InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Tabaku: Aeroporti i Vlorës në zonë të mbrojtur, përpos shkatërrimit të natyrës dhe ekosistemit, projekti është korruptiv

24 Qershor, 2022
in Aktualitet, InfoPress, Lajme, Politikë
A A
Tabaku: Aeroporti i Vlorës në zonë të mbrojtur, përpos shkatërrimit të natyrës dhe ekosistemit, projekti është korruptiv

Deputetja e PD, Jorida Tabaku deklaroi sot se aeroporti i Vlorës do të ngrohet në një zonë të mbrojtur dhe se përpos shkatërrimit të natyrës dhe ekosistemit, projekti është korruptiv.

Sipas Tabakut, kjo është një tjetër skemë tipike korrupsioni ku qeveria është e përfshirë dhe qartësisht ka favorizuar një palë.

“Në qoftë se do të kishte një garë, nqs nuk do të ishte shkelur ligji, nqs nuk do të favorizohej një kompani pranë qeverisë mund të kishim pasur investitorë të huaj, mund të flisnim për konkurrencë e treg të lirë. Sot fatkeqësia kryesore është kapitullimi i ekonomisë së tregut, me këtë sjellje e korrupsion për të komanduar çdo gjë e këdo”, deklaroi deputetja e PD.

DEKLARATA E PLOTË

Ditën e djeshme në kuvendin e Shqipërisë ngritja një çështje që si deputete dhe si kryetare e komisionit të integrimit më është dashur ta ndjek; aeroportin e Vlorës.

Një projekt që kryeministri e shpalli fituesin dhe vendin e ndërtimit në mars 2021, pak javë përpara ditës së zgjedhjeve.

Ministrja Kumbaro ditën e djeshme deklaroi se “njolla e projektit ndodhet në një zonë që nuk është zonë e mbrojtur kombëtare. Kjo është në njollën e vjetër të aerodromit”.

Këtu përpara jush po ju tregoj këtë pamje, në të majtë ne kemi zonën e Vjosë-Nartës e që ka qenë zonë e mbrojtur.

Në të djathtë kemi të njëjtin park por që siç e shihni në mes aty ka një njollë aeroporti dhe rruge, tani pikërisht për atë njollë aty zonja Kumbaro thotë që është jashtë zonës së mbrojtur dhe jashtë parkut.

Ftoj çdo shqiptar që ta shohë me sytë e tij dhe të gjykojë vetë a është ky aeroport jashtë zonës së mbrojtur?! Përveç aeroportit këtu do të ketë dhe një zone tjetër zhvillimore?

Por, përpos shkatërrimit të natyrës dhe ekosistemit duke përdhosur një nga zonat e mbrojtura ligatinore projekti në vetvete është korruptiv.

Gjashtë muaj më parë i kam dërguar dy shkresa Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjetikës dhe gjithashtu edhe ATRAKO për të kuptuar se çfarë po ndodh për Aeroportin e Vlorës.

Nuk mora asnjë përgjigje serioze nga ministria e cila refuzonte të kthente përgjigje përfshirë edhe kontratën por edhe tenderin.

Arsyen e kësaj heshtje e mësova duke lexuar shkrimin investigativ.

Kontrata koncesionare me vlerë 138.2 mln euro është fituar nga një konsorcium që zotërohet nga dy kompani; e para është kompania turke që ndërtoi falas spitalin e Fierit dhe kompania e dytë është e afërt me kryeministrin.

Përpos kësaj, historia e garës së këtij koncesioni me vlerë 138.2 mln euro është e mbuluar me dyshime të mëdha. Pjesëmarrës në garë ka qenë një kompani britanike e cila akuzon qeverinë se ka ndryshuar kriteret e garës pak ditë përpara përfundimit të saj. Dy javë përpara përfundimit të garës.

Pikërisht pas këtyre ndryshimeve, ka hyrë në lojë konsorciumi fitues që është regjistruar në 1 mars 2021 dhe është shpallur fitues 3 ditë më pas.

Unë e dëgjoj retorikën e qeverisë që justifikon e mbron korrupsionin sepse po ndërton vepra publke, jam e sigurt që do t’i dalë për zot Rama si i ka dalë për zot çdo afere tjetër korruptive, por unë nuk bie dot dakord me shkeljen e ligjit, nuk bie dot dakord me këtë normalizim korrupsioni, nuk bie dot dakord me këtë lehtësi të frikshme për të pranuar korrupsion si normë dhe vlerë.

Thjesht nuk është kjo mënyra se si unë e shoh Shqipërinë kandidate për në BE!

Jam e bindur që nuk është mënyra që shqiptari e sheh të ardhmen e shtëpisë së tij, e kombit dhe atdheut tonë.

Kontrata koncesionare që i është falur këtij konsorciumi dhe që do të ndërtohet në një zonë të mbrojtur natyrore ka një vlerë prej 138.2 mln euro.

Sipas kontratës qeveria i ka garantuar konsorciumit se do t’i paguajë 9.6 mln euro apo diferencën nëse në 4 vite konsorciumi nuk fiton të ardhura nga fluturimet në këtë vlerë. Po ashtu nëse konsorciumi nuk fiton në vitin e 13 shifrën prej 18.7 mln euro do jenë taksat e shqiptarëve që do t’ia paguajnë.

Në total, në fund të kontratës koncesionare kompania fituese e një tenderi që sot është dërguar në SPAK do të përfitojë 138.2 mln euro nga buxheti shtetit një vlerë që sipas investigimit dhe letrave është 30% më shumë se sa kosto e ndërtimit.

Kjo është një tjetër skemë tipike korrupsioni ku qeveria është e përfshirë dhe qartësisht ka favorizuar një palë. Në qoftë se do të kishte një garë, nqs nuk do të ishte shkelur ligji, nqs nuk do të favorizohej një kompani pranë qeverisë mund të kishim pasur investitorë të huaj, mund të flisnim për konkurrencë e treg të lirë. Sot fatkeqësia kryesore është kapitullimi i ekonomisë së tregut, me këtë sjellje e korrupsion për të komanduar çdo gjë e këdo.

Një skemë korrupsioni që sikurse gllabëron paratë e buxhetit, taksat e rritura që paguajnë shqiptarët po shkatërron dhe një tjetër pasuri kombëtare të atdheut tonë.

Të Lidhura

Erion Braçe vetëofrohet si kandidat për kryetar Bashkie në Tiranë në zgjedhjet e ardhshme
Aktualitet

Erion Braçe vetëofrohet si kandidat për kryetar Bashkie në Tiranë në zgjedhjet e ardhshme

30 Mars, 2026
Rikthehet ora verore, akrepat zhvendosen 1 orë përpara
Aktualitet

Rikthehet ora verore, akrepat zhvendosen 1 orë përpara

29 Mars, 2026
Skandali seksual në KLP/ Pyetet në SPAK gruaja që denoncoi Olger Eminaj! BKH i kontrollon telefonin
Aktualitet

Skandali seksual në KLP/ Pyetet në SPAK gruaja që denoncoi Olger Eminaj! BKH i kontrollon telefonin

28 Mars, 2026
Gjirokastër/ Policia zbërthen rrjetin e emigrantëve të paligjshëm, 2 në pranga dhe 2 automjete të sekuestruara
Aktualitet

Goditet skema e mashtrimit në Gjirokastës/ 35 biznese viktima të 26-vjeçarit që hiqej si zyrtar

28 Mars, 2026
Një zë i fortë në kohë sfidash/ Enkelejda Veliu hyn në garë për të udhëhequr Partinë Demokratike në Fier
Aktualitet

Një zë i fortë në kohë sfidash/ Enkelejda Veliu hyn në garë për të udhëhequr Partinë Demokratike në Fier

28 Mars, 2026
Aksident i trefishtë në aksin Thumanë-Fushë Krujë/ Të plagosurit dërgohen te Spitali i Traumës
Aktualitet

Aksident i trefishtë në aksin Thumanë-Fushë Krujë/ Të plagosurit dërgohen te Spitali i Traumës

28 Mars, 2026

TË FUNDIT

Mateo pranon krizën me Brikenën: “Jemi ftohur, por dua ta rregullojmë”
Show Biz

Mateo pranon krizën me Brikenën: “Jemi ftohur, por dua ta rregullojmë”

30 Mars, 2026

Erion Braçe vetëofrohet si kandidat për kryetar Bashkie në Tiranë në zgjedhjet e ardhshme
Aktualitet

Erion Braçe vetëofrohet si kandidat për kryetar Bashkie në Tiranë në zgjedhjet e ardhshme

30 Mars, 2026

HOROSKOPI I DITËS së sotme, hënë 30 mars 2026!
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS së sotme, hënë 30 mars 2026!

30 Mars, 2026

Rikthehet ora verore, akrepat zhvendosen 1 orë përpara
Aktualitet

Rikthehet ora verore, akrepat zhvendosen 1 orë përpara

29 Mars, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com