InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Ndryshimi është mundësia që sjell liria

5 Prill, 2021
in InfoPress, Opinione
A A
Koha për të ndëshkuar me votë varrmihësit e shpresës!

Nga Ardit GJINALI

Ndryshimi është pritshmëri qytetare….ndryshimi është besim shoqëror…ndryshimi është mundësia e së sotmes për të nesërmen…ndryshimi është apel për angazhim…ndryshimi është shpresë….ndryshimi është frymë…ndryshimi është  demokraci….ndryshimi është drita shoqërore …triumf  mbi errësirën autokratike… ndryshimi është era që sjell oksigjenin e lirisë….ndryshimi është ëndrra për një Shqipëri Europiane. Po cënohet dita-ditës liria për të ndaluar ndryshimin si mundësia e shëndetshme për të mbrojtur demokracinë dhe Republikën, i tilli ndryshim  është makthi i ansamblit keqqeverisës që vijon interpretimin meskin të mbrujtur me propagandën lugë-bosh për qytetarin që thërret, kërkon dhe po bashkohet për një ndryshim me shpresë të re dhe për ditë më të mira.

Thirrja për ndryshim nuk mbetet asfare përsëritëse në një të tashme të shenjuar nga dora e zezë e diktatit keqqeverisës, i tilli diktat që përfaqëson vullnetin e zi të regresit të vazhdueshëm në secilin tregues që formëson dhe dëshmon fytyrën normale dhe morale të një shteti të së drejtës përkatësisht në lirinë e medias, liritë ekonomike, ndarjen e pushteteve dhe  zgjedhjet e lira ku vullneti qytetar shprehet qartë  dhe lexohet drejtë, gjithashtu. E përditshmja që përplaset në secilën ditë në fytyrën e secilit qytetar të këtij vendi mbetet e tilla dhe e njëjta sfilitëse jo thjeshtë fizikisht, por e tillë shpirtërisht duke përjetuar sagën e  mbrapshtisë qeverisëse që orvat djallëzisht në pagjetshmëri të tillën mundësi që mbetet simboli i viteve të vjedhura për secilin shqiptar të zakonshëm që vijon përpjekjen fisnike njerëzore me kurajë dhe besim për të vazhduar jetën në atdhe, por e njëjta përpjekje mbetet sizifiane për shkak të shejtanit pusht-ushtrues dhe pushtet-mbajtës që kundërvepron me arsye të humbur për të kultivuar lëmsh-litarin ngatërrestar që  ngatërrohet në këmbët instutucionale të  Republikës  për ta shndërruar të tillën  në simbolin  e pamundësisë  qytetare – dora djallëzore që shtyn të tillën Republikë   në humnerën e qafë-thyerjes për shtetin që nuk lëshohet nga kthetrat e pushtetit dhe për qytetarin që vështron përhumbshëm  të tillin tjetërsim të imponuar nga mësymja autokratike e së vetëquajturës skuadër, por që mbetet e tilla hordhi në frymë dhe thelb, gjithashtu.

Sot është koha të mbrojmë lirinë shoqërore dhe përmes të tillës të mundësojmë jetësimin e ndryshimit  të tillit jo vetëm politik, por gjithashtu dhe në të tillën mendësi qeverisjeje; një dimension njerëzor ku barazia e mundësive mbetet i tilli thelb i lirisë, një përsëritje e volitshme për syrin dhe veshin e secilit qytetar që ka parë të kryhet cfarë nuk duhet bërë dhe ka dëgjuar shumëçka që është harruar qëllimshëm të realizohet; – sot është koha e reagimit qytetar dhe shoqëror, koha për një besim të ri dhe për një bashkim të madh njerëzor, moral dhe politik , një pjesëmarrje masive në zgjedhje që do të zhbënte secilën përllogaritje të deformimit të vullnetit qytetar- koha për një mundësi të re që sjell liria është tani, një mundësi e re për të ardhmen duke ndryshuar të tashmen, një mundësi e re për ringritjen e Republikës dhe për çlirimin e shtetit nga pushtimi i pushtetit.

25 Prilli është dita dhe data që thërret për një mundësi të re, për ndryshimin si mundësia për të mbrojtur lirinë njerëzore dhe shoqërore, mundësia e re për një Shqipëri normale, qeveri dhe Kryeministër normal, një mundësi që ka në thelb një shpresë të re. Koha për një  bashkim të madh është tani! Bashkë sepse ka ende shpresë…

 

Të Lidhura

Në themelet e Shqipërisë së re duhet bërë një kurban
Opinione

Në themelet e Shqipërisë së re duhet bërë një kurban

16 Qershor, 2026
Nga dëgjesat qytetare te bulevardi/Reflektim personal-politik mbi zërin qytetar që po ngrihet në Shqipëri
Opinione

Nga dëgjesat qytetare te bulevardi/Reflektim personal-politik mbi zërin qytetar që po ngrihet në Shqipëri

6 Qershor, 2026
Eva Vatoci: Shqiptarëve ju ka ardhur aty ku nuk mban më!
Opinione

Eva Vatoci: Shqiptarëve ju ka ardhur aty ku nuk mban më!

3 Qershor, 2026
Nga Eva Vatoci: Shteti nuk po vritet vetëm nga korrupsioni, po shkatërrohet nga njerëzit e gabuar në pushtet.
Opinione

Nga Eva Vatoci: Shteti nuk po vritet vetëm nga korrupsioni, po shkatërrohet nga njerëzit e gabuar në pushtet.

15 Maj, 2026
Televizioni, fabrilë antivlerash
Opinione

Televizioni, fabrikë antivlerash

5 Maj, 2026
Opinione

Dr. Alfred Gega, mjeku që shndërron pasigurinë në shpresë

29 Prill, 2026

TË FUNDIT

‘TQR Rama’, protestuesit fryjnë qiririn e tortës për kryeministrin
Aktualitet

‘TQR Rama’, protestuesit fryjnë qiririn e tortës për kryeministrin

5 Korrik, 2026

Grupi koordinues: Kush janë 13 firmëtarët e ultimatumit të protestave?
Aktualitet

Grupi koordinues: Kush janë 13 firmëtarët e ultimatumit të protestave?

1 Korrik, 2026

Ndërrojnë jetë dy punonjës të paraburgimit Nr. 313 në Tiranë
Aktualitet

Ndërrojnë jetë dy punonjës të paraburgimit Nr. 313 në Tiranë

30 Qershor, 2026

Beralb sh.a, një partner i zhvillimit në zonën e Pukës dhe Fushë-Arrëzit – investime, përgjegjësi mjedisore dhe kontribut social
Artikuj

Beralb sh.a, një partner i zhvillimit në zonën e Pukës dhe Fushë-Arrëzit – investime, përgjegjësi mjedisore dhe kontribut social

29 Qershor, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com