Nëse unë si fëmij i luftës qenkam tradhtare,atëherë të gjithë fëmijët e luftës në Kosovë janë tradhëtarë. E dyta aq shumë keni ba për shtetin që e shndërruat në Mahallë, saqë gjenerata ime dhe fëmijët që lindën pas lufte i latë pa Ardhmëri,i mbyllet mijëra shtëpi me dry dhe i latë pleqtë jetim në pleqëri.
Kjo është pasqyra reale e situatës së tanishme në Kosovë, sepse të gjitha idealet u dhunuan në mënyrën më të neveritshme dhe ne mbetëm pa asgjë. Njeriu mëson nga librat, mëson nga gabimet e veta dhe nga gabimet e të tjerëve. Veprat e mira dhe të këqija reflektojnë si pasqyra.
Ka njerëz që unë kurrë nuk dua të bëhem si ata. Ka njerëz që kurrë nuk kisha dashur të jem nën lëkurën e tyre. Po e shoh që postimet e mija të fundit- shpirt vegjëlit falsin dhe shpifin ndaj meje.
Por unë nuk mërzitem- ata që janë shpirt vegjël nuk e dinë çfarë është Drejtësia, Dija dhe Dashuria për Dijen. Parimet njerëzore çdo kujt nuk i bien taman.
Prandaj nuk mërzitem. Buda thotë ” Dielli, Hana dhe e Vërteta nuk mund të fshihen.”











