InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Dashnorja!

15 Janar, 2023
in InfoPress, Opinione
A A
YPI: KANË RESPEKT PËR MERITOKRACINË, POR PËR TË GJETUR PUNË FUSIN 500 MIQ

Nga Edison Ypi

Dashnorja

Kënga “S’kalohet jeta pa dashnore” bënte kërrdinë. Shkrehte në lotë të lumturit që dashnore kishin, sa dhe fatkeqët që dashnore nuk kishin, por pas pak do kishin.
Kur dikush që dashnore kishte i tha dikujt që dashnore s`kishte “Hë mo dhe ti, nuk gjen dot një cop’ dashnore”, ky i fundit, nga vuajtjet për të përfytyruar si mund të ishte “një cop’ dashnore” ndaj “një dashnoreje të plotë”, zuri shtratin dhe e zuri gjumi pa zgjim.
Një vorrboms i la të gjithë pa ment kur befas uluriti në mes të sheshit; “Më janë bërë shalët e gruas si shalët e mia, dua dashnore !”. I ndali të uluriturat me shalë dhe dashnore vetëm kur dikush i tha: “Çfar dashnore do ti o qyrranjos, ti s’ke brekë në bythë, dashke dhe dashnore. Ku je këtu o hajvan, në vendet kapitaliste ku dashnorja është mall, dashuria treg, qefi mbivlerë marksiste ?!”
Veç seksit episodik brenda ndonjë bunkeri plot me të pëgëra rrëzë ndonjë përroi, ose në kombinimin fatlum te shtëpa e një miku prindërit e të cilit ishin larguar për disa orë, me dashnoren s’dije ç’të bëje.
Megjithatë të kishe dashnore s’ishte keq. Halli ishte ku ta gjeje dashnoren.
Lagja ishte plot me spiuna që po të shihnin duke këmbyer dy fjalë me ndonjë femër të denonconin për prishje të moralit.
Kafenetë ishin vetëm me meshkuj.
Xhiroja ishte plot me femra në kërkim të burrit.
Femrat moderne, apo broduejset, çoç bënin, por krahasuar me statistikat e sotme të dashurisë dhe dashnoreve, më tepër mburreshin.
Prej katunareve që ulur në autobuz mbulonin gjunjët me shaminë e qurrave të vinte për të vjellë.
Po ti afroheshe pak çaste ndonjërës “te puna”, të nesërmen të detyronin ta merrje për grua.
Kinemaja ishte plot me halabakë në pritje të ethëshme të momentit kur protagonisti do puthte dashnoren.
Vendet ku dashnoret gjuheshin si rosat në kënetë, ishin mender fabrikat, uzinat, kombinatet. Mirpo në këto rezervate dashnoresh, të shumtat e rasteve, në vend të gjeje dashnoren, gjeje belanë. Jetënxira që punonte me tre turne, ndoshta pranonte ta kishe dashnore, por pas nja një jave, me arsyetimin kërcënues “tani të gjithë e dinë që jemi bashkë”, të kërkonte ta merrje për grua.
Megjithatë, edhe po të mos e kishe, dashnoren mund ta imagjinoje. Shqipëria ishte plot me erotomanë delirantë që rrëfenin bëma me dashnore inekzistente.
Rrëfimet surreale të delirantëve erotomanë ishin mbi femra reale që s’kishin asnjë dijeni cili ishte i urituri për seks që e kishte zgjedhur për dashnore imagjinare.
Nëse ndonjërit prej të dehurve me dashnore imagjinative i thoje; “Eja ore në vete, ajo që ti thua se e ke dashnore, s’ka asnjë dijeni për ty”, të batërdiste me llafe, të merrte erzin, të akuzonte për zilepsje.
Përveçse “kam dashnore” ose “nuk kam dashnore”, më intriguese ishte të thoje “e kam pas dashnore”. Ky pohim i ambalazhuar me nostalgji lotndjellëse, nënkuptonte se ajo që “e kishe pas dashnore” nuk ishte e vetmja por vetëm njëra nga lista në zgjatje të pandalshme e dashnoreve të lakmuara.
E kam dashnore filanen, thoshin rëndom nga inati kur filanen e dëshironin por nuk mund ta kishin. Rrenat e paverifikueshme si kjo, shkaktonin torollepsje, shurdhim, mpirje, me pasoja dramatike që nuk mund të qartësoheshin nga asnjë arsyetim refuzues i viktimës apo i kujtdo tjetër.
Mes vështirësive për të pasur dashnore, fshati, ku “dashurinë e parë” mund ta kishe me dhinë, ishte në avantazh ndaj qytetit ku dhi’ për dashuri s’kishte.
Dashnorja e sekretarit të partisë, dashnorja e drejtorit, dashnorja e shefit të planit, me të cilat këta pasi dëndeshin me raki mbylleshin në zyrë me kyç nga brenda, ishin ca surratbajga bythmëdhaja që nuk guxoje tu afroheshe edhe sikur të kishe njëzet vjet pa parë femër me sy.
Dashnorja e qoftexhiut Dem Xhepa ishte kurvi.
Thoshin se vendet më të përshtatshëm për të bërë sa më tepër qef me dashnoren, nuk ishin vendet e rehatëshme, vendet e buta, shtrati, kolltuku, lëndina, mullari i barit, por vendet me sa më tepër gurë, gunga, gropa, shkopinj, shkarpa, ferra, gjëmba.
Femrat e filmave nuk ishin kurrë bashkshorte, prind, nëpunëse, por vetëm dashnore.
Kur qëllonte që mplekseshin një komuniste me dikend me cen në biografi, nuk thoshin ai me biografi qymyr ka dashnore filanen me baba veteran, thoshin “dashuri i thënçin”.
Dashnoret më të shijshme ishin gratë që bënin dashuri. Mes grave dashnore, dashnoret më të zjarrta, dashnoret që ta kënaqnin çdo fantazi, dashnoret me të cilat prekje qiellin, ishin gratë e oficerave të Sigurimit. Në shtëpitë e tyre, casanovat e çartun ngjiteshin me çarçafë të lidhur si litar kur burri oficer ishte me shërbim ku e kërkonte atdheu, ku e thërriste partia, nëpër suferina ku ndiqeshin diversantat.
Pse ndodhte që, në dallim nga oficerat që mbillnin vdekje, gratë e tyre përhapnin jetë duke falur dashuri dhe pjellë kopila, mbeti mister.
Gruaja dashnore ishte kështjella që diktatura nuk e mposhti kurrë. Duke mos mundur ta martonin se e martuar ishte, as ta divorconin se cënohej morali, një gruaje dashnore i frigeshin më tepër se një zbarkimi diversantësh.
Gjatë shkollës së mesme, shërbimit ushtarak, eskursioneve në Dajt, praktikohej përdhunimi i dashnores në grup. Kur habere të tilla arrinin deri tek unë letargu, merre me ment sa e përhapur ishte dukuria e dashnores së alivanosur shalë hapur mes pellgjeve të spermës, ndërkohë që pas pak, secili përdhunues, emrin e fatnxirës do ja shtonte listës së dashnoreve.
Ai e afroi ta puthte. Ajo e largoi dhe i tha; Shoku kurvi nuk na mëson të prekemi pa u martuar.
Dashnorja ime, dashnorja jote, dashnorja e këtij dashnorja e atij, e ka dashnore ky, e ka dashnore ai, Shqipëria e burgjeve dhe internimeve, dukej sikur më tepër se drurë e shkurre kishte dashuri dhe dashnore. Por, në fakt, dashnorja më e mirë, ajo që kurrë nuk ta prishte qefin, kurrë nuk ta tradhëtonte ëndërrën, kurrë nuk të kërkonte ta merrje për grua, kurrë nuk ta kujtonte kurvin, ishte Doriana.

Të Lidhura

Nga Sokol Gjoni: Patriotët e çdo dite dhe patriotët e një dite
Opinione

Nga Sokol Gjoni: Patriotët e çdo dite dhe patriotët e një dite

28 Nëntor, 2025
Shpat Kasapi do të jetojë në “vallen shqiptare”
Opinione

Shpat Kasapi do të jetojë në “vallen shqiptare”

26 Nëntor, 2025
Opinion/ Kur bien maskat…!
Opinione

Opinion/ Kur bien maskat…!

24 Nëntor, 2025
A do ti shkojë prapa historia Fatos Nanos?
Opinione

A do ti shkojë prapa historia Fatos Nanos?

22 Tetor, 2025
Askush nuk është “Ti”, dhe kjo është superfuqia jote.
Opinione

Askush nuk është “Ti”, dhe kjo është superfuqia jote.

8 Tetor, 2025
Nga, Lisjana Cali: Vrasja e gjyqtarit/Pasqyra e realitetit që po na vret të gjithëve
Opinione

Nga, Lisjana Cali: Vrasja e gjyqtarit/Pasqyra e realitetit që po na vret të gjithëve

7 Tetor, 2025

TË FUNDIT

Më i votuari në Primare: Beteja nuk është me PD-në dhe demokratët, por me Edi Ramën
Aktualitet

Më i votuari në Primare: Beteja nuk është me PD-në dhe demokratët, por me Edi Ramën

14 Dhjetor, 2025

Festat e fundvitit në botë/ Zakone të çuditshme dhe magjike
Lifestyle

Festat e fundvitit në botë/ Zakone të çuditshme dhe magjike

14 Dhjetor, 2025

Dedikimi i Borës për të birin është gjëja më e ëmbël që do lexoni sot
Show Biz

Dedikimi i Borës për të birin është gjëja më e ëmbël që do lexoni sot

13 Dhjetor, 2025

Klodiana Lala: Rezultati ishte 4-4, por një gjyqtar ndryshoi mendje në fund
Aktualitet

Klodiana Lala: Rezultati ishte 4-4, por një gjyqtar ndryshoi mendje në fund

13 Dhjetor, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com