InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Receta e lumturisë: dashuri dhe përkushtim

5 Nëntor, 2021
in InfoPress, Lifestyle, Të ndryshme
A A
Receta e lumturisë: dashuri dhe përkushtim

Dashuria dhe përkushtimi janë shumë të rëndësishme për Gledisën. Në moshën 3 vjeçare, u diagnostikua me autizëm dhe sindromën Down. Me përkushtimin e të ëmës, por edhe të mësueses kujdestare, 16 vjeçarja sapo mbaroi shkollën 9 vjeçare dhe tani është gati të marrë drejtimin e jetës së saj. Dëshira më e madhe që ka, është të gatuajë për njerëzit e saj më të dashur: vëllain, të ëmën dhe të atin që shpeshherë emigron për të siguruar më shumë të ardhura për familjen.

‘’Do dëshiroja shumë që të punoja edhe të kontriboja për t’i siguruar të ardhura familjes time që edhe bashkëshorti mos të detyrohej të largohej në emigrim, edhe të ishte pranë fëmijëve të tij pasi prania e tij është e domosdoshme. Megjithatë kushtet dhe vështirësitë ekonomike nuk na i lejojnë pasi unë duhet të qëndroj në shtëpi për shkak se Gledisa ka nevojë për një kujdesje të veçantë,’’- thotë e ëma e adoleshentes.

Gatimi për Gledisën ka filluar që në moshë të hershme duke ndihmuar nënën e saj në përgatitjen e recetave të ndryshme. Asaj i pëlqen të ndjekë dhe të mësojë receta të reja nëpërmjet platformës YouTube. Pamundësitë ekonomike nuk e lejonin familjen që t’i siguronin mundësinë për të mësuar më shumë rreth pasionit të saj.

‘‘Gledisa, është një nxënëse që do e donte çdo mësuese që jepte mësim në klasën e saj. Ajo të fal shumë dashuri dhe jam shumë krenare që do ia tregoj brezave pasardhës si shembull frymëzimi për vendosmërinë që e karakterizon Gledisën dhe dëshirën e madhe të saj për një të ardhme sa më të mirë,’’ – shprehet mësuese Gania.

E ëma e vajzës, Donika, tregon se të bijën e ka ndihmuar shumë mësuesja e saj, e cila ka këmbëngulur që të ndiqte shkollën dhe të kalonte kohë me shokë e shoqe. Fillimisht, për familjen e Gledisës, ishte shumë të vështirë ta pranonin që vajza e tyre kishte nevojë për kujdesje të veçantë. Nga ana tjetër, të ardhurat e pakta financiare shkonin për të plotësuar nevojat bazë. Terapitë e specializuara dhe dëshira për të vazhduar një kurs kuzhine ishin të pamundura.

Familja e Gledisës, është një nga 700 familjet, që janë mbështetur nga projekti “Përgjigje gjithëpërfshirëse ndaj COVID-19 për fëmijët me aftësi të kufizuara dhe familjet e tyre në Shqipëri” i financuar nga Bashkimi Evropian dhe i zbatuar nga World Vision Albania në partneritet me  organizatat e shoqërisë civile. Ndër të tjera, Gledisa ka marrë edhe një set guzhine në mënyrë që të jetë një hap më afër ëndrrës së saj.

Ky projekt synon përmirësimin e shërbimeve të integruara për fëmijët me aftësi të kufizuara, por edhe për të ndihmuar në tejkalimin e vështirësive të thelluara të familjeve, veçanërisht pas pandemisë COVID-19.

Të Lidhura

Nga Valbona Lushi-Gavelli: Kur shteti harro më të pambrojturit
Të ndryshme

Nga Valbona Lushi-Gavelli: Kur shteti harron më të pambrojturit

12 Gusht, 2026
“Fushë-Arrëzi nuk preket!”Ish-kryebashkiaku Alfred Qafa thirrje për revoltë qytetare kundër shkrirjes së bashkisë
Të ndryshme

“Fushë-Arrëzi nuk preket!”Ish-kryebashkiaku Alfred Qafa thirrje për revoltë qytetare kundër shkrirjes së bashkisë

6 Gusht, 2026
“Larg politikës, pranë zemrës” – Eduart Ndocaj emocionon me dedikimin për bashkëshorten në 27-vjetorin e martesës
Lifestyle

“Larg politikës, pranë zemrës” – Eduart Ndocaj emocionon me dedikimin për bashkëshorten në 27-vjetorin e martesës

25 Korrik, 2026
Nga Eva Vatoci: “Çfarë ka? Gruan time vrava…”Fjalia që duhet të turpërojë Policinë e shtetit!
InfoPress

Nga Eva Vatoci: “Çfarë ka? Gruan time vrava…”Fjalia që duhet të turpërojë Policinë e shtetit!

10 Korrik, 2026
TALENTI NUK MJAFTON: “RRUGËTIMI I NJË ARTISTI TË RI SHQIPËTAR”
Të ndryshme

TALENTI NUK MJAFTON: “RRUGËTIMI I NJË ARTISTI TË RI SHQIPËTAR”

16 Qershor, 2026
Martin Henze:”Shqipëria nuk mund të hyjë në BE me autokratin Rama dhe me këtë qeveri”
Të ndryshme

Martin Henze:”Shqipëria nuk mund të hyjë në BE me autokratin Rama dhe me këtë qeveri”

6 Qershor, 2026

TË FUNDIT

“E drejta nuk është nder” – Axhami reagon pas qytetarit që priti 5 orë për të takuar Ramën
Aktualitet

Axhami: Kjo qeverisje ka rënë, Shqipëria ka nevojë për një kthesë politike

28 Gusht, 2026

NGA EVA KACANJA: “KU QËNDRON DRITA DHE ERRËSIRA JUAJ?”
I përzgjedhur

NGA EVA KACANJA: “KU QËNDRON DRITA DHE ERRËSIRA JUAJ?”

27 Gusht, 2026

“E drejta nuk është nder” – Axhami reagon pas qytetarit që priti 5 orë për të takuar Ramën
Aktualitet

“E drejta nuk është nder” – Axhami reagon pas qytetarit që priti 5 orë për të takuar Ramën

24 Gusht, 2026

Beralb në krah të Bashkisë Pukë: Mbështetje konkrete dhe mjete në vijën e zjarrit
Aktualitet

Beralb në krah të Bashkisë Pukë: Mbështetje konkrete dhe mjete në vijën e zjarrit

24 Gusht, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com