Drejtori i postës së qytetit të Dibrës Ilir Vraniçi dhe shefi i zyrës Xhevdet Doda, me urdhër të prokurorisë kanë rënë në prangat e policisë.
Vraniçi dhe Doda akuzohen për shpërdorim detyre. Ka qenë prokurorja Xhoana Mehmetaj e cika ka firmosur urdhër arrestin edhe për punonjësin e postës Gazmir Hasi i cili akuzohet për vjedhje duke shpërdoruar detyrën dhe faksifiikim dokumentash.
Mbi drejtorin dhe shefin e zyrës rëndon akuza për “shpërdorim detyre”pasi nuk kanë pikasur Hasin për vjedhje edhe pse në dokuemntacionete plotësuara nga vetë ai ka parregullsi.
Sipas hetimeve ata kanë qenë në dijeni për veprimet e punonjësit dhe nuk kanë marrë asnjë masë ndëshkimi ndaj tij.











