InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Lifestyle

“Jeta është plot me të papritura”. Kjo histori personale do t’ju emocionojë shumë

12 Nëntor, 2021
in Lifestyle, Të ndryshme
A A
“Jeta është plot me të papritura”. Kjo histori personale do t’ju emocionojë shumë

“Isha shtatë vjeç kur babi na la. Unë isha fëmija i vetëm i prindërve të mi, kështu që nëna ime dhe unë mbetëm të vetëm. Nuk dinim çfarë të bënim. Dua të them, ne ishim shumë të varur prej tij. Ai e mbante familjen, mamaja ishte shtëpiake dhe unë isha vetëm shtatë vjeç. I dobët fizikisht dhe gjithmonë i ofenduar nga të tjerët në shkollë. Nuk kam qenë i mirë për asgjë.

Trupi im ishte plot probleme, vuaja nga astma bronkiale, problemet me sinuset, kam një veshkë të vetme funksionale, kam diabet dhe kam bërë fraktura të shumta gjatë gjithë fëmijërisë sime për shkak të trupit të dobët. Mami më çonte te shumë mjekë të ndryshëm për të më parë, më ushqeu me ushqime të mbushura me energji, më çoi në palestër etj. Por gjithçka dështoi dhe ende vuaj nga sëmundjet e mësipërme. Kështu që tani edhe pse jam një burrë i rritur plotësisht (në moshë), në të 30-at e mia, ende dukem si një fëmijë që po studion për të hyrë në shkollën e mesme.

Nuk isha në gjendje të bëja shumë në aspektin fizik dhe emocional, kështu që bëra atë që më dukej më e lehtë, të studioja. I jam përkushtuar për orë, ditë, javë, muaj studimeve. Ishin ngushëllimi im; më ndihmonin të qëndroja larg kaosit dhe gjithashtu më ndihmonin të harroja se kush isha dhe çfarë nuk mund të isha. Meqenëse po i kushtoja shumë nga koha ime librave, u bëra i zoti në profesionin tim. Unë u diplomova nga kolegji kur isha rreth 20 vjeç dhe fitova doktoraturën time në moshën 26 vjeçare.

Fitova shumë oferta pune, por i refuzova të gjitha. Doja të bëja më shumë se një punë. Pra, si doktorant i shkencave, aplikova për kërkime në universitete të ndryshme prestigjiozë me profesorë dhe shkencëtarë. Kam marrë telefonata nga pothuajse të gjithë. Unë isha super i emocionuar dhe gati të nisja punë sa mëparë. Ia dhashë lajmin mamit, mendova se do të ishte e lumtur, por ajo u trondit. Ndonëse e lumtur që po përparoja shumë në karrierën time, ishte edhe e tronditur dhe e trishtuar që do të më duhet të qëndrojajashtë vendit për një kohë të gjatë. Ajo ishte e shqetësuar se do ta lija atë si babai im dhe po mundohej të mos qante në moment, por lotët i rridhnin jashtë kontrollit. U përpoqa ta ngushëlloja, por ajo u largua nga dhoma.

Më vonë atë natë isha duke parë televizor, kur dëgjova një zhurmë në kuzhinë. Shkova të shihja çfarëkishte rënë dhe atje pashë mamin të shtrirë në tokë; ajo po pësonte një atak në zemër. Kështu që thirra shpejt ambulancën dhe e çuam në spital me urgjencë. U shtrua menjëherë në njësinë e kujdesit intensiv. Mua më kërkuan të ulesha në ndonjë vend, pasi do të duhej pak kohë para se të flisja sërish me të. Nuk dija çfarë të bëja, thjesht po vija re se frymëmarrja më ishte shpejtuar. Isha aq i shqetësuar për nënën time,saqë kisha harruar se vuaja nga astma dhe e kisha lënë në shtëpi pompën time të astmës.

Gjëja që mbaj mend ishte se u rrëzova përtokë. Më vonë e gjeta veten në një nga shtretërit e spitalit. Doktori ishte shumë i zemëruar me mua dhe pasi ai u largua, infermierja më tha se duhet të isha më ikujdesshme pasi nëna ime kishte nevojë në këto momente për vëmendjen time. Nëse ajo e merrte vesh për çfarë më kishte ndodhur, atëherë gjendja e saj mund të përkeqësohej. Kështu që u përpoqa të ngrihesha, por infermierja më kërkoi të rrija ende shtrirë derisa të mbërrinin analizat e mia, në mënyrë që të mund të përcaktonin gjendjen time përpara se të më lejonin të ecja përsëri. Në gjithë këtë rrëmujë dhe pas gjithëkëtyre pengesave, kuptova se si mamaja ime kishte qenë gjithmonë pranë meje. Pa as edhe një ankesë të vetme. Ajo luftoi për të dy ne, e menaxhoi shtëpinë e vetme në mënyrë që unë të përqendrohesha në studime dhe të bëja atë që doja. Kuptova se ishte koha ime të kujdesesha për të. Kështu që i qëndrova pranë, refuzova ofertat e punëve larg dhe zgjodha një pozicion mësimdhënësi në kolegjin lokal. Mamiështë mirë tani; pak e trishtuar që nuk shkova, por e lumtur më shumë se kurrë që djali i saj, për të cilën ajo ishte krenare, po i qëndron pranë e po kujdeset për të.

Faleminderit per leximin!

-Anonim, 30 vjeçari”

Të Lidhura

Nga Valbona Lushi-Gavelli: Kur shteti harro më të pambrojturit
Të ndryshme

Nga Valbona Lushi-Gavelli: Kur shteti harron më të pambrojturit

12 Gusht, 2026
“Fushë-Arrëzi nuk preket!”Ish-kryebashkiaku Alfred Qafa thirrje për revoltë qytetare kundër shkrirjes së bashkisë
Të ndryshme

“Fushë-Arrëzi nuk preket!”Ish-kryebashkiaku Alfred Qafa thirrje për revoltë qytetare kundër shkrirjes së bashkisë

6 Gusht, 2026
“Larg politikës, pranë zemrës” – Eduart Ndocaj emocionon me dedikimin për bashkëshorten në 27-vjetorin e martesës
Lifestyle

“Larg politikës, pranë zemrës” – Eduart Ndocaj emocionon me dedikimin për bashkëshorten në 27-vjetorin e martesës

25 Korrik, 2026
TALENTI NUK MJAFTON: “RRUGËTIMI I NJË ARTISTI TË RI SHQIPËTAR”
Të ndryshme

TALENTI NUK MJAFTON: “RRUGËTIMI I NJË ARTISTI TË RI SHQIPËTAR”

16 Qershor, 2026
Martin Henze:”Shqipëria nuk mund të hyjë në BE me autokratin Rama dhe me këtë qeveri”
Të ndryshme

Martin Henze:”Shqipëria nuk mund të hyjë në BE me autokratin Rama dhe me këtë qeveri”

6 Qershor, 2026
FOTO/ Shpëtim Axhami krah Princit Leka II në ceremoninë madhështore mbretërore në Rumani, mesazhe të forta për të ardhmen e Shqipërisë
Të ndryshme

FOTO/ Shpëtim Axhami krah Princit Leka II në ceremoninë madhështore mbretërore në Rumani, mesazhe të forta për të ardhmen e Shqipërisë

12 Maj, 2026

TË FUNDIT

“E drejta nuk është nder” – Axhami reagon pas qytetarit që priti 5 orë për të takuar Ramën
Aktualitet

Axhami: Kjo qeverisje ka rënë, Shqipëria ka nevojë për një kthesë politike

28 Gusht, 2026

NGA EVA KACANJA: “KU QËNDRON DRITA DHE ERRËSIRA JUAJ?”
I përzgjedhur

NGA EVA KACANJA: “KU QËNDRON DRITA DHE ERRËSIRA JUAJ?”

27 Gusht, 2026

“E drejta nuk është nder” – Axhami reagon pas qytetarit që priti 5 orë për të takuar Ramën
Aktualitet

“E drejta nuk është nder” – Axhami reagon pas qytetarit që priti 5 orë për të takuar Ramën

24 Gusht, 2026

Beralb në krah të Bashkisë Pukë: Mbështetje konkrete dhe mjete në vijën e zjarrit
Aktualitet

Beralb në krah të Bashkisë Pukë: Mbështetje konkrete dhe mjete në vijën e zjarrit

24 Gusht, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com