Mesazhi i znj.Progni:
Duke falenderuar përzemërsisht secilin prej jush për urimet e panumërta, që përcollët dhe më dërguat për zgjedhjen time si nënkryetare e Grupimit Dhjetor ’90, që për mua është privilegj, ju siguroj, se në dinjitetin tim, Grupimi Dhjetor ‘90 mbetet simbol kurajoje, virtyti, lirie, demokracie e atdhedashurie, se ka qënë dhe do të mbetet vullnet intelektual i atyre djemve e vajzave, që shkuan deri në sublim, përballë një diktature të pashoqe për një Shqipëri demokratike Europiane, ka qenë dhe mbetet institucioni i vetëm më i rëndësishëm, ku ka hedhur rrënjë të vërteta nevoja për liri dhe demokraci.
Këta djem e vajza, edhe sot e kësaj dite, do të vazhdojnë të luftojnë po me atë zell e kurajo për të përmbushur ëndrrën e Rilindasve tanë të mëdhenj, ëndrrën e tyre, ëndrrën e çdo shqiptari, Shqipëria si Europa.
Politika, edhe pse ndër vite, nuk e ka vlerësuar këtë identitet lirie, duke thyer ëndrrat për liri e demokraci të këtyre djemve dhe vajzave, që sakrifikuan veten, sot më shumë se kurrë, ka nevojë për këtë Grupim idealesh.
Ëndrra jonë vazhdon !











