InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

?? ?????? ?? ?????? ? ??????????, ?? ?????? ? ??????ë?

3 Maj, 2021
in InfoPress, Opinione
A A
?? ?????? ?? ?????? ? ??????????, ?? ?????? ? ??????ë?

Nga Vehap Kola

Ajo që ka ndodhur me procesin politik në Shqipëri është një dramë e përmasave të paprovuara në 30 vite përpjekje për demokraci: është penguar në mënyrë të qëllimshme ?????????. Rotacioni ishte i vetmi institut funksional i demokracisë së brishtë shqiptare derisa ai u ndal më 25 prill përmes një operacioni në shkallë të gjerë të deformimit dhe pengimit të votës së lirë.

Pasi ka realizuar, për fat të keq, me sukses një projekt anti-rotacion të papërfytyrueshëm më parë, Edi Rama është në etapën e ?????? ??-it, ose të menaxhimit të pasojave dhe klimës që ky projekt ka krijuar. Qëllimi i kësaj faze për Ramën është që opinioni publik ta tresë me sa më lehtësi dhe normalshmëri produktin e pazakontë të projektit të tij anti-rotacion.

Megjithatë, natyra krejt jonormale e këtij projekti dhe produktit të tij, pra ndaljes së rotacionit, në traditën 30-vjeçare të demokratizimit, e bëjnë të domosdoshme që Rama dhe makineria e tij e propagandës të inskenojnë një normalitet fals. Një komponent i domosdoshëm për të mbjellë këtë normalitet fals në opinionin publik është edhe ngritja në Partinë Demokratike e një kontesti të shtirur për lidershipin e partisë. Fajësimi i lidershipit aktual në rastin e humbjes së zgjedhjeve dhe kërkesa për lidership të ri është një model i njohur i të menduarit në situata të ngjashme dhe kryen funksionin e katalizatorit për idenë se pengimi i rotacionit nuk ka qenë asgjë më shumë se një humbje e radhës e zgjedhjeve nga opozita.

Duke e bombarduar përmes masmedias këtë kontest për lidershipin në Partinë Demokratike, regjimi e përshpejton përthithjen nga poret e manipulueshme të opinionit publik të asaj që Carl Schmitt e ka quajtur ?????? ??????? i prodhuar nga pushteti, që në rastin tonë është ideja se opozita ka humbur një palë zgjedhje normale dhe demokratike. Sapo vetëdija thjeshtëzuese e shqiptarit të zakonshëm akomodon këtë domen qendror, nis reaksioni zinxhir i ndjekjes besnike të narrativës së regjimit mbi zgjedhjet: Basha ka humbur zgjedhjet [lexo: zgjedhjet e lira dhe demokratike], për pasojë ai duhet të japë dorëheqjen.

Për regjimin, tani për tani, pak rëndësi ka nëse Basha jep dorëheqjen apo qëndron/rizgjidhet kryetar i partisë kundërshtare. Rëndësia e këtij procesi qëndron në trajnimin e trurit të shqiptarit të thjeshtë me modelin e një situate normale postzgjedhore shqiptare, ku spikat mospranimi i rezultatit nga humbësi dhe ndezja e rivalitetit për lidershipin në krahun e humbësit. Mospranimi i rezultatit është një lëvizje e detyruar për Partinë Demokratike, e cila beson dhe po sjell prova për të dëshmuar megaoperacionin e manipulimit dhe blerjes së votës. Ndezja e rivalitetit për lidershipin e PD-së mbetet të jetë elementi kyç për të plotësuar ??????-in që i nevojitet pushtetit për të ngulitur narrativën e tij.

Lufta që duhet të bëjë opozita në përgjigje të etapës ?????? ?? të projektit anti-rotacion të Ramës është të ofrojë modelin e të menduarit që përdoret zakonisht nga opinioni publik për të akomoduar narrativën e manipulimit të zgjedhjeve. Rruga klasike për ta bërë këtë është mbledhja e provave, publikimi i tyre në media dhe ndjekja e procedurës ligjore të hetimit e dënimit të krimeve zgjedhore dhe, nëse provat e mbledhura janë kaq të forta, kërkesa për të shpallur të pavlefshëm procesin zgjedhor pjesërisht ose plotësisht. Siç edhe është dëshmuar nga komunikimi i ditëve të fundit, opozita është duke e bërë këtë.

Megjithatë, duhet pranuar se me institucionet e drejtësisë në kontroll të plotë të regjimit, të pakta janë gjasat që procesi të delegjitimohet duke ndjekur këtë rrugë dhe narrativa e manipulimit të zgjedhjeve të pranohet gjerësisht nga opinioni publik. Rruga ligjore duhet të shoqërohet nga një përpjekje ligjërimore për të ndihmuar opinionin publik të shpëtojë nga kurthi i narrativës së normalitetit fals dhe t’i rikthehet kauzës së tij të fushatës së fundit: nevojës për ????????.

Një varg studimesh të fushës së psikologjisë sociale dëshmojnë se njerëzit priren të mos i pranojnë dhe t’i konsiderojnë të pandershme rezultatet e një procesi nëse ato shkelin identitetin e tyre personal dhe shoqëror. Një konkluzion i pranueshëm gjerësisht nga fushata e fundit është se ndryshimi, apo rotacioni, dhe jo procesi i ndershëm dhe demokratik i zgjedhjeve, ishin aspirata e një shumice të madhe shqiptarësh. Edhe vetë ligjërimi i liderit të opozitës Basha gjatë kësaj fushate nuk përjashtonte përpjekjet e mëdha që po bënte regjimi për të manipuluar zgjedhjet, por këto përpjekje nuk do të mjaftonin për të ndalur vullnetit e gjerë për ndryshim.

????????? ishte fjala kyçe e fushatës për rrëzimin e Ramës dhe ky i fundit u kujdes të mos e përmendte pothuajse asnjëherë. I vetëdijshëm se t’i jepje fuqi këtij termi ishte shkatërrimtare për të, Rama nuk guxoi as ta përfshinte në estradën e tij të satirës dhe përtalljes së zakonshme që ai u bën tezave të opozitës. Në thelb, e gjithë lufta e Ramës ishte të mos lejonte që ndryshimi të ndodhte. Ndryshimi ishte fjala kyçe që merrte konsensusin më të madh mes shqiptarëve gjatë fushatës për zgjedhjet e 25 prillit. Pra, mund të thuhet se ndryshimi u bë identitet i shumicës së qytetarëve.

Kjo mjafton si arsye që opozita ta formulojë kauzën e saj të delegjitimimit të këtyre zgjedhjeve duke i paraqitur ato siç në fakt janë: një proces kolosal manipulimi dhe deformimi që synonte dhe ia arriti të pengojë ndryshimin. Në këto zgjedhje nuk humbi opozita por nuk u lejua të ndodhë rotacioni si instituti i vetëm që bënte të mundur ndryshimin. Përtej kërkesës së shumicës së shqiptarëve për ndryshim, të gjitha mizanskenat e politikës së vogël synojnë që shqiptarët të harrojnë pikërisht atë aspiratë që i mbushi me shpresë dhe energji pozitive çdo ditë deri më 25 prill.

Kauza e të gjithë shqiptarëve që kërkuan dhe pritën ndryshimin në këto zgjedhje është, të paktën, të delegjitimojnë megaoperacionin e manipulimit që nuk i lejoi të sjellin ndryshimin dhe që rrezikon të mos i lejojë ta bëjnë këtë asnjëherë tjetër. Ky rrezik i vdekjes një herë e përgjithmonë i institutit të rotacionit si instrument ndryshimi duhet t’i shqetësojë sot shqiptarët dhe për këtë duhet të flasë, të përpiqet dhe të kontribuojë çdo zë opozitar. Përndryshe, jemi të dënuar të ndjekim fatin që na ka parashkruar regjimi, fat i cili ka nisur t’i shpalosë menjëherë mërzinë dhe zymtësinë e tij.

Të Lidhura

Nga Eva Vatoci: Shteti nuk po vritet vetëm nga korrupsioni, po shkatërrohet nga njerëzit e gabuar në pushtet.
Opinione

Nga Eva Vatoci: Shteti nuk po vritet vetëm nga korrupsioni, po shkatërrohet nga njerëzit e gabuar në pushtet.

15 Maj, 2026
Televizioni, fabrilë antivlerash
Opinione

Televizioni, fabrikë antivlerash

5 Maj, 2026
Nga Denada Isa: Dr. Alfred Gega, mjeku që shndërron pasigurinë në shpresë
Opinione

Dr. Alfred Gega, mjeku që shndërron pasigurinë në shpresë

29 Prill, 2026
Nga Denada Isa: Vinjola Rota, liderja frymëzuese që kthen arsimin në forcë, besim dhe zhvillim njerëzor
Opinione

Nga Denada Isa: Vinjola Rota, liderja frymëzuese që kthen arsimin në forcë, besim dhe zhvillim njerëzor

29 Prill, 2026
Kujdes: Rriten mashtrimet kibernetike me linqe të rreme, flet eksperti i fushës
Opinione

Kujdes: Rriten mashtrimet kibernetike me linqe të rreme, flet eksperti i fushës

28 Prill, 2026
Kur monstra vret “shtëpinë”: mallkimi i përjetshëm i babait që u kthye në xhelat
Opinione

Kur monstra vret “shtëpinë”: mallkimi i përjetshëm i babait që u kthye në xhelat

21 Prill, 2026

TË FUNDIT

Kur besimi flet shqip: momentet prekëse nga pagëzimi i nipit të Eduart Ndocajt në Milano
Aktualitet

Kur besimi flet shqip: momentet prekëse nga pagëzimi i nipit të Eduart Ndocajt në Milano

24 Maj, 2026

“Vargu si klithmë e shpirtit”/ Recensë mbi poezinë “Ku e kam vargun?” të poetes Eva Kacanja
Kulturë

“Vargu si klithmë e shpirtit”/ Recensë mbi poezinë “Ku e kam vargun?” të poetes Eva Kacanja

23 Maj, 2026

Axhami për Revoltën e Qafë Barit: “Pa u përballur me të shkuarën, demokracia mbetet e brishtë”
Aktualitet

Axhami për Revoltën e Qafë Barit: “Pa u përballur me të shkuarën, demokracia mbetet e brishtë”

22 Maj, 2026

“Çdo pronë e lirë shtetërore t’u jepet pronarëve për kompensim”, reagon ashpër Shpëtim Axhami: Toka shqiptare nuk mund të shitet te të huajt
Aktualitet

“Çdo pronë e lirë shtetërore t’u jepet pronarëve për kompensim”, reagon ashpër Shpëtim Axhami: Toka shqiptare nuk mund të shitet te të huajt

18 Maj, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com