InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

“Po përpiqen të na trembin”, Garo denoncon me emra: Këta janë personat që lëvizin të armatosur dhe bllokojnë përfaqësuesit e opozitës të bëjnë fushatë

9 Maj, 2023
in Aktualitet, InfoPress, Lajme, Politikë
A A
“Po përpiqen të na trembin”, Garo denoncon me emra: Këta janë personat që lëvizin të armatosur dhe bllokojnë përfaqësuesit e opozitës të bëjnë fushatë

Zëdhënësja e ”Rithemelimit” Floriana Garo ka bërë një denoncim duke thënë se qeveria po përdor policinë për të frikusar opozitën.

Në një deklaratë për media ajo u shpreh se Policia bashkiake në Tiranë është dërguar për të mbylluar zyrat e degëve të Partisë Demokratike dhe koalicionit “ BashkëFitojmë”, konkretisht në zyrat e degës 2 dhe 5.

Po ashtu ajo ka zbuluar disa emra që sipas saj qarkullojnë të armatosur dhe bllokojnë mbështetës të opozitës të bëjnë fushatë.

“Banditë të tjerë i gjeni edhe në Cërrik. Tek një zyrtar i shtetit, shefi i Komisariatit qe përdhos cdo ditë uniformën, duke u shndërruar në shoqërues të kandidatit PS. Bedri Hasani, pa mandat, dhe në shkelje të ligjit bën kontrolle nëper lokale e shtepi të mbështetësve të opozitës.

Jo larg Cërrkiut, në Lushnjë, Policia Bashkiake ka shkuar në mënyrë demonstrative para selisë së PD me qëllim për të hequr banderolën elektorale”, tha ajo ndër të tjera.

Deklaratë për media e Floriana Garo:

Përpjekja për të frikësuar opozitën e vërtetë, duke përdorur Policinë, që thotë se është e shtetit, po i përket pushtetit, apo cdo mashë tjetër të qeverisë nuk na tremb, por na bën me dije se qeveria është e trembura, që nga dëshpërimi i humbjes kërkon shpëtim tek aktet e rrugacërisë.

Në Tiranë, Policia Bashkiake është dërguar për të mbyllur zyrat e degëve të Partisë Demokratike dhe koalicionit BashkëFitojmë. Banditë me uniformë, në shkelje të çdo kodi etik dhe elektoral kanë shkuar në zyrat e degëve 2 dhe 5, me urdhërin e mbylljes në dorë.

Përpjekja për t’i mbyllur opozitës cdo shteg komunikimi me zgjedhësit, pasi i grabitën vulën dhe i caktuan drejtuesin e koalicionit kundër vullnetit të anëtarëve, i bën të duken të vegjël dhe në panik nga vala popullore që u është kthyer kundra.

Banditë të tjerë i gjeni edhe në Cërrik. Tek një zyrtar i shtetit, shefi i Komisariatit qe përdhos cdo ditë uniformën, duke u shndërruar në shoqërues të kandidatit PS. Bedri Hasani, pa mandat, dhe në shkelje të ligjit bën kontrolle nëper lokale e shtepi të mbështetësve të opozitës.

Jo larg Cërrkiut, në Lushnjë, Policia Bashkiake ka shkuar në mënyrë demonstrative para selisë së PD me qëllim për të hequr banderolën elektorale.

Meqë vjen Rama nesër dhe meqë nuk e duron dot banderolën me sloganin e BashkëFitojmë, cubat e tij në Lushnjë duan që Rames të mos ja zërë sytë asgjë e pahijshme.

Faktin se e bëjnë për Ramën e ka dëshmuar vetë një prej policëve që u ka thënë përfaqësuesve të opozitës: hiqeni sot dhe mund ta vini sërish nesër.

Më alarmante gjendja është në Pukë, ku taborret e Gjon Gjonajt, në Polici dhe administrate, kanë filluar një fushatë të hapur kërcënimesh me qëllim trembjen e opozitarëve.

Zyrtare të Komisariatit te Policise Puke, dhe persona me precedentë kriminalë, qe kane mbeshtetjen e policisë, u bejnë presione nga me te ndryshmet qytetareve per te votuar Gjon Gjonin.

1-Fiqiri Dani, shefi i komisariatit Policise Puke, thërret ne zyre qytetaret dhe vartesit e tij duke u bere presion mos te dalin të votojnë ne te kundert do kenë pasoja.

2-Imer Rexha, punonjes i policise së Rendit, shperndan para per blerje votash ne Puke.

3-Ndue Jaku punonjes i policise Rrugore, shperndan para per blerje votash ne Gjegjan.

4-Sokol Frroku, shoferi i kryetarit të bashkise Puke, i sapodalë nga burgu me precedent penal lëviz i armatosur në qytet.

5-Besmir Selmani, me precedentë penal, i sapodalë nga burgu, lëviz i armatosur

6-Ed Ndoja, kontigjent policie, lëviz i armatosur
6-Zef Luka, me precedentë penal, i denuar, leviz ne zonen e Gjegjanit i armatosur

7-Lek Luka me precedentë penal, i denuar, leviz ne Gjegjan i armatosur

8-Ndue Luka, kryeplak i fshatit Gjegjan, me precedent kriminal, leviz ne Gjegjan i armatosur.

9-Gjin Gega, pergjegjes i OSHEE-se Fushe-Arrez, kërcënon njerëz

10- Lul Mema, admistrator i Njësisë Rrape, shpërndan para për blerje votash

Keta persona, ne bashkepunim, levizin te armatosur me makina pa targa ne te gjitha akset e rrugeve te bashkise Puke, bllokojne rruget dhe ndalojne qytetare dhe perfaqesues te opozites, duke mos i lenë te bejne fushatë.

Kush kundershton dhunohet fizikisht ose shoqerohet ne polici.

Policia është vënë në dijeni, por nuk merr asnje mase ndaj tyre, madje bashkepunon me ta.

Grupi i Gjegjanit ka në përdorim 12 radio policie dhe komunikojne për levizjet dhe ndjekjet qe i bejne çdo personi dhe perfaqesuesi te opozites kur hyn ne zonën e tyre.

Koalicioni Bashkë Fitojmë i bën thirrje Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, që të tërheqë menjëhere policët e kthyer në banditë, nga Lushnja në Cërrik e deri në Pukë e më tej.

Përdhosja e uniformës është një akt i turpshëm për të gjithë trupën e policisë dhe profesionistët e saj.

I bëjmë thirrje Prokurorisë të nisë hetimet për këto shkelje flagrante të lirisë së shprehjes dhe dhunën që ushtrohet mbi këtë premisë.

I kërkojmë OSBE-ODHIR që ti marrë shënim të gjitha këto abuzime dhe t’i konsiderojë për raportin final të zgjedhjeve të 14 majit.

Të Lidhura

Temperatura deri në 40 gradë, njihuni me parashikimin e motit për sot
Aktualitet

Kthjellime e vranësira kalimtare, si parashikohet MOTI për ditën e sotme

9 Prill, 2026
Një dedikim nga zemra/ Eduart Ndocaj prek ndjekësit me mesazhin për vëllain
Aktualitet

Një dedikim nga zemra/ Eduart Ndocaj prek ndjekësit me mesazhin për vëllain

8 Prill, 2026
Gjyli: Kandidatët për deputetë duhet të kalojnë filtrin moral dhe etik para se t’i propozohen qytetarëve
Aktualitet

Gjyli: Kandidatët për deputetë duhet të kalojnë filtrin moral dhe etik para se t’i propozohen qytetarëve

7 Prill, 2026
Përdorimi i gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut një e drejtë e garantuar!
Aktualitet

Përdorimi i gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut një e drejtë e garantuar!

6 Prill, 2026
Shpërthim në Memaliaj, autorët zhduken pasi djegin makinën
Aktualitet

Shpërthim në Memaliaj, autorët zhduken pasi djegin makinën

6 Prill, 2026
Kushte atmosferike të qëndrueshme, parashikimi i motit për këtë të hënë
Aktualitet

Kushte atmosferike të qëndrueshme, parashikimi i motit për këtë të hënë

6 Prill, 2026

TË FUNDIT

Reuters: Të dhënat satelitore tregojnë se Toka po bëhet gjithnjë e më e ndritshme natën
Të ndryshme

Reuters: Të dhënat satelitore tregojnë se Toka po bëhet gjithnjë e më e ndritshme natën

10 Prill, 2026

Horoskopi për ditën e sotme, 10 prill 2026
Horoskopi

Horoskopi për ditën e sotme, 10 prill 2026

10 Prill, 2026

Temperatura deri në 40 gradë, njihuni me parashikimin e motit për sot
Aktualitet

Kthjellime e vranësira kalimtare, si parashikohet MOTI për ditën e sotme

9 Prill, 2026

Soni Malaj habit publikun: Jetoj ende me ish-bashkëshortin në të njëjtën shtëpi
Show Biz

Soni Malaj habit publikun: Jetoj ende me ish-bashkëshortin në të njëjtën shtëpi

9 Prill, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com