InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Lifestyle

Fjalimi motivues i Keanu Reeves: “Bëj çfarë të duash zemër, është jeta jote dhe mund ta jetosh si të duash”

27 Korrik, 2022
in Lifestyle, Të ndryshme
A A
Fjalimi motivues i Keanu Reeves: “Bëj çfarë të duash zemër, është jeta jote dhe mund ta jetosh si të duash”

Më poshtë do të mund të lexoni fjalimin e Keanu Reeves në “TLC Chinese Theatre” me titullin: “Ji falënderues”. Është një ndër fjalimet më të bukur, i cili do t’ju motivojë pamasë për të qenë falënderues dhe mirënjohës ndaj kujtdo që ju ka ndihmuar në jetën tuaj.

“Është një nder i madh të jem këtu mes jush, në këtë vend historik dhe magjik. Arsyeja se pse unë ndodhem në këtë festival. Është sepse punoj me artistë kaq të mëdhenj, sa jeni të gjithë ju këtu. Dhe nuk do të isha këtu, nëse nuk do të punoja me artistë kaq punëtorë, kaq të talentuar dhe kaq humanë sa ju.

Unë kam qenë pjesë e disa filmave, të cilat ju i keni vlerësuar, ndërkohë që mua ma kanë ndryshuar jetën totalisht. Jam falënderues ndaj të gjithë njerëzve që i kanë pëlqyer filmat e mi. Pa mbështetjen tuaj, unë nuk do të isha këtu.

E nisa rrugën time të aktrimit, kur isha 15 vjeç në Toronto, Kanada. Dua ta falënderoj nënën time, pasi kur e pyesja nëse është ok që unë të vazhdoj për aktor, ajo më thoshte gjithmonë: “Bëj çfarë të duash zemër, është jeta jote dhe mund ta jetosh si të duash”.

Kështu që, me makinën time të parë, kur isha 18 vjeç, udhëtova drejt Los Anxhelos në Kaliforni. Kisha vetëm një ëndërr, që besoj e kanë pasur të gjithë artistët në fillimin e karrierës së tyre. Doja të isha nëpër foto, nëpër postera, nëpër filma, seriale, kinema. Doja të isha i njohur për artin tim. I doja dhe i dua filmat, t’i shoh dhe t’i realizoj vetë. Kjo ishte ajo që më nxiti më shumë të luftoja për karrierën time si aktor.

Sigurisht që në rrugëtimin tim, kam pasur plot njerëz që më kanë ndihmuar pamasë. Isha i ri dhe ka pasur kaq shumë persona që më kanë mbështetur pamasë. Lista është aq e gjatë, saqë unë i falënderoj të gjithë pa i përmendur. Pasi jam i sigurtë se do harroj ndonjë prej tyre. Të njëjtën gjë dua t’jua kërkoj të gjithë juve. Ndoshta nuk do ta keni mundësinë të mbani fjalime përpara një publiku kaq të gjerë. Siç po mbaj unë fjalim përpara jush. Por të gjithë e kemi mundësinë t’i falënderojmë personat e rëndësishëm, qoftë edhe në një takim, në një kafe me ta.

Falënderojini të gjithë ata që ju kanë ndihmuar, që ju kanë mbështetur, që ju janë gjendur pranë. Ju nuk e keni idenë sa shumë e ngroh zemrën një falënderim i sinqertë dhe i papritur. Falënderimi im për ju është shumë i përgjithësuar, por imagjinoni pak sa shumë do e gëzoni dikë të veçantë duke e falenderuar specifikisht për çfarë ka bërë për ju. Jo vetëm që ai person do e kuptojë se i jeni mirënjohës, por do të bindet se dhe ai ju ka ju si shtylla të rëndësishme mbështetjeje në jetë.

Falënderoni pa ndrojtje! Lumturojini ata që ia vlejnë për ju. Jo gjithçka ka lidhje me anën materiale, fjalët janë më të rëndësishme se gjërat e blera me lekë e që një ditë do të prishen.

Faleminderit të gjithëve!”

Të Lidhura

Nga Valbona Lushi-Gavelli: Kur shteti harro më të pambrojturit
Të ndryshme

Nga Valbona Lushi-Gavelli: Kur shteti harron më të pambrojturit

12 Gusht, 2026
“Fushë-Arrëzi nuk preket!”Ish-kryebashkiaku Alfred Qafa thirrje për revoltë qytetare kundër shkrirjes së bashkisë
Të ndryshme

“Fushë-Arrëzi nuk preket!”Ish-kryebashkiaku Alfred Qafa thirrje për revoltë qytetare kundër shkrirjes së bashkisë

6 Gusht, 2026
“Larg politikës, pranë zemrës” – Eduart Ndocaj emocionon me dedikimin për bashkëshorten në 27-vjetorin e martesës
Lifestyle

“Larg politikës, pranë zemrës” – Eduart Ndocaj emocionon me dedikimin për bashkëshorten në 27-vjetorin e martesës

25 Korrik, 2026
TALENTI NUK MJAFTON: “RRUGËTIMI I NJË ARTISTI TË RI SHQIPËTAR”
Të ndryshme

TALENTI NUK MJAFTON: “RRUGËTIMI I NJË ARTISTI TË RI SHQIPËTAR”

16 Qershor, 2026
Martin Henze:”Shqipëria nuk mund të hyjë në BE me autokratin Rama dhe me këtë qeveri”
Të ndryshme

Martin Henze:”Shqipëria nuk mund të hyjë në BE me autokratin Rama dhe me këtë qeveri”

6 Qershor, 2026
FOTO/ Shpëtim Axhami krah Princit Leka II në ceremoninë madhështore mbretërore në Rumani, mesazhe të forta për të ardhmen e Shqipërisë
Të ndryshme

FOTO/ Shpëtim Axhami krah Princit Leka II në ceremoninë madhështore mbretërore në Rumani, mesazhe të forta për të ardhmen e Shqipërisë

12 Maj, 2026

TË FUNDIT

Shpëtim Axhami kujton Havzi Nelën: “Poeti antikomunist që nuk u përkul para diktaturës”
Aktualitet

Axhami: Heshtën për Havzi Nelën, turpi mbetet për ta!

15 Gusht, 2026

Zjarret në Lurë, kërkohet hetim nga SPAK dhe BKH: “Kush e ka shkaktuar dëmin?”
Aktualitet

Zjarret në Lurë, kërkohet hetim nga SPAK dhe BKH: “Kush e ka shkaktuar dëmin?”

14 Gusht, 2026

Nga Valbona Lushi-Gavelli: Kur shteti harro më të pambrojturit
Të ndryshme

Nga Valbona Lushi-Gavelli: Kur shteti harron më të pambrojturit

12 Gusht, 2026

Shpëtim Axhami kujton Havzi Nelën: “Poeti antikomunist që nuk u përkul para diktaturës”
Aktualitet

Shpëtim Axhami kujton Havzi Nelën: “Poeti antikomunist që nuk u përkul para diktaturës”

10 Gusht, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com