InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Askush në historinë e Shqipërisë nuk ka ditur ta shndrrojë urtësinë në forcë si, Rugova!

24 Janar, 2023
in InfoPress, Opinione
A A
15-vjetori i vdekjes, Kosova përkujton Ibrahim Rugovën

18th May 1999 Visit of Dr. Ibrahim Rugova, Leader of the Democratic League of Kosovo, to NATO Headquarters in Brussels. Press Point

Nga Edison YPI

Ah Rugova

Shenjtorët, Profetët, Gjenialët, janë njerëz mes njerëzve si gjith’ njerëzit. Ah Rugova është dëshmia.
Me vetëm fjalë nuk mund të thuhen veçse fare pak prej atyre që mendja lodhet, gjoksi zjen, zemra rreh. Ah Rugova është prova.
Dhemshuria, Mëshira, Dashuria, nuk janë fjalë si gjith’ fjalët që i merr era, por janë vet’ era. Kush tjetër mundet me qen era veçse, Ah Rugova.
Njeriu mund të nderohet, krenohet, lartësohet, jo vetëm për çfarë bën, por edhe për çfarë nuk bën, siç janë shpifjet që nuk shqipton, klithmat që nuk lëshon, sharjet që idhnojnë, dhe plot të tjera të zeza të tilla. Nuk ka shqiptar të mos e dijë se i tillë ishte, Ah Rugova.
Shqiptaria sherret i ka sheshit, tmerret i ha me bukë, plehun nuk e fsheh, turpin ja di gjith’ bota, ndërsa vlerat i ka të fshehura, të ndryra tek disa individë që çfaqen rrallë në qiellin e errët të historisë së Shqiptarisë duke u djegur dhe ndriçuar. Ah Rugova, ishte një kometë e tillë.
Vetëm në një fshat të Kosovës, ka aq Kanun, urtësi, respekt, rregull, qetësi, paqe, harmoni, dëshirë për punë, patriotizëm, se në krejt Shqipërinë. Më mirë se të gjithë këtë e ka dit’ Ah Rugova.
Në televizionet kosovare nuk çfaqen kurrë hajna. Hajni kosovar preferon t’ja presin mishin me gërshërë çika-çika para se t’ja marrin erzin.
Në Kosovë po të jesh i shoqëruar me një Femër nuk mund të ndodhi kurrë të afrohet dikush të shqetësojë. Nëse kjo ndodh, këtë atje e ndan vetëm gjaku.
Në Shqipëri mund të gjesh me mijëra, por në Kosovë nuk mund të gjesh dot bujk që të ankohet “jam me zemër”. Bujku kosovar punon, s’ka kohë me u sëmur.
Katundet e Shqipërisë kanë nga disa kafene. Në Kosovë katundet nuk kanë kafene.
Kosova është më pak “e kënduar” se Shqipëria. Por në Prishtinë ka ishuj qytetarie që snobave llomotitës të Tiranës as qurret nuk ja hedhin.
Fush’ Kosova, Sharri, Istogu, Drenica, Prizreni, Rugova, Ah Rugova, janë vende tmerrësisht të bukura, janë ëndërra që me i pa t’kalojn’ mornica nëpër kocka.
Në katundet e Kosovës mund të takosh eruditë vetmitarë, latinistë, kritikë Arti, që ta thonë përmendësh Platonin, Virgjilin, Danten, Lasgushin, Fishtën, Kadarenë.
Kurrkush në botë nuk i ka ditë këto më mirë se, Ah Rugova.
Ah Rugova, nuk shqiptoi kurrë një fjalë të keqe për kërrkënd në botë.
Ah Rugova kurrë nuk mori pjesë në ndonjë miting.
Ah Rugova i fitoi dy herë zgjedhjet pa bërë asnjë premtim elektoral.
Askush në Historinë e Shqipërisë nuk ka ditur ta shndrrojë urtësinë në forcë si, Ah Rugova.
Ah Rugova, ishte sfiduesi i heshtur i burracakëve, llafazanëve, banditave, kriminelave, vrasësve, hajdutave.
Ah Rugovën ishte Njeriu, Fisniku, Artisti, Aristokrati, që ja mrriti me e çliru Kosovën me të vetmen mënyrë që Kosova mundej me u çliru; duke pi raki me tonelata e duke tymos cigare me kilometra.

Të Lidhura

Pukë dhe Fushë-Arrëz: Ose bashkojmë zërin, ose humbasim të dyja!
Opinione

Pukë dhe Fushë-Arrëz: Ose bashkojmë zërin, ose humbasim të dyja!

17 Gusht, 2026
Mos e fshini Fushë-Arrëzin nga harta: shpopullimi nuk është arsye për ta shkrirë, por detyrim për ta zhvilluar
Opinione

Mos e fshini Fushë-Arrëzin nga harta: shpopullimi nuk është arsye për ta shkrirë, por detyrim për ta zhvilluar

6 Gusht, 2026
Milaim Nela me akuza të forta: “Vetëm Legaliteti ka reaguar kundër Konsullatës Serbe në Shkodër”
Opinione

Milaim Nela me akuza të forta: “Vetëm Legaliteti ka reaguar kundër Konsullatës Serbe në Shkodër”

4 Gusht, 2026
Geraldo Rexhvelaj, mjeku i së ardhmes: Student i shkëlqyer, aktivist, studiues dhe poet që po frymëzon një brez të ri
Opinione

Geraldo Rexhvelaj, mjeku i së ardhmes: Student i shkëlqyer, aktivist, studiues dhe poet që po frymëzon një brez të ri

18 Korrik, 2026
Një zë i ri në letërsinë shqiptare
Opinione

Një zë i ri në letërsinë shqiptare

17 Korrik, 2026
Nga Eva Vatoci: “Çfarë ka? Gruan time vrava…”Fjalia që duhet të turpërojë Policinë e shtetit!
InfoPress

Nga Eva Vatoci: “Çfarë ka? Gruan time vrava…”Fjalia që duhet të turpërojë Policinë e shtetit!

10 Korrik, 2026

TË FUNDIT

Analizë e romanit: “Pasqyra e thyer” të autores Vita Blloshmi Kozeli
Kulturë

Analizë e romanit: “Pasqyra e thyer” të autores Vita Blloshmi Kozeli

19 Shtator, 2026

“Nuk e dimë sa të forta jemi, derisa jeta na detyron të bëhemi të pathyeshme” – Denada Isa
Të ndryshme

“Nuk e dimë sa të forta jemi, derisa jeta na detyron të bëhemi të pathyeshme” – Denada Isa

14 Shtator, 2026

“Arsimi nuk është propagandë!” Axhami kërkon Reformë Kombëtare Arsimore
Aktualitet

“Arsimi nuk është propagandë!” Axhami kërkon Reformë Kombëtare Arsimore

13 Shtator, 2026

“Nga auditimi te përfitimi: konflikti i interesit pas formulës së pagave të magjistratëve”
Artikuj

“Nga auditimi te përfitimi: konflikti i interesit pas formulës së pagave të magjistratëve”

12 Shtator, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com