Nga Qamil Gjyrezi
Në vend të një komenti në FB!
Në FB një komentues shkruajti për një deklaratë të Znj Jorida Tabaku: “Shumë më shajnë por unë do flas: Duhet një PD pa Sali Berishën, me protesta s’e rrëzojmë Edi Ramën”!
Komentuesi shkruajti: “Sa më shumë do flisni aq më shumë do gabojsh” (SM)!?
Unë po botoj komentim tim të bërë në statusin per deklaratën e Zonjës Tabaku!
“Në politikë, ashtu si në gramatikë “gabimin” që e bëjnë të gjithë e shpallin si rregull”.
Gabimin e parë bënë (e bëmë) ata që e “mbyllën gojën” kur u nxorrën me dhunë nga greva e urisë në vitin 1994, Ernest Perdoda me ish-të persekutuarit politikë!
Në këtë kontekst ishte përsëri gabim që u “mbyll goja”, nuk u protestua kur Sali Berisha ndau tokën me mbështetjen e pseudo-pronarëve me ligjin 7501!
Një gabim tjetër ishte kur SHBA dhe partnerët tanë perëndimorë kërkuan ndërtimin e shtetit ligjorë, drejtësinë e pavarur para vitit 1997 dhe jo shtetit autoritarë gjoja se po “sulmojmë” ish-komunistët dhe ish-byronë duke i “dënuar për kafe”!
Znj Jorida Tabaku bën shumë mirë që flet, e ka për detyrë për të mbrojtur kauzën e vërtetë të një PD-je për të ardhmen e të rinjve shqiptarë!
Sali Berisha nuk është e ardhmja e të rinjve shqiptarë!
Në 30 vite kemi bërë shumë gabime, në të gjitha planet sociale, politike, ekonomike dhe njerëzore!
Prandaj është e domosdoshme që të mos bëjmë përsëri gabime se do të bëhen “faje”!
Nuk po shkruaj për ngjarje që kanë të bëjnë para vitit 2013, kur u “dogjën” ish-të persekuturit politikë.
Ish-të persekutuarit janë një shtresë e nderuar dhe shumë e vuajtur, por duhet të jenë një dhe nuk duhet të përdoren as nga Sali Berisha, Edi Rama ose kushdo tjetër për pushtet dhe përfitime personale!
Prandaj gabimi i dytë, mbas 30 vitesh do të jetë fatal për të ardhmen e demokracisë në Shqipëri!
Po e mbylli me shprehjen filozofike: “Në politikë, ashtu si në gramatikë gabimin që e bëjnë të gjithë e shpallin si rregull”!










