InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Opinione

Skender Doçi: 3 Maji, dita e dishepujve të së drejtës!

3 Maj, 2023
in Opinione
A A
“Mos rri duke trokitur dyerve, se të behet ves!”/ 100 thënie nga Skender Doçi

Dita e tretë e muajit Maj është sot e përgjithmonë “Dita e Njerëzve të Drejtë”, në Shqipëri, Kosovë e për secilin shqiptar kudo që ndodhet .
E drejta dhe drejtësia janë dy nocione, perceptime që kanë lindur me njeriun janë zhvilluar dhe mishëruar në mënyrën e të jetuarit të njeriut si qenie, por ajo që është më e rëndësishme janë konstrukti bazik mbi të cilin ndërtohet një shoqëri dhe marrëdhëniet ndërvepruese të individëve përbërës të një shoqërie të gjithëpranuar dhe të denjë për secilin qytetar të saj.

Kur flasim për Drejtësi, gjithmonë kemi parasysh një, disa ose shumë njerëz të cilët sipas periudhave kohore në të shkuarën, falë sjelljes, veprimeve, perceptimeve dhe angazhimeve të tyre kanë fituar besimin e masës tjetër të njerëzve me definicionin  “Njerëz të Drejtë”, më vonë këta individ janë bërë edhe njerëz të pranuar për gjykimin e mosmarrëveshjeve midis dy njerëzve apo dy palëve në konflikt.
Sigurisht këtu shfaqej edhe domosdoshmëria e tipareve si arsyetimi, neutraliteti në arsyetim, dhe verdikti i tyre tërësisht i paanshëm në gjykim.

Me kohën sjellja dhe veprimtaria njerëzore janë vendosur në binarët e disa rregullave ose normave që në një evolucion të mëvonshëm shoqëror kanë ardhur deri tek ligjet.
A e bëjnë ligjet një individ apo një shoqëri të drejtë në aspektin substancial? -Absolutisht që jo, sado të drejta që janë, aq më tepër ligjet kanë karakter diktues, detyrues, dhe penalizues, sigurisht nuk është qëllimi këtu për të lënë jashtë edhe frymën, moralin apo aspektin edukativ të secilit ligj mbi të cilët rregullohet funksionimi i një shoqërie.
Drejtësinë dhe të drejtën e mbartin e konstatojnë e konsolidojnë dhe e çojnë përpara vetëm njerëzit e drejtë, të cilët e kanë vlerë apo dhunti shpirtërore nga Zoti, familja, shto këtu edhe shkollimin ose rrethanat e jetës, inteligjencën e shëndoshë ku të gjitha së bashku formojnë njeriun e drejtë, por gjithmonë në themel të tij qëndrojnë vlerat shpirtërore që ai mbart në mënyrë të vazhdueshme.

Kujtoj këtu një pjesë biblike mbi konceptin e së drejtës.
– Kur vdes njeriu thonë se Krishti fillimisht i peshon mëkatet dhe andej nga anon “kandari”  i përcakton edhe vendin, po anoj nga mëkati e çon në ferr, po anoj nga të mirat e çon në parajsë.
Aq e madhe është dëshira e Krishtit për t’i çuar të gjithë në parajsë sa i shton mëngën e këmishës secilit nga shpirtërat andej për nga e mira.
Kjo njihet në konceptin biblik të së drejtës, si “Drejtësia e Krishtit” e cila e lejon edhe këtë “hile” të vogël që shpreh përpjekjen dhe dëshirën e Krishtit për ta kaluar shpirtin e njeriut (pas vdekjes) në anën e parajsës.
Po të ndalemi tek “kurba’’ se si ka ardhur pesha që zënë njerëzit e drejtë në strukturën e shoqërisë sipas natyrës së organizimit dhe kohës është histori e gjatë.
Ajo që dëshiroj të theksoj, nuk është se njerëzit e drejtë kanë ardhur në pakësim, por njerëzit që nuk udhëhiqen aspak në veprimtarinë e tyre nga koncepti i së drejtës janë bërë më të sofistifikuar, më të pushtetshëm, më të fuqishëm në ekonomi, në media, në politikë, dhe në shumë sektorë të jetës tonë, dhe si rezultat njerëzit me sens drejtësinë njerëzore gjenden nën një presion të shumanshëm.

Njerëzit e drejtë janë idealista, janë qëndrestarë, shpirt-mëdhenj dhe shpirt-plotë kudo që janë, dhe koha i vendos si llamba drite në strukturën e shoqërisë ku edhe “errësira” është gjithmonë prezente.

3-Maji, “Dita e Njerëzve të Drejtë” është një shtysë, një sensibilizim dhe një mbështetje publike për secilin njeri të drejtë, që punon dhe jeton në trevat shqiptare dhe më gjerë pavarësisht punës, kulturës, gjinisë, fesë, etnisë, pasurisë, pozitës shoqërore, vendbanimit, moshës apo shkollimit.
Njerëz të drejtë ka gjithandej, dhe jam i sigurtë se dita e tretë e Majit është dita e shumë dishepujve të së drejtës, të cilët mbartin dritë, shpresë, lumturi, qëndresë dhe vlera njerëzore në të gjitha kohërat për veten , familjen dhe shoqërinë.

____________
S. Doçi
03/05/2023

Të Lidhura

Pukë dhe Fushë-Arrëz: Ose bashkojmë zërin, ose humbasim të dyja!
Opinione

Pukë dhe Fushë-Arrëz: Ose bashkojmë zërin, ose humbasim të dyja!

17 Gusht, 2026
Mos e fshini Fushë-Arrëzin nga harta: shpopullimi nuk është arsye për ta shkrirë, por detyrim për ta zhvilluar
Opinione

Mos e fshini Fushë-Arrëzin nga harta: shpopullimi nuk është arsye për ta shkrirë, por detyrim për ta zhvilluar

6 Gusht, 2026
Milaim Nela me akuza të forta: “Vetëm Legaliteti ka reaguar kundër Konsullatës Serbe në Shkodër”
Opinione

Milaim Nela me akuza të forta: “Vetëm Legaliteti ka reaguar kundër Konsullatës Serbe në Shkodër”

4 Gusht, 2026
Geraldo Rexhvelaj, mjeku i së ardhmes: Student i shkëlqyer, aktivist, studiues dhe poet që po frymëzon një brez të ri
Opinione

Geraldo Rexhvelaj, mjeku i së ardhmes: Student i shkëlqyer, aktivist, studiues dhe poet që po frymëzon një brez të ri

18 Korrik, 2026
Një zë i ri në letërsinë shqiptare
Opinione

Një zë i ri në letërsinë shqiptare

17 Korrik, 2026
Në themelet e Shqipërisë së re duhet bërë një kurban
Opinione

Në themelet e Shqipërisë së re duhet bërë një kurban

16 Qershor, 2026

TË FUNDIT

Ditëlindja e Gjeniut/ Ndue Shyti, “Paganini” i çiftelisë që bëri Pukën të dëgjohej në skenat e botës
Artikuj

Ditëlindja e Gjeniut/ Ndue Shyti, “Paganini” i çiftelisë që bëri Pukën të dëgjohej në skenat e botës

10 Shtator, 2026

Poezi/ Adelina Pali: E kuqja
Të ndryshme

Poezi/ Adelina Pali: E kuqja

10 Shtator, 2026

Shpëtim Axhami: Interesi i Kosovës është më i madh se emri i një presidenti
Aktualitet

98-vjetori i Mbretërisë, Axhami: “Monarkia, alternativë serioze politike edhe sot”

1 Shtator, 2026

“E drejta nuk është nder” – Axhami reagon pas qytetarit që priti 5 orë për të takuar Ramën
Aktualitet

Axhami: Kjo qeverisje ka rënë, Shqipëria ka nevojë për një kthesë politike

28 Gusht, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com