bashkisë Tiranë, që është kthyer bashkia në një kantier, në një kompani ndërtimi private, me punonjësit e bashkisë, me mjetet e bashkisë e ndërkohë po tenderon fiktivisht punë publike. është e gjitha  një evasion fiskal, pastrim parash dhe vjedhje e taksave tona. Dhe padiskutim 6 për lidhjet okulte të Bashkisë Tiranë me Ndraghetën italiane”-theksoi Këlliçi.

Në përfundim, Belind Këlliçi u bëri thirrje qytetarëve të votojnë numrin 5 te fleta e votimit.

Të Lidhura

Gjyli: Kandidatët për deputetë duhet të kalojnë filtrin moral dhe etik para se t’i propozohen qytetarëve
Aktualitet

Gjyli: Kandidatët për deputetë duhet të kalojnë filtrin moral dhe etik para se t’i propozohen qytetarëve

7 Prill, 2026
Përdorimi i gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut një e drejtë e garantuar!
Aktualitet

Përdorimi i gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut një e drejtë e garantuar!

6 Prill, 2026
Shpërthim në Memaliaj, autorët zhduken pasi djegin makinën
Aktualitet

Shpërthim në Memaliaj, autorët zhduken pasi djegin makinën

6 Prill, 2026
Kushte atmosferike të qëndrueshme, parashikimi i motit për këtë të hënë
Aktualitet

Kushte atmosferike të qëndrueshme, parashikimi i motit për këtë të hënë

6 Prill, 2026
5 Prill 1939, datëlindja e Leka Zogut/ Axhami: Mbret në mërgim, Sovran në histori
Aktualitet

5 Prill 1939, datëlindja e Leka Zogut/ Axhami: I lindur për të udhëhequr, i përjetshëm në kujtesën kombëtare

5 Prill, 2026
I shpallur në kërkim për abuzim me të miturin, 17-vjeçari arrestohet në PKK Kakavijë
Aktualitet

I shpallur në kërkim për abuzim me të miturin, 17-vjeçari arrestohet në PKK Kakavijë

4 Prill, 2026

TË FUNDIT

Mos e qëroni më mollën! Pjesa që po hidhni çdo ditë është…
Të ndryshme

Mos e qëroni më mollën! Pjesa që po hidhni çdo ditë është…

8 Prill, 2026

Horoskopi për ditën e mërkurë, 8 prill 2026
Horoskopi

Horoskopi për ditën e mërkurë, 8 prill 2026

8 Prill, 2026

Gjyli: Kandidatët për deputetë duhet të kalojnë filtrin moral dhe etik para se t’i propozohen qytetarëve
Aktualitet

Gjyli: Kandidatët për deputetë duhet të kalojnë filtrin moral dhe etik para se t’i propozohen qytetarëve

7 Prill, 2026

Historia e ndarjes së Mimoza Ahmetit, kush ishte ish-bashkëshorti i saj?
Show Biz

Historia e ndarjes së Mimoza Ahmetit, kush ishte ish-bashkëshorti i saj?

7 Prill, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com