Ukraina është zgjuar sot në ditën e dytë të pushtimit rus. Ditë që edhe kjo do të jetë shumë e vështirë për qytetarët e Ukrainës.
Bëhet me dije se ushtarët rusë janë në Kiev dhe këtë e kanë konfirmuar zyrtarë ukrainas me anë të postimeve në rrjetet sociale.
Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës tha se armiku ishte në rrethin e Obolon, rreth 9 km në veri të parlamentit të Kievit në qendër të qytetit.
Ata u kanë bërë thirrje vendasve që të përgatiten për të luftuar me molotov, ndërsa të tjerët të kërkojnë strehim.
“Vëmendje! Armiku ndodhet në Obolon. Lusim qytetarët që të informojnë për lëvizjen e pajisjeve! Bëj molotov, bëhu gati për të luftuar! Banorë të qetë – kini kujdes! Mos dilni nga shtëpia!”thuhet ndër të tjera në postim.
Korrespondentët e BBS thonë se në Kiev më herët kanë dëgjuar të shtëna armësh, ndërsa priten sërish bombardime.











