InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Ethet e dekomunistizimit! – Nga Edlira Devolli

13 Gusht, 2022
in InfoPress, Të ndryshme
A A
Shpagim i vonuar! – Nga Edlira DEVOLLI

Nga Edlira Devolli

“Agron, këtu do më kesh nëse të duhet gjë”- ishin fjalët e kolegut spiun i sigurimit të shtetit, në fund të filmit Vdekja e kalit.

Si për ironi ajo situatë na ndoqi në 31 vite më pas. Ata që spiunuan, shpifën, stisën ngjarje, rrahën, vranë, internuan e masakruan qëndruan në majat e pushtetit për këtë kohë të gjatë.

Përdorën të njëjtën mënyrë shpifjesh e stisjesh për të mbajtur në poste drejtuese njëri tjetrin deri më tani. Janë në grahmat e fundit. Ata që i dhanë dorë njëri tjetrit me pushtet e zhdukje dosjesh, sot janë bashkë si vëllezërit ujqër në natën me hënë. Ulërasin se duan “ushqim”, kërkojnë “prenë” e tyre.

Tërë këto vite kanë pasur “pre” këtë vend e këtë popull, duke i rrëmbyer dhe mbajtur peng aspiratat për demokraci dhe Shqipërinë si gjithë Europa.

Sapo u prezantua nga Lulzim Basha nisma për Dekomunistizim dhe Veting në Politikë, qetësia e ujqërve të vjetër të politikës lajthiti.
Pse?
1. Sepse u prishen ekuilibrat e marrëveshjes së katovicës, planifikuar nga Ramiz Alija për Shqipërinë.
2.Dalja në dritë e gjithë aktivitetit të drejtuesve si bashkëpunëtor të ish sigurimit është halli më i madh i tyre.
3.Prishja e pazareve dhe shpërthimi i “pusetës së korrupsionit” për 31 vite.
4. Marrja peng e demokracisë në vend dhe zbulimi i trekëndëshit të bermudës me interesa të lidhura ngushtë me korrupsionin dhe vendet armike të demokracisë në Ballkan.
5. Tendenca për destabilizim të vendit me pseudo protesta e gjthfarë deklaratash, deri dhe bashkëpunim në parlament për të mos votuar nismat antikorrupsion.

Një vend anëtar i Natos nuk mund të udhëhiqet më nga njerëz me të shkuar si bashkëpunëtor të ish sigurimit, si dhe të minojë Aleancën Strategjike me BE dhe SHBA.

Dhe sa kohë do të jemi peng i tyre?
Ata edhe se ndërrojnë emër partie, nën lëkurë janë të njejtë. Berisha, Meta dhe Rama kanë një emërues të përbashkët. Urrejnë zgjedhjet. Praktikojnë vetëm emërimet. Sikurse 45 vjet në diktaturë ku Partia Komuniste vetëm emëronte.

Hapja e dosjeve është nevojë ulëritëse për popullin shqiptar. Duhet të bëhet sa më shpejtë kjo transparencë. Dhe për këtë asnjëherë nuk është vonë.

Publikimi i emrave të personave të cilët kanë qenë bashkëpunëtor të ish sigurimit dhe përfitues të posteve publike ndër vite është emergjencë për demokarcinë funksionale.

Çlirimi i administratës publike nga këta individ dhe ndalimi i punësimit apo përfitimeve nga postet publike është një tjetër domosdoshmëri.

Gjithashtu është shumë e rëndësishme të gjendet mekanizmi për identifikimin dhe marrjen në pyetje të personave që kanë qenë pjesë e skuadrave të pushkatimit dhe të zhdukjes së trupave të cilët ende nuk janë gjetur. Për këtë gjë është bërë pak, dhe nuk do resht së shkruari.

Shoqëria shqiptare dhe klasa politike e pastruar nga mbetjet e komunizmit dhe bashkëpunëtorët e tij, u detyrohet familjarëve të të zhdukurve zbardhjen e rrethanave të zhdukjes dhe nderimin e tyre.

Të Lidhura

Reuters: Të dhënat satelitore tregojnë se Toka po bëhet gjithnjë e më e ndritshme natën
Të ndryshme

Reuters: Të dhënat satelitore tregojnë se Toka po bëhet gjithnjë e më e ndritshme natën

10 Prill, 2026
Mos e qëroni më mollën! Pjesa që po hidhni çdo ditë është…
Të ndryshme

Mos e qëroni më mollën! Pjesa që po hidhni çdo ditë është…

8 Prill, 2026
Kush ishte Franko Krroqi, inxhinieri qê mundi Ramiz Alinë në zgjedhjet e 31 marsit 1991. Premtimi që i dha banorëve autoktonë të Njësisë 8…
Histori

Kush ishte Franko Krroqi, inxhinieri qê mundi Ramiz Alinë në zgjedhjet e 31 marsit 1991. Premtimi që i dha banorëve autoktonë të Njësisë 8…

5 Prill, 2026
Trump kërkon 152 milionë dollarë për të rihapur burgun famëkeq të Alcatraz-it
Të ndryshme

Trump kërkon 152 milionë dollarë për të rihapur burgun famëkeq të Alcatraz-it

5 Prill, 2026
“1 Prilli, Dita  e Gënjeshtave”/ Si ka filluar dhe ç’duhet të dini
Të ndryshme

“1 Prilli, Dita e Gënjeshtave”/ Si ka filluar dhe ç’duhet të dini

1 Prill, 2026
Jurgen Gjoni, një zë i ri që sjell emocion dhe shpresë në poezi
Të ndryshme

Jurgen Gjoni, një zë i ri që sjell emocion dhe shpresë në poezi

31 Mars, 2026

TË FUNDIT

Ambasadori i ri i SHBA në Tiranë, Donald Trump propozon gjeneralin në pension Eric P. Wendt
Aktualitet

Ambasadori i ri i SHBA në Tiranë, Donald Trump propozon gjeneralin në pension Eric P. Wendt

14 Prill, 2026

Horoskopi për ditën e sotme, 10 prill 2026
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS, e martë 14 prill 2024

14 Prill, 2026

Astronautja e NASA-s: “Toka dukej pezull, një përjetim që më tronditi”
Bota

Astronautja e NASA-s: “Toka dukej pezull, një përjetim që më tronditi”

13 Prill, 2026

Trump bën “paqe” me NATO-n: Aleatët do të na ndihmojnë në pastrimin e Ngushticës së Hormuzit
Bota

Trump bën “paqe” me NATO-n: Aleatët do të na ndihmojnë në pastrimin e Ngushticës së Hormuzit

13 Prill, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com