Në Itali, tashmë aplikohet një forme e re e të vjedhurit! Një bandë hajdutësh (mendohet rumune), po u shpërndajnë falas mbajtëse çelësash shoferëve që ndalojnë në pika karburantesh ose në parkingje.
Policia bën me dije, se këto mbajtëse çelësash kanë brenda tyre nje mikroçip me anë të të cilit kjo bandë ndjek lëvizjet e personave që i marrin këto mbajtëse çelësash. Ata i ndjekin shoferët dhe zbulojne vendbanimet e tyre, që më pas të kryejne vjedhje.
Policia kërkon që askush të mos i pranojë të tilla dhurata, si dhe të lajmerojnë edhe miqtë dhe afërm të mos bien pre e “dhuratave” të tilla. Në të kundërt do ta pësojnë keq.