InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Lifestyle

Studimi befasues: Burrat përjetojnë më shumë dhimbje emocionale gjatë ndarjes sesa gratë

5 Nëntor, 2021
in Lifestyle, Të ndryshme
A A
Studimi befasues: Burrat përjetojnë më shumë dhimbje emocionale gjatë ndarjes sesa gratë

Një studim i ri ka zbuluar se burrat priren të përjetojnë më shumë dhimbje emocionale sesa gratë, kur marrëdhënia e tyre nis të marrë një kthesë për keq. Një ekip ndërkombëtar psikologësh i udhëhequr nga studiues të Universitetit të Lankasterit, kreu analizën e parë të “të dhënave të mëdha” mbi problemet në marrëdhëniet në çift.

“Shumica e asaj që dimë mbi problemet në marrëdhëniet romantike, vjen nga studimet e njerëzve që janë pjesë e terapisë në çift, e cila përfshin një nëngrup mjaft specifik njerëzish. Ne donim të kuptonim jo vetëm se cilat probleme përjetohen më shpesh nga publiku i gjerë, por kush i përjeton ato më shumë”- tha Sharlot Entuistëll, autorja kryesore e studimit

Duke përdorur metoda të përpunimit të gjuhës, ekipi analizoi karakteristikat demografike dhe psikologjike të mbi 184.000 njerëzve që shkruan mbi problemet e tyre në një forum anonim në internet. Më pas hulumtuesit më pas ishin në gjendje të përcaktonin statistikisht temat më të zakonshme që dolën në çdo postim, duke krijuar një “hartë” të problemeve më të zakonshme të marrëdhënieve në çift.

Rezultatet treguan se problemet e komunikimit ishin problemi nr.1 më i shpeshtë i përmendur, me gati 1 në 5 njerëz që nxorën në pah vështirësitë në diskutimin e problemeve me partnerin apo partneren. Ndërkohë 1 në 8 prej tyre përmendi çështjet e besimit në marrëdhëniet e tyre.

Nga të dhënat dolën gjithashtu modele të papritura më parë, duke përfshirë dallimet kryesore gjinore në të cilat u përdorën më shumë temat. “Teksa po kryenim studimin, kuptuam se kjo ishte një mundësi e rëndësishme për të testuar shumë ide të përbashkëta rreth dallimeve gjinore në marrëdhëniet. Për shembull, a janë burrat më pak të investuar emocionalisht në marrëdhënie sesa gratë, apo kjo ndodh pasi burrat stigmatizohen nga ndarja e ndjenjave të tyre?”- thotë dr.Rajan Boid, studiuesi kryesor në këtë studim.

Analizat zbuluan se tema më e zakonshme e përmendur nga njerëzit që flisnin për problemet e marrëdhënieve të tyre, ishte rreth dhimbjes emocionale të shkaktuar nga problemet, sesa vetë problemet. Tema më e zakonshme ishte për “dhimbjen e zemrës”, dhe përbëhej nga fjalë si keqardhje, ndarje, qarje dhe zemër–thyerje.

Ndryshe nga pritshmëritë e tyre, gjetjet e ekipit treguan se burrat diskutojnë më shumë për thyerjen e zemrës sesa gratë. Ato sugjerojnë se stereotipi i burrave që investohen më pak emocionalisht në marrëdhënie sesa gratë, mund të mos jetë i saktë.Entuistëll shprehet:”Sidomos fakti që tema e dhimbjes shpirtërore diskutohej më shpesh nga burrat, tregon se si burrat janë të paktën po aq të prekur emocionalisht nga problemet e marrëdhënieve sa gratë”. Përveç kësaj, studiuesit zbuluan se burrat kishin më shumë gjasa të kërkonin ndihmë në marrëdhënie sesa gratë në mjediset online.

Boid vë në dukje se “tradicionalisht, gratë kanë më shumë gjasa të identifikojnë problemet nëmarrëdhënie sesa burrat”. Autorët e studimit thonë se gjetjet e këtij studimi mund të ndihmojnë gjithashtu në de–stigmatizimin e kërkimit të ndihmës nga burrat, duke treguar se sa të zakonshme janë problemet në marrëdhëniet në çift, dhe duke treguar se edhe burrat kanë po aq gjasa sa gratë të kërkojnë ndihmën e psikologut. 

Të Lidhura

Nga Valbona Lushi-Gavelli: Kur shteti harro më të pambrojturit
Të ndryshme

Nga Valbona Lushi-Gavelli: Kur shteti harron më të pambrojturit

12 Gusht, 2026
“Fushë-Arrëzi nuk preket!”Ish-kryebashkiaku Alfred Qafa thirrje për revoltë qytetare kundër shkrirjes së bashkisë
Të ndryshme

“Fushë-Arrëzi nuk preket!”Ish-kryebashkiaku Alfred Qafa thirrje për revoltë qytetare kundër shkrirjes së bashkisë

6 Gusht, 2026
“Larg politikës, pranë zemrës” – Eduart Ndocaj emocionon me dedikimin për bashkëshorten në 27-vjetorin e martesës
Lifestyle

“Larg politikës, pranë zemrës” – Eduart Ndocaj emocionon me dedikimin për bashkëshorten në 27-vjetorin e martesës

25 Korrik, 2026
TALENTI NUK MJAFTON: “RRUGËTIMI I NJË ARTISTI TË RI SHQIPËTAR”
Të ndryshme

TALENTI NUK MJAFTON: “RRUGËTIMI I NJË ARTISTI TË RI SHQIPËTAR”

16 Qershor, 2026
Martin Henze:”Shqipëria nuk mund të hyjë në BE me autokratin Rama dhe me këtë qeveri”
Të ndryshme

Martin Henze:”Shqipëria nuk mund të hyjë në BE me autokratin Rama dhe me këtë qeveri”

6 Qershor, 2026
FOTO/ Shpëtim Axhami krah Princit Leka II në ceremoninë madhështore mbretërore në Rumani, mesazhe të forta për të ardhmen e Shqipërisë
Të ndryshme

FOTO/ Shpëtim Axhami krah Princit Leka II në ceremoninë madhështore mbretërore në Rumani, mesazhe të forta për të ardhmen e Shqipërisë

12 Maj, 2026

TË FUNDIT

“E drejta nuk është nder” – Axhami reagon pas qytetarit që priti 5 orë për të takuar Ramën
Aktualitet

Axhami: Kjo qeverisje ka rënë, Shqipëria ka nevojë për një kthesë politike

28 Gusht, 2026

NGA EVA KACANJA: “KU QËNDRON DRITA DHE ERRËSIRA JUAJ?”
I përzgjedhur

NGA EVA KACANJA: “KU QËNDRON DRITA DHE ERRËSIRA JUAJ?”

27 Gusht, 2026

“E drejta nuk është nder” – Axhami reagon pas qytetarit që priti 5 orë për të takuar Ramën
Aktualitet

“E drejta nuk është nder” – Axhami reagon pas qytetarit që priti 5 orë për të takuar Ramën

24 Gusht, 2026

Beralb në krah të Bashkisë Pukë: Mbështetje konkrete dhe mjete në vijën e zjarrit
Aktualitet

Beralb në krah të Bashkisë Pukë: Mbështetje konkrete dhe mjete në vijën e zjarrit

24 Gusht, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com