Nga Eduart NDOCAJ
TË JESH BIZNESMEN I SUKSESSHËM DUHET TË FALIMENTOSH QOFTË DHE NJËHERË QË TË RINGRIHESH DHE TË KUPTOSH BASHKËPUNTORËT E NGUSHTË QË KISHE…!
Janë 2 tipologji falimentimi.
1. Abuzim me paratë dhe mashtrim.
2. Viktimë e disa kauzave , siç janë falimentim i disa firmave që ti bashkëpunon apo krizë financiare globale .
NDOCAJ COSTRUZION SRL i ndodhi varianti nr. 2.
Dhe me 1 falimentim ti kupton se s’je i pathyeshëm, thjeshtë se Zoti ishte gjeneroz me ty, se të ruajti nga shëndeti dhe vetndëshkimi që shumë biznesmenë nuk ia dolën në krizën globale 2010, u vetëvranë disa miq dhe disa biznesmenë të vegjël dhe të mdhenj.
Nga ky falimentim duhet të kuptosh gabimet tuaja, thjeshë se i ke varë “këmbanën e cjapit” një keci dhe tufa do humbasë busullën .
T’u besosh detyrat këtyre të paaftëve profesionalisht, thjeshtë se je egoist dhe se ke kuptuar konkluzionin e arritur me ato njerëz që ke perreth mungon profesionalizmi .
Kur arrin majat e suksesit si biznesmen të gjithë duan të marrin merita që s’ju takojnëë se unë kam dhënë kontribut e falë meje ia dole të jesh ky që je sot.
Të thurin lëvdata nga më të ndryshmet gati ti beson se je i mbinatyrshëm e jo thjeshtë një njeri i thjeshtë që erdhe nga hiçi dhe arrite të jesh ndër 10 biznesmenët më të sukseseshëm, të bëjnë servilizëm të panevojshëm dhe heshtin apo bëjën sikur shkon gjithçka mirë edhe kur shohin ndonjë gabim fatal, po thjeshtë heshtin që të mos të trazojnë se kanë frikë reagimin tënd. Pra, kur ti faturon miliona dhe të gjithë marrin diçka, ti s’arrin t’a kuptosh se pse të duan këta, pse të japin kaq rëndësi, këta të duan si njeri apo të duan si bankomat, kjo është dilema kur “tepsia është plot” ti kujton se të duan si njeri.
Por kur falimenton, aty del e vërteta në shesh, aty shef kush ishin ata që thurnin lëvdatat më ambicioze për t’u besuar, falsiteti mbulon zymtësisht çdo qelizë të atij që të shikonte si bankomat, kur mbaron filmi dhe s’ka më lekë, s’ka më privilegj , s’ka më shpresë dhe s’del më dita e punës, as me lëvdata, as me servilizëm, por duhen bërë llogaritë me spekulimin dhe falimentimin dhe shlyrjen e detyrimeve qoftë ekonomike, a qofshin njerëzore me çdo aspekt, por aty tërhiqen të gjithë aty askush s’del vullnetar, qoftë edhe një fjalë të mirë apo një kontribut të rëndomtë.
Aty e ndien se sa i pavlerë je para tyre, të gjithë të sulen se ishte faji yt, se nuk dite të drejtosh apo menaxhosh, ti na çove në ferr, ti na shkatërrove të ardhmen. Shfajësohen me pafytyrsinë duke të sulmuar në çdo aspekt njerëzor, pa mëshirë, pa kompromis sikur ata s’kanë gisht fare, sikur ata sapo zbritën nga hëna dhe sillen si të pafajshëm .
Por kur ti ringrihesh përsëri sepse ishe bërë i suksesshëm vetëm falë zotësisë tënde dhe di të ringrihesh në heshtje dhe madje suksesshëm në pune dhe jetë, sepse ndershmëria, korrektësia, njerzillëku dhe zotësia profesionale, Zoti e shpërblen gjithmon këtë, jua garantoj! Unë s’di të shikoj mbrapa, s’di të fajësoj njerëzit për gabimet e të kaluarës së tyre apo të tonat, s’di të ndalem dhe të humbas kohë sepse duhen arritur piketat çdo vit.
Une e rifillova biznesin ne 2019 nga zero ja rezultatet.
Edil Fn srl , 2019 mbyll bilancin 250mije euro faturim ,2021 mbyll bilancin 1milion euro faturim, 2022 mbyllet me 4milion euro faturim.
Po të ishim përsëri të bashkuar prapë më të fortë do ishim. Një ditë e mirëpres përsëri, dera ime është gjithmonë hapur sepse une i kam falul me kohe, se s’dine c’thon dhe s’dine c’ka bejne.