InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Artikuj

Kuriozitete pak të njohura për disa personazhe të famshëm!

2 Janar, 2019
in Artikuj, Kulturë, Kuriozitete, Të ndryshme
A A
Kuriozitete pak të njohura për disa personazhe të famshëm!

Mendoni se njihni gjithçka nga letërsia? Duke shfletuar librat është e mundur të gjendesh përballë shumë surprizave, rreth jetës së shkrimtarëve të njohur. Ja disa kuriozitete mbi ta.

1) Dante Aligeri

Jo të gjithë e dinë se “Komedia Hyjnore” në momentin e publikimit nuk kishte asnjë titull. Vepra danteske në fakt ishte titulluar thjesht “Komedia”. Mbiemri u përdor për herë të parë nga poeti Giovanni Boccaccio, brenda “Trattatello in laude di Dante”(1373). Përdorimi i fjalës “Hyjnore” në fakt nisi në mes të viteve 1500, kur Ludovico Dolce, në versionin e tij venecian të 1555-s, përdori emërtimin bokaçian.

2) Çurçill fitoi “Nobel” për Letërsinë

“Për aftësinë e tij për përshkrimet historike dhe biografike, pa anashkaluar oratorinë në mbrojtje dhe nxjerrjen në pah të vlerave njerëzore”. Ky ishte përshkrimi i vendimit për t’i dhënë çmimin “Nobel” për Letërsinë politikanit anglez, në vitin 1953. E lexuat mirë. Të gjithë e kujtojnë si një diplomat dhe politikan, por të paktë janë ata që e dinë se ka marrë këtë çmim. Ndër veprat e tij më të rëndësishme kujtojmë “Lufta e Dytë Botërore” dhe “Një histori e popujve të gjuhës angleze”.

3) Pier Paolo Pasolini

Është një ndër autorët më të mëdhenj të neorealizmit italian. Por, përveçse shkrimtar, ishte edhe regjisor kinematografik. Pasolini bashkëpunoi me regjisorë me emër, si Fellini. Në filmografinë e tij numërohen rreth 20 projekte, mes të cilave. “Salo e le 120 giornate di Sodoma”, “Il fiore delle Mille e una notte” e “Mamma Roma”.

4) Alessandro Manzoni

Çurçill letrar, Pasolini regjisor dhe Manzoni senator. Shkrimtari i njohur i “Promessi Sposi” ka qenë edhe një politikan i rëndësishëm italian. Në fakt, në vitet 1848-1943, senatorët e mbretërisë italiane emëroheshin përjetë nga mbreti.

Mes tyre bënte pjesë dhe shkrimtari, në kategorinë e atyre që përmes shërbimit të dhënë dhe meritave të marra kanë reklamuar atdheun. Alessandro Manzoni ka qenë një ndër të paktët që mori këtë emërtim për merita letrare. Kjo gjë u përsërit gjatë mbretërisë vetëm me Giosue Carducci e Giovanni Verga.

5) Varri i Dantes

Adhuruesit e shumtë të shkrimtarit mendojnë se mund ta vizitojnë varrin e Aligerit në qytetin e tij të lindjes, në Firence. Por, ai ndodhet në Ravenna, qytet ku kaloi vitet e fundit të jetës së tij.

6) Shkrimtarët masonë

Masoneria ka pasur si anëtarë personazhe të njohura në botë. Shumë prej atyre të ashtuquajtur “baballarët themelues të Amerikës” ishin masonë, si George Washington, Thomas Jefferson, Benjamin Franklin dhe 35 anëtarë të tjerë më pak të njohur, firmëtarë të Deklaratës së Pavarësisë si dhe të Kushtetutës së SHBA-së.

Personazhe të tjerë të njohur masonë janë kompozitorët Mozart e Bethoven, por dhe shkrimtarë si Shekspir, Gëte, Volteri, Hygo, Frojdi e shumë të tjerë./botimeshqip

Të Lidhura

Frutat që ulin tensionin e gjakut dhe kolesterolin!
Të ndryshme

Frutat që ulin tensionin e gjakut dhe kolesterolin!

12 Tetor, 2025
Zbuloni çfarë i ndodh organizmit nëse hani dy kivi në ditë
Të ndryshme

Zbuloni çfarë i ndodh organizmit nëse hani dy kivi në ditë

8 Tetor, 2025
Fruti që lufton kancerin dhe plakjen, përfitimet e konsumimit të shegës
Të ndryshme

Fruti që lufton kancerin dhe plakjen, përfitimet e konsumimit të shegës

5 Tetor, 2025
Rëndësia dhe zbatimi i elementeve socialë në zhvillimin e empatisë në shkolla
Artikuj

Rëndësia dhe zbatimi i elementeve socialë në zhvillimin e empatisë në shkolla

2 Tetor, 2025
A është Putin i sëmurë? Misteret që “rrethojnë” shëndetin e presidentit rus
Artikuj

A është Putin i sëmurë? Misteret që “rrethojnë” shëndetin e presidentit rus

28 Shtator, 2025
Facebook dhe Messenger me rregulla të reja për përdoruesit!
Të ndryshme

Facebook dhe Messenger me rregulla të reja për përdoruesit!

27 Shtator, 2025

TË FUNDIT

Manjani: Presidenti po kërkon të grabisë një mandat të Gjykatës Kushtetuese
Politikë

Manjani: Presidenti po kërkon të grabisë një mandat të Gjykatës Kushtetuese

16 Tetor, 2025

HOROSKOPI I DITËS, e enjte 16 Tetor 2025
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS, e enjte 16 Tetor 2025

16 Tetor, 2025

Çfarë bën Luizi kur Kiara Tito është në Portokalli dhe kush kujdeset për Lunën? Ja si përgjigjet moderatoja
Show Biz

Çfarë bën Luizi kur Kiara Tito është në Portokalli dhe kush kujdeset për Lunën? Ja si përgjigjet moderatoja

15 Tetor, 2025

Trump komplimenton Melonin: Je e re dhe e bukur, nuk do të guxoja ta thoja këtë në Amerikë
Bota

Trump komplimenton Melonin: Je e re dhe e bukur, nuk do të guxoja ta thoja këtë në Amerikë

14 Tetor, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com