InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Veliaj ngriti flamurin e fitores, Manjani: Gjykata i ka thënë Erionit që atë projektin që miratoi fët e fët në KKT, t’i pijë lëngun… (Arsyetimi i plotë)

3 Korrik, 2021
in Aktualitet, InfoPress, Politikë
A A
“Tetë mandate janë të vjedhura me sistem”- Ish-ministri i Drejtësisë e shpjegon me shifra: Si u shpërblyen me 11 mandate 30 000 votat e PS-së

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese mbi çështjen e Teatrit Kombëtar ishte dje kryefjala e mediave, juristëve e politikanëve, ndërsa fitoren e shpalli dhe kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, i cili tha se Kushtetuesja e legjitimoi shembjen e godinës.

Mirëpo juristi Ylli Manjani, shprehet se pika 4, për të cilën shpall fitoren Veliaj, ajo e vendimit të Këshillit Bashkiak, nuk është kompetencë e Gjykatës Kushtetuese, dhe me shumë mundësi kjo është dhe arsyeja se pse Gjykata nuk e ka shfuqizuar.

Me shumë mundësi kjo çështje do të duhet të shqyrtohet në një gjykatë administrative, ndërkohë që Kushtetuesja ka rrëzuar ligjin special Fusha, si dhe e ka hequr pronësinë e truallit të Teatrit nga Bashkia e Tiranës.

Manjani shkruan mes të tjerave: Praktikisht, Erioni në bazë të këtij vendimi duhet të kthejë mbrapsht me inventar të rregullt godinën e Teatrit. Nëse këtë godinë nuk e ka, do ti duhet ta gjejë ose ta paguajë tullë për tullë. Ka vetëm një shanc ti shpëtojë kësaj përgjegjësie, nëse dikush në qeveri ja firmos marrjen në dorëzim pa inventar. Në këtë rast ky që firmos merr përgjegjësinë e Erionit.

Postimi i plotë i Manjanit:

Disa miq, bazuar në një deklaratë “fitoreje” të Erion Velisë, më kërkojnë mendim shtesë nga sa shkrova më parë, për vendimin e sotëm të Gjykatës Kushtetuese.

Nuk kam ndërmend të sqaroj deliret e Erion Velisë, as të pastroj zhulin mediatik që hedh ai për të ngatërruar opinionin publik me copëza fjalish që shkëputen nga një vendim ende i cunguar i Gjykatës.

Por miqtë e mi, jo të paktë që më shkruajnë në lidhje me pikën 4 të atij vendimi, i ftoj të kuptojnë se:

  1. Duhet të presim arsyetimin për të kuptuar plotësisht llogjikën e vendimit, ku përfshihet edhe ajo pika 4. Kjo do ishte më korrekte.
  2. Megjithatë pika 4, thotë se gjykata ka rrëzuar kërkesën, pra nuk e ka gjykuar pjesën se kushtetutshmërisë së vendimit të këshillit bashkiak. Ndoshta nuk ka gjetur arsye kushtetuese. Ndoshta kjo çështje nuk ishte kompencë e gjykatës kushtetetuese (unë besoj se kjo është arsyeja). Por kjo nuk do të thotë se vendimi i marre nga ai këshill është i ligjshëm.
  3. Debati ligjor mbi ligjshmërinë e një vendimi këshilli bëhet gjykatën Administrative, pse jo edhe në Gjykatën Penale, por jo në atë Kushtetuese.
  1. Por gjykata Kushtetuese ka thënë se ligji për ndërtimin e teatrit me PPP, transferimi i godinës në bashki janë ANTI KUSHTETUESE. Pra kalimi i teatrit te Bashkia është nul. Dhe këshilli bashkiak dhe Erioni ndjehen të “ligjshëm” se kanë shëmbur një godinë që nuk i takonte atyre për ta bërë?! Nëse këtë e quan fitore, e gëzoftë! Por pas qafe e ka.
  1. Praktikisht, Erioni në bazë të këtij vendimi duhet të kthejë mbrapsht me inventar të rregullt godinën e Teatrit. Nëse këtë godinë nuk e ka, do ti duhet ta gjejë ose ta paguajë tullë për tullë. Ka vetëm një shanc ti shpëtojë kësaj përgjegjësie, nëse dikush në qeveri ja firmos marrjen në dorëzim pa inventar. Në këtë rast ky që firmos merr përgjegjësinë e Erionit.
  2. Gjykata i ka thënë Erionit që atë projektin që miratoi fët e fët në KKT, t’i pijë lëngun.

Nëse nuk mjafton kaq, për të kuptuar se “fitorja” e Erionit është si hapja e negociatave të padronit të tij, nuk e di ç’tu them më shumë.

Por, ju lutem përpiquni të kuptoni se Gjykata Kushtetuese nuk ka detyra as të shembë e as të ndërtojë godina; as të fusë njeri në burg; as të bëjë punën e gjykatave të tjera në vend.

Këtu, në kushtetuese pra, flitet për gjykim kushtetues me dy objekte: kushtetushmërinë e normave, pra jo akteve individuale dhe, mosmarrëveshjet ndërmjet pushteteve.

Kaq sa ka vendosur ka bërë shumë, po të kemi në konsideratë se kërkesa ka qenë vetëm për ligjin e koncensionit (ligji Fusha).

E përsëris: prisni vendimin e zbardhur. Lerini deklaratat delirante që dalin nga goja e tharë nga sikleti.

Ky është fiks rasti ku dardha e ka bishtin pas…

Të Lidhura

“Arsimi nuk është propagandë!” Axhami kërkon Reformë Kombëtare Arsimore
Aktualitet

“Arsimi nuk është propagandë!” Axhami kërkon Reformë Kombëtare Arsimore

13 Shtator, 2026
Shpëtim Axhami: Interesi i Kosovës është më i madh se emri i një presidenti
Aktualitet

98-vjetori i Mbretërisë, Axhami: “Monarkia, alternativë serioze politike edhe sot”

1 Shtator, 2026
“E drejta nuk është nder” – Axhami reagon pas qytetarit që priti 5 orë për të takuar Ramën
Aktualitet

Axhami: Kjo qeverisje ka rënë, Shqipëria ka nevojë për një kthesë politike

28 Gusht, 2026
“E drejta nuk është nder” – Axhami reagon pas qytetarit që priti 5 orë për të takuar Ramën
Aktualitet

“E drejta nuk është nder” – Axhami reagon pas qytetarit që priti 5 orë për të takuar Ramën

24 Gusht, 2026
Beralb në krah të Bashkisë Pukë: Mbështetje konkrete dhe mjete në vijën e zjarrit
Aktualitet

Beralb në krah të Bashkisë Pukë: Mbështetje konkrete dhe mjete në vijën e zjarrit

24 Gusht, 2026
Eva Vatoci ngre alarmin për Valbonën: “Çmimet e larta dhe shërbimi po dëmtojnë turizmin malor”
Aktualitet

Eva Vatoci ngre alarmin për Valbonën: “Çmimet e larta dhe shërbimi po dëmtojnë turizmin malor”

23 Gusht, 2026

TË FUNDIT

“Nuk e dimë sa të forta jemi, derisa jeta na detyron të bëhemi të pathyeshme” – Denada Isa
Të ndryshme

“Nuk e dimë sa të forta jemi, derisa jeta na detyron të bëhemi të pathyeshme” – Denada Isa

14 Shtator, 2026

“Arsimi nuk është propagandë!” Axhami kërkon Reformë Kombëtare Arsimore
Aktualitet

“Arsimi nuk është propagandë!” Axhami kërkon Reformë Kombëtare Arsimore

13 Shtator, 2026

“Nga auditimi te përfitimi: konflikti i interesit pas formulës së pagave të magjistratëve”
Artikuj

“Nga auditimi te përfitimi: konflikti i interesit pas formulës së pagave të magjistratëve”

12 Shtator, 2026

Ditëlindja e Gjeniut/ Ndue Shyti, “Paganini” i çiftelisë që bëri Pukën të dëgjohej në skenat e botës
Artikuj

Ditëlindja e Gjeniut/ Ndue Shyti, “Paganini” i çiftelisë që bëri Pukën të dëgjohej në skenat e botës

10 Shtator, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com