Dashi – Jeni artista, por jeni edhe shumë misteriozë. Nuk hapeni shumë me të tjerët.
Demi – Kujdeseni shumë për të tjerët, por jeni edhe egoistë. Doni shumë vëmendje nga të tjerët.
Binjakët – Gazmorë, jeni njerëz të muhabetit, por shpesh jeni edhe arrogantë.
Gaforrja – Të zgjuar në çdo aspekt, ama shpërtheni lehtë nëse diçka nuk shkon sipas interesit tuaj.
Luani – Pasionantë në maksimum, ama edhe shumë ofendues ndaj të tjerëve.
Virgjëresha – Shumë kreativë, duan të provojnë gjëra të reja, ama kanë shumë pasiguri në vetvete.
Peshorja – Shumë të dashur me të tjerët, ama shumë bazikë dhe shpesh konservatorë në mendime.
Akrepi – Njerëz të aventurave, duan të përjetojnë emocione të reja, por mbeten egoistë.
Bricjapi – Unikë, ama mbeten të pabesueshëm, sepse ndërrojnë shumë lehtë mendim.
Shigjetari – Duan shumë, falin shumë dashuri, por duan dhe që të tjerët t’i ndihmojnë të besojnë tek vetja.
Ujori – Empatikë, dinë ta vendosin veten në hallin e të tjerëve, por edhe shumë agresivë kur u preken interesat.
Peshqit – Të qetë, ama shumë konfuzë. Shpesh nuk e dinë çfarë duan të arrijnë në jetë.