InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Fabio Volo: Një grua ia del gjithmonë, gratë kanë fuqi të pabesueshme!

4 Gusht, 2022
in InfoPress, Lifestyle, Të ndryshme
A A
Fabio Volo: Për ty grua, që ngrihesh sërish në këmbë pas katastrofës

Nga Fabio Volo

Më shumë se perëndimi i diellit, më shumë se fluturimi i një zogu, mrekullia më absolute është një grua e rilindur. Kur ngritet sërish në këmbë pas katastrofës, pas rënies.
Çdokush mund të thotë: “Ka mbaruar”. Ama jo, kurrë nuk mbaron për një grua. Një grua ngrihet gjithmonë, edhe kur nuk beson se gjërat do të ndreqen, edhe nëse nuk dëshiron të çohet.

Nuk po flas vetëm për dhimbjet e mëdha, ato plagë çnjerëzore që të sjellin vdekjet apo sëmundjet. E kam fjalën për ty, që kjo periudhë e vështirë nuk po të mbaron kurrë… Që po bën një punë të vështirë… Që çdo mëngjes është si një provim, më keq se në shkollë.

Ti, arbitrja e paepur e vetes, që nga mënyra se si të sheh shefi yt, do të vendosësh nëse je në rregull, apo nëse duhet ta dënosh veten.
Pra, çdo ditë. Dhe kjo rutinë nuk mbaron kurrë. E kam fjalën edhe për ty që ke frikë të flesh me një burrë. Je e tmerruar se do të krijohet një histori që do të të kufizojë. Se nuk flirton me askënd, nga tmerri që ke, se dikush do të përfshihet në jetën tënde. Më keq akoma: mund të kapesh pas tij, dhe më vonë të vuash si qen.

Ndihesh e lodhur: gjithmonë ekziston dikush me të cilin duhet ta jushtifikosh veten. Ai që dëshiron të t’ndryshojë, ose që ti duhet ta ndryshosh për ta mbajtur pranë. Por ti kultivon vetminë brenda vetes tënde. Kur flet me të tjerët, thua: “Jam mirë kështu. Unë jam mirë kështu. Jam e lumtur kështu” duke mos u shprehur realisht për atë që ndjen dhe duke e thelluar vetminë tënde.

Ose me atë djalë që e do çmendurisht. Tek ai njeri je përkushtuar e gjitha dhe ka shumë kohë që je përfshirë aq shumë, saqë një ditë sheh veten në pasqyrë dhe nuk e kupton se në çfarë je shndërruar.

Çfarëdo që të ka ndodhur, tani je këtu dhe e di që ka kaluar një moment kur ke parë poshtë dhe i kishe këmbët në dysheme. Kudo që të ishe, ishe e lidhur fort: me historinë tënde, me punën tënde, me vetminë tënde. Dhe ishte një moment i vështirë. Zot, sa shumë ke qarë! Ti je si një burim lotësh.

Ke qarë duke ecur në një rrugë të mbushur me njerëz. Në stacionin e metrosë. Në një biçikletë. Pra, krejtë papritur. Veç sepse nuk mund t’i mbaje lotët.
Edhe atë natë kur e more makinën tënde dhe udhëtove për orë të tëra… Ndoshta për ta bërë ajrin e ftohtë t’i thante lotët tua? Dhe pastaj reflektove. Ti fole.

Ah, sa shumë flisni, vajza! Lotë dhe fjalë.

Është aventurë e vërtetë të rindërtosh veten. Më e madhja. Nuk ka rëndësi se nga filloni, qoftë nga shtëpia duke ndryshuar ngjyrën e perdeve, apo prerjen e flokëve. Ju kam adhuruar gjithmonë, gra në rilindje, për këtë mënyrë të mrekullueshme për t’i bërtitur botës “Unë jam e re” me një fund me lule ose me kaçurrela të freskëta.

Më shumë se lindjet e diellit, më shumë se perëndimi, një grua në rilindje është çudia më e madhe. Për ata që e takojnë dhe për veten e saj. Është pranvera në nëntor. Atëherë kur nuk e pret.

(* Marrë nga muri i Mirela Cela Jorgo)

Të Lidhura

Nga ankthi te rënia e flokëve, zbuloni shenjat që tregojnë se trupit juaj ka nevojë për Vitaminë D
Të ndryshme

Nga ankthi te rënia e flokëve, zbuloni shenjat që tregojnë se trupit juaj ka nevojë për Vitaminë D

8 Nëntor, 2025
Denada Isa: Është e lehtë të duash dikë për atë që duket, por duhet zemër e madhe për ta dashur për atë që është
Të ndryshme

Denada Isa: Është e lehtë të duash dikë për atë që duket, por duhet zemër e madhe për ta dashur për atë që është

6 Nëntor, 2025
Frutat dhe perimet, që duhet t’i keni në tryezë gjatë muajit nëntor
Të ndryshme

Frutat dhe perimet, që duhet t’i keni në tryezë gjatë muajit nëntor

6 Nëntor, 2025
A duhet ngrënë bananja në mëngjes?
Të ndryshme

A duhet ngrënë bananja në mëngjes?

5 Nëntor, 2025
Shenjat që tregojnë se marrëdhënia është drejt fundit
Lifestyle

Shenjat që tregojnë se marrëdhënia është drejt fundit

24 Tetor, 2025
RENDITJA e 10 qyteteve më të lumtura në Europë
Të ndryshme

RENDITJA e 10 qyteteve më të lumtura në Europë

23 Tetor, 2025

TË FUNDIT

Monika Kryemadhi thotë se Balluku është bobe
Aktualitet

Monika Kryemadhi thotë se Balluku është bobe

9 Nëntor, 2025

Deri në mesditë reshje shiu në të gjithë territorin/ Sot kushte atmosferike të paqëndrueshme
Aktualitet

Deri në mesditë reshje shiu në të gjithë territorin/ Sot kushte atmosferike të paqëndrueshme

9 Nëntor, 2025

HOROSKOPI I DITËS, e diel 9 Nëntor 2025
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS, e diel 9 Nëntor 2025

9 Nëntor, 2025

Arrestimi i këngëtares së njohur shqiptare në Zvicër, ja skandali që zbuloi botën e errët të klubeve të natës
Show Biz

Arrestimi i këngëtares së njohur shqiptare në Zvicër, ja skandali që zbuloi botën e errët të klubeve të natës

8 Nëntor, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com