InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Artikuj

5 vitet më të këqija në historinë e njerëzimit

6 Shtator, 2022
in Artikuj, InfoPress
A A
5 vitet më të këqija në historinë e njerëzimit

Ndonëse do të ketë gjithmonë debate se cili vit ishte më i keqi absolut, është e pamundur të mohohet se këto 5 vite ishin shumë më të tmerrshme.

Historia e racës njerëzore, është një sagë e gjerë rrëfimesh magjepsëse. Ndër vite ka pasur shumë triumfe, por më shumë në sy priren të bien momentet e këqija. Në fakt, ne jemi shumë më të interesuar për luftërat dhe revolucionet sesa për paqen dhe vazhdimësinë.

I. Viti 536

Dimri i vitit 536 ishte një ngjarje rrëqethëse dhe e pazakontë. Historianët dhe shkencëtarët nuk e dinë ende në detaje se çfarë ndodhi. Por ajo pak që dimë është e tmerrshme. Për shkak të një shpërthimi vullkanik që ndodhi në Islandë, në atmosferën e Tokës u formua një mjegulle madhe.

Ajo e dobësoi rrezatimin e diellit, shkaktoi temperatura shumë të ulëta, dhe ditë më të errëta në Hemisferën Veriore. Përveç problemeve në bujqësi dhe urisë, në të gjithë Evropën dhe Aziu përhapën sëmundjet.

Në fakt, shumë burime kanë folur për ndikimin e këtij fenomeni, duke përfshirë historianin grek Prokopi:“…Dielli ndriçoi pa shkëlqim, tamam si Hëna, gjatë gjithë këtij viti … Njerëzit nuk ishin të përjashtuar as nga lufta, murtaja dhe as ndonjë gjë tjetër që të çonte në vdekje”. Këto ngjarje tragjike nuk u kufizuan vetëm në vitin 536. Efektet e dimrit vullkanik u ndjenë për vite me radhë, duke shkaktuar miliona e miliona të vdekur.

II. Viti 1315

Të nisura në prillin e vitit 1315, reshjet e dendura të shiut shkatërruan Evropën për 150 ditë me radhë. Ende nuk dihet shkaku i saktë i kësaj ngjarje të pazakontë, por kemi shumë informacione për pasojat. Përmbytjet shkatërruan shumë të korra. Gruri, elbi, tërshëra dhe thekra ishin të pakta, duke shkaktuar ngordhjen e shumë kafshëve bujqësore.

Sëmundjet dhe kequshqyerja u përhapën m e shpejtësi, dhe shumë njerëz iu drejtuan masave të dëshpëruara për të mbijetuar, siç ishin aktet e kanibalizmit. Kur uria u bë e padurueshme, familjarët u kthyen kundër njëri-tjetrit. Nuk ishte e pazakontë që njerëzit të hanin kufoma dhe të bastisnin varrezat për të gjetur diçka për të ngrënë.

Historianët besojnë në këtë sjellje të pështirë mund të ketë kontribuar ergotizmi (një formë çmendurie që lind kur viktima ha kokrra thekre të mykura). Shkalla e kriminalitetit u ri. Hajdutët hynin në tokat bujqësore, vidhnin të mbjellat dhe ia shisnin ato ofertuesit më të lartë.

Kjo ngjarje – e cila tani njihet si Uria e Madhe – shkoi përtej vitit 1315, duke sjellë për disa vite rendimente të ulëta të korrave. Megjithëse historianët nuk e dinë me siguri, disa kanë vlerësuar se uria e madhe çoi në vdekjen e 1 milion njerëzve.

III. Viti 1348

Murtaja bubonike mbërriti në Evropë në tetorin e vitit 1347. Minjtë që bartnin baktere e transportuan Murtajën duke u strehuar nëpër anijet tregtare. Pleshtat që ushqeheshin me këta minj e transmetuan më pas sëmundjen duke kafshuar njerëzit. Viktimat e murtajës përjetonin shumë simptoma, duke filluar nga gjëndrat e mbushura me qelb, deri tek dhimbje e kokës dhe të vjellat.

Po ashtu ata shfaqën helmim të gjakut dhe gangrenë. Pjesët e lëkurës u bëheshin shpesh të zeza, kjo është arsyeja pse Murtaja bubonike njihet edhe si Vdekja e Zezë. Në fillim të janarit 1348, qyteti italian i Firences u bë një vatër e nxehtë e epidemisë. Murtaja zhduku gjysmën e popullsisë së qytetit, dhe u zhvendos në shumë qytete të tjera italiane.

Nga Italia, Murtaja kapërceu Alpet dhe depërtoi në Zvicër, Austri, Hungari, Gjermani dhe Francë përpara se të vazhdonte rrugën për në Flandër (Belgjika e sotme), Holandë dhe përtej Kanalit Anglez. Murtaja vazhdoi të bënte kërdinë në të gjithë Evropën për disa vite, duke zhdukur miliona njerëz. Askush nuk e di numrin përfundimtar të vdekjeve, por disa historianë besojnë se murtaja vrau 1/3 e popullsisë evropiane.

IV. Viti 1918

Lufta e Parë Botërore pati një ndikim shkatërrues. Kostoja e luftës i rrënoi ekonomitë, dhe humbja e jetëve ishte e tmerrshme. Çdo fazë e konfliktit ishte e zymtë, dhe viti i fundit nuk bënte ndonjë përjashtim. Gjatë Ofensivës së 100 Ditëve, gjermanët ishin në një situatë të dëshpëruar.

Prodhimi i tyre industrial kishte rënë, ndërsa bllokada britanike i kishte privuar ata nga lëndët e para. Me ndihmën e Forcave të Ekspeditës Amerikane, Fuqitë Aleate goditën linjat gjermane, duke i sprapsur ato në të gjithë Evropën, dhe duke vrarë miliona ushtarë. Lufta mori fund me nënshkrimin e marrëveshjes së armëpushimit më 11 nëntor.

Por nuk ishte vetëm lufta, ajo që e bëri 1918–ën një vit të zymtë. Botës iu desh të përballej edhe me një katastrofë tjetër: Gripin spanjoll. Në dallim nga shumica e formave të gripit – të cilat janë të lehta – gripi spanjoll ishte potencialisht fatal për të gjitha moshat. Dhimbjet e kokës, të fytit dhe ethet ishin simptoma tipike, shpesh shkaku i vdekjes por ishte pneumonia.

Gripi spanjoll vazhdoi ta sfiliste botën për disa vjet. Sërish numri i të vdekurve mbetet i paqartë. Por vlerësimet luhaten midis 25–100 milion njerëzve.

V. Viti 1942

Lufta e Dytë Botërore ishte edhe më shkatërruese se sa Lufta e Parë Botërore. Duke filluar me pushtimin nazist ndaj Polonisë në shtator 1939, 6 vitet që pasuan ishin disa nga më të errëtat në historinë e njerëzimit. Beteja e Stalingradit, ishte padyshim ngjarja më e tmerrshmenë Luftën e Dytë Botërore.

Ajo nisi në gushtin e vitit 1942 dhe përfundoi në shkurtin e vitit 1943. Hitleri ishte i vendosur të pushtonte me çdo kusht qytetin, si për arsye territoriale ashtu edhe për propagandë, pasi ai ishte emërtuar Stalingrad sipas liderit sovjetik Josif Stalin. Egërsia e luftimeve ishte e jashtëzakonshme.

Pjesa më e madhe e betejës varej nga luftimet godinë më godinë, duke përfshirë granatat, bajoneta dhe flakëhedhësit. Po ashtu pati shumë bombardime, dhe në fund të betejës, u numëruan mbi 2 milionë viktima. 1942 ishte gjithashtu një nga vitet më të këqija të Holokaustit.

Ushtria gjermane dhe Schutzstaffel (SS) ishin në thelb njësi të lëvizshme vrasëse, që vrisnin çdo hebre që mund të gjenin në Bashkimin Sovjetik. Për më tepër, gjatë kësaj kohe nazistët vranë gjithashtu miliona hebrenj polakë në dhomat e gazit. E gjithë Lufta e Dytë Botërore ishte e tmerrshme, por viti 1942 ishte ndoshta viti më i tmerrshëm i konfliktit.

Të Lidhura

XHUBLETA— Mbretëresha e Heshtur e Bjeshkëve
Artikuj

XHUBLETA— Mbretëresha e Heshtur e Bjeshkëve

12 Gusht, 2025
Ilir Shyta, një model i mendimit të kthjellët dhe fjalës me përmbajtje
Artikuj

Ilir Shyta, një model i mendimit të kthjellët dhe fjalës me përmbajtje

3 Gusht, 2025
Jonela Spaho – Zëri i Arsyes dhe Ndjeshmërisë në Botën e Fjalës
Artikuj

Jonela Spaho – Zëri i Arsyes dhe Ndjeshmërisë në Botën e Fjalës

3 Gusht, 2025
Qasjet më të mira psiko-sociale të sëmundjeve kancerogjene
Artikuj

Qasjet më të mira psiko-sociale të sëmundjeve kancerogjene

18 Korrik, 2025
Luftë globale çmimesh në tregun e makinave elektrike: BYD nis ofensivën me ulje drastike
Artikuj

Luftë globale çmimesh në tregun e makinave elektrike: BYD nis ofensivën me ulje drastike

13 Korrik, 2025
ROMË/ Takimi i vendeve anëtare të NATO-s: Qeveria Rama, mban përgjegjësi për korrupsionin e vazhdueshëm në Shqipër
Artikuj

ROMË/ Takimi i vendeve anëtare të NATO-s: Qeveria Rama, mban përgjegjësi për korrupsionin e vazhdueshëm në Shqipër

11 Korrik, 2025

TË FUNDIT

Paralajmërimi i pavdekshëm i Dianas për Harryn dhe Williamin
Show Biz

Paralajmërimi i pavdekshëm i Dianas për Harryn dhe Williamin

18 Gusht, 2025

HOROSKOPI I DITËS, e hënë 18 gusht 2025
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS, e hënë 18 gusht 2025

18 Gusht, 2025

”New York Times” zbulon bisedën e Trump me liderët e BE
Bota

”New York Times” zbulon bisedën e Trump me liderët e BE

17 Gusht, 2025

HOROSKOPI I DITËS, e diel 17 Gusht 2025
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS, e diel 17 Gusht 2025

17 Gusht, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com