– Një grua është vënë në pranga në Divjakë pasi ka dhunuar bashkëshortin e saj. 54-vjeçarja me incialet E.Z, është vënë në pranga pasi ka kanosur për jetën dhe ka dhunuar bashkëshortin. Banuesja në Ferras të Divjakës tashmë do të përballet me akuzën ‘Dhunë në familje’.
“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Divjakë arrestuan në flagrancë shtetasen E. Z. (L)., 54 vjeçe, banuese në Ferras, Divjakë, pasi ka kanosur për jetën dhe ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortit të saj”, njofton policia.