Arrestohet ish-drejtoresha e Prokurorimeve Publike në Ministrinë e Brendshme!
Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar ka goditur një tjetër rast të korrupsionit të tenderave.
Dhjetra kontrolle janë ushtruar brenda këtij dikasteri dhe në banesat e disa prej zyrtarëve që janë të përfshirë në tenderin e uniformave të Policisë. Dyshohet se në aferën e denoncuar 1 vit më parë nga PD në SPAK është përfshirë një zyrtar i lartë i Ministrisë së Brendshme.
Deri më tani janë prerë 9 urdhër arreste. Pritet që SPAK të dalënë një deklaratë zyrtare për çështjen.