InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Artikuj

Shifrat e FMN-së: Shqipëria e Kosova, të fundit në Europë për të ardhurat për frymë

17 Maj, 2021
in Artikuj, InfoPress
A A
Shifrat e FMN-së: Shqipëria e Kosova, të fundit në Europë për të ardhurat për frymë

Shqipëria dhe Kosova janë dy shtetet, qytetarët e të cilave mund të blejnë më pak mallra dhe produkte në Europë, duke marrë në konsideratë të ardhurat e tyre vjetore për frymë (pa përfshirë shtetet e ish Bashkimit Sovjetik).

Të dhënat janë përditësuar nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN), që publikon treguesin e prodhimit të brendshëm për frymë, sipas standardeve të fuqisë blerëse, në dollarë ndërkombëtarë për frymë.

Një dollar ndërkombëtar ka të njëjtë fuqi blerëse mbi prodhimin e brendshëm bruto (PBB) si një dollar amerikan në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sipas FMN-së, në Shqipëri, prodhimi i brendshëm për frymë, sipas standardeve të fuqisë blerëse, në dollarë ndërkombëtarë për vitin 2020 ishte 14.2 mijë dollarë, shifër që është 5.5% më e ulët sesa Bosnjë Hercegovina, që renditet para nesh dhe 32-33% më e ulët sesa në Serbi dhe Mal të Zi, që janë dy shtetet e rajonit me më shumë të ardhura për frymë.

Edhe në krahasim me Maqedoninë e Veriut, ky tregues është 30% më i ulët.

Shqipëria renditet në vendin e 90 në botë lë pas vetëm Armeninë (93), Ukrainën (95), Moldavinë (98).

Ndërsa Kosova është absolutisht më e varfra e Europës, me 11.2 mijë dollarë amerikanë për frymë, duke u renditur në vendin e 108 në botë.

Nga rajoni kryeson Mali i Zi, në vendin e 70 dhe me 19.2 mijë dollarë amerikanë për frymë, e ndjekur nga Serbia (71), me 19.1 mijë dollarë amerikanë. Maqedonia e Veriut është e 79-a, me 16.7 mijë dollarë ndërkombëtarë.

Për shkak të rritjes me ritme më të shpejta të viteve të fundit, edhe Bosnjë Hercegovina renditet para Shqipërisë, në vendin e 83, me 15 mijë dollarë ndërkombëtarë.

Në raport me vitin e mëparshëm të ardhurat e shqiptarëve, të matura sipas treguesit të barazisë së fuqisë blerëse, kanë rënë me 2.1%, si rrjedhojë e pasojave që pandemia e Covid-19 dha në Shqipëri. Ndërsa në 2020-n, ky tregues pritet të arrijë në 15.2 mijë dollarë ndërkombëtare për frymë (me rritje 7.2%).

Në krahasim me mesataren e Europës Perëndimore, të ardhurat e shqiptarëve, të matura në dollarë amerikanë për frymë janë 3.3 herë më të ulëta (mesatarja e Europës perëndimore ishte 47.7 dollarë amerikanë në 2020-n).

Ndërsa në Kosovë, ky tregues është 4.2 herë më i ulët se mesatarja e Europës Perëndimore.

Vitet e fundit, Shqipëria pothuajse ka ngecur në të ashtuquajturin proces të konvergjencës, që kërkon një rritje më të shpejtë të vendeve në zhvillim, me synim arritjen brenda një periudhe sa më të shkurtër të mesatares së shteteve të zhvilluara.

Shqipëria ka bërë përpara nga 2008-a deri në 2011-n, kur prodhimi i brendshëm për frymë, sipas fuqisë blerëse u rrit nga 25% e mesatares europiane në 30%. Më pas, mbeti në vend dhe në 2019-n, treguesi ishte sa 31% e mesatares së BE-së.

Në raport me shtetet e tjera të rajonit (pa përfshirë Kosovën), Shqipëria vijon të jetë e fundit në Europë. Ecurinë më të mirë e ka shënuar Mali i Zi, që ka arritur në 50% të mesatares së BE-së në 2019.

Hendeku mes dy shteteve fqinjë është thelluar në 19 pikë përqindje, nga 17% në 2008-n./Monitor

Të Lidhura

Pse miliarderët po dynden drejt Dubait? 
Artikuj

Pse miliarderët po dynden drejt Dubait? 

26 Gusht, 2025
XHUBLETA— Mbretëresha e Heshtur e Bjeshkëve
Artikuj

XHUBLETA— Mbretëresha e Heshtur e Bjeshkëve

12 Gusht, 2025
Ilir Shyta, një model i mendimit të kthjellët dhe fjalës me përmbajtje
Artikuj

Ilir Shyta, një model i mendimit të kthjellët dhe fjalës me përmbajtje

3 Gusht, 2025
Jonela Spaho – Zëri i Arsyes dhe Ndjeshmërisë në Botën e Fjalës
Artikuj

Jonela Spaho – Zëri i Arsyes dhe Ndjeshmërisë në Botën e Fjalës

3 Gusht, 2025
Qasjet më të mira psiko-sociale të sëmundjeve kancerogjene
Artikuj

Qasjet më të mira psiko-sociale të sëmundjeve kancerogjene

18 Korrik, 2025
Luftë globale çmimesh në tregun e makinave elektrike: BYD nis ofensivën me ulje drastike
Artikuj

Luftë globale çmimesh në tregun e makinave elektrike: BYD nis ofensivën me ulje drastike

13 Korrik, 2025

TË FUNDIT

Shtatzënë në Ferma VIP? Alba Pollozhani zbulon të vërtetën
Show Biz

Shtatzënë në Ferma VIP? Alba Pollozhani zbulon të vërtetën

10 Shtator, 2025

HOROSKOPI I DITËS, e mërkurë 10 shtator 2025
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS, e mërkurë 10 shtator 2025

10 Shtator, 2025

HOROSKOPI I DITËS, e martë 9 shtator 2025
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS, e martë 9 shtator 2025

9 Shtator, 2025

Ilir Meta kërkon lirimin nga qelia, GJKKO shqyrton sot kërkesën e ish-presidentit
Aktualitet

Ilir Meta kërkon lirimin nga qelia, GJKKO shqyrton sot kërkesën e ish-presidentit

8 Shtator, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com