InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Belind Këlliçi me “Shoqatën Tirana”: Ndryshimi do të sjellë trajtim të barabartë për gjithë komunitetet, jo lënie pas dore

8 Maj, 2023
in Aktualitet, InfoPress, Politikë
A A
Belind Këlliçi me “Shoqatën Tirana”: Ndryshimi do të sjellë trajtim të barabartë për gjithë komunitetet, jo lënie pas dore

Kandidati i Opozitës për kryebashkiak, Belind Këlliçi mori pjesë në një aktivitet të organizuar nga shoqata “Tirana”, ku u nderuan me titullin “Fisnikëria e Tiranës”, disa personalitete të shquara, që i përkasin kryesisht komuniteve jo autoktone në kryeqytet. Gjatë fjalës hapëse të aktivitetit, kreu i shoqatës “Tirana”, njëherazi kandidat i në Këshillin Bashkiak, Arben Tafaj, vuri theksin te mbrojtja e vlerave të përbashkëta si shqiptarë, pavarësisht trevës nga kanë ardhur.

“Proceset politike duhet të na bashkojnë dhe jo të na ndajnë. Duhet të na bashkojnë drejt perspektivës tonë të përbashkët. Sot është koha të kthejmë sytë nga ato që na përbashkojnë të gjithëve. Në historinë tonë të përbashkët, në vlerat tona të çmuara dhe në besimin e moralin tonë. Angazhimi ynë në mbrojte të këtyre vlerave është sprova jonë e përbashkët. Është sfida të cilës duhet t`ia dalim dhe mbi të cilën duhet të ndërtojmë të ardhmen tonë të ardhmen e Shqipërisë”- tha Tafaj.

Në fjalën e tij, Belind Këlliçi, u shpreh se gjatë katër mujave fushatë ka konstatuar me keqardhje se grupime komunitetesh janë lënë pa investime nga bashkia e Tiranës, duke i ndarë ata shpesh për shkak të dallimeve krahinore apo partiake.

“Në këtë garë për drejtimin e bashkisë Tiranë, gjykoj se jemi përballë një momenti ku ka nevojë Tirana për të hapur një kapitull të ri të marrdhënies së politikanëve me qytetarët. politikanët, në gjykimin tim, kanë nevojë të jenë njerëz mbi të gjitha, para se me qenë politikan. Dhe një njeri i mirë sigurisht do vinte para interesit personal, interesin e komunitetit, interesin e qytetit pa asnjë dallim, as fetar dhe as komunitar. Çfarë do të thotë kjo? Në këto katër muaj që unë jam në fushatë, jam në terren çdo ditë, kam një ngarkesë emocionale të jashtëzakonshme për shkak se shoh komunitete të tëra: kuksianë, dibranë, tropojanë, verior, shkodranë, lezhianë, apo vlonjatë, fierakë, skraparli, gramshiotë, po komuniteti tiranas sa të duash, që janë të lënë në harresë. Dhe shpesh herë lihen në harresë për shkak të dallimeve krahinore apo dhe partiake”,-tha Këlliçi.

Ai shtoi, se pas 14 majit, këto dallime do të marrin fund, ndërsa u shpreh se do t’u shërbejë të gjithë qytetarëve njësoj.
“Por një gjë ju premtoj, pas 14 majit me Belind Këlliçin kryetar bashkie, Tirana do të njohë sërish dimensionin e njeriut që merr drejtimin e punëve të qytetit. Kemi shumë nevojë që të rikthejmë marrdhënien mes komuniteve por mbi të gjitha mes qytetarit dhe politikanit. A e dini ju se sot në 2023 në pjesën dërrmuese të zonave ku unë shkoj, të njësive në qytet dhe fshat të Tiranës, se fshati është i lënë në harresë, dy nga çështjet kryesore që qytetarët më kërkojnë janë: Rruga dhe uji dhe jemi në 2023-shin. Dhe e dini se çfarë më thonë shpesh herë? Edhe kur unë i them që jam në opozitë, unë jam kandidat, unë nuk e kam mundësinë t’ua zgjidh këtë problem, më thonë: Faleminderit shumë o djalë se të paktën na dëgjove. Sepse ajo çka ndodh është se janë tërësisht të lënë në harresë. Dhe kjo vjen për shkak të arrogancës që ka pushteti aktual dhe për shkak të mospërfilljes ndaj qytetarit”-tha Belind Këlliçi.

Belind Këlliçi i dorëzoi titullin “Fisnikëria Tiranase”, intelektualit Tofik Jegeni, i cili ka qenë një ndër promotorët kryesor të ndërtimit të rrugës së “Arbërit”, dhe mbrojtjes së vlerave krahinore të Dibrës. “Kam kënaqësinë dhe privilegjin, që t`i dorëzojë titullin “Fisnikëria Tiranase”, z.Tofik Isa Jegeni me motivacion: Si mbështetës i idesë dhe përfaqësues i grupit të punës për ndërtimin e “Rrugës së Arbërit”.
Si studiues dhe lobues për ndalimin dhe mos devijimin e lumit Radika, për kontribut të veçantë në forcimin e marrdhënieve ndërkomunitare dhe përfaqësues i shquar i komunitetit Dibran në Tiranë, sot në 5 maj 2023 kryetari i shoqatës “Tirana”, Arben Tafaj”.

Në këtë aktivitet, u nderuan me titullin “Fisnikëria Tiranase” intelektualët: Gëzim Tushi, Zenel Rizvanolli, Afërdita Onuzi, Tarif Llagami dhe Tofik Jegeni. Në fjalën e tyre përshëndetëse, këto personalitete të shquar vlerësuan mikrpitjen e Tiranasave për komunitetet e tjera shqiptare.

Gjatë takimit, personalitete dhe figura të shquara kombëtare në Tiranë, bënë thirrje që në 14 maj të mbështetet Belind Këlliçi, i cili gjithashtu është një pinjoll i një familje të nderuar të Tiranës, që në këto zgjedhje kërkon të fitojë drejtimin e bashkisë për t’u shërbyer të gjithë qytetarëve njësoj.

Të Lidhura

Fermerët s’do marrin më naftë pa taksa, Rama: Ka pasur abuzime
Aktualitet

Fermerët s’do marrin më naftë pa taksa, Rama: Ka pasur abuzime

11 Prill, 2026
Artemis II kthehet në Tokë pas misionit historik përreth Hënës, momenti kur 4 astronautët ulen me parashutë në oqean
Aktualitet

Artemis II kthehet në Tokë pas misionit historik përreth Hënës, momenti kur 4 astronautët ulen me parashutë në oqean

11 Prill, 2026
Temperatura deri në 40 gradë, njihuni me parashikimin e motit për sot
Aktualitet

Kthjellime e vranësira kalimtare, si parashikohet MOTI për ditën e sotme

9 Prill, 2026
Një dedikim nga zemra/ Eduart Ndocaj prek ndjekësit me mesazhin për vëllain
Aktualitet

Një dedikim nga zemra/ Eduart Ndocaj prek ndjekësit me mesazhin për vëllain

8 Prill, 2026
Gjyli: Kandidatët për deputetë duhet të kalojnë filtrin moral dhe etik para se t’i propozohen qytetarëve
Aktualitet

Gjyli: Kandidatët për deputetë duhet të kalojnë filtrin moral dhe etik para se t’i propozohen qytetarëve

7 Prill, 2026
Përdorimi i gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut një e drejtë e garantuar!
Aktualitet

Përdorimi i gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut një e drejtë e garantuar!

6 Prill, 2026

TË FUNDIT

Neada Muçaj dhe Enxhi Nasufi në qendër të vëmendjes, zbulohet e vërteta pas konfliktit
Show Biz

Neada Muçaj dhe Enxhi Nasufi në qendër të vëmendjes, zbulohet e vërteta pas konfliktit

11 Prill, 2026

Fermerët s’do marrin më naftë pa taksa, Rama: Ka pasur abuzime
Aktualitet

Fermerët s’do marrin më naftë pa taksa, Rama: Ka pasur abuzime

11 Prill, 2026

Misioni Artemis II përfundon me sukses, kapsula Orion zbret në oqean
Bota

Misioni Artemis II përfundon me sukses, kapsula Orion zbret në oqean

11 Prill, 2026

Artemis II kthehet në Tokë pas misionit historik përreth Hënës, momenti kur 4 astronautët ulen me parashutë në oqean
Aktualitet

Artemis II kthehet në Tokë pas misionit historik përreth Hënës, momenti kur 4 astronautët ulen me parashutë në oqean

11 Prill, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com