InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Festivali i RTSH, Viktor Zhusti: Kur pashë me kë duhet ta prezantoja, u trondita

22 Dhjetor, 2018
in Aktualitet, Kulturë, Lajme, Lifestyle
A A
Festivali i RTSH, Viktor Zhusti: Kur pashë me kë duhet ta prezantoja, u trondita

Në 8 dhjetor festoi 76-vjetorin, ndërkohë ishte përfshirë në ethet e rikthimit në skenën e Festivalit të Këngës në RTSH, të cilën e preku për herë të parë 47 vite më herët.

Aktori i njohur Viktor Zhusti prezanton tri netët e Festivalit në Pallatin e Kongreseve me një partnere me të cilën duket se pati kimi në skenë, aktoren dhe këngëtaren kanadeze me origjinë shqiptare Ana Golja, që këndoi në nisje këngën “Mall”, fituesen e Festivalit të kaluar nga Eugent Bushpepa.

 

 

ana viktor

Më pas, prezantimi vazhdoi si një lojë mes dy prezantuesve, që, edhe pse me diferencë moshe, u komportuan shumë mirë me njëri-tjetrin. I mjaftuar me skenarin e Pandi Laços, Viktor Zhusti është treguar i rezervuar në media për të dhënë intervista.

Në konferencën e shtypit për mediat, ai ka folur rreth propozimit për të prezantuar Festivalin e 57-të të Këngës, të cilit i kthehet pas 47 vitesh, që kur ka prezantuar Festivalin e 10-të, së bashku me Edi Luarasin.

viktoe ana

“Mendova që pas 47 viteve të vish sërish në skenën e Festivalit, një festival që nuk ka asnjë lidhje qoftë në organizim, qoftë në konceptim me atë të 47 viteve më parë, m’u duk me shumë interes. Në Festivalin e 10-të kam qenë bashkë me kolegen time Edi Luarasi. Ajo ishte një yll që kaloi në skenën shqiptare, këngëtare, aktore me një bukuri dhe inteligjencë të veçantë, së cilës në këtë rast, megjithëse ka problem shëndetësore, i uroj të ketë sa më shumë shëndet, uroj të jetë gjithmonë mirë, sepse nga yll është shndërruar në një meteor që kaloi në qiellin shqiptar. Kur më thanë për Festivalin e 57-të u emocionova! Kur pashë me kë duhet ta prezantoj, u trondita”, tha Viktori, duke iu referuar 22- vjeçares Ana Golja.

viktor zhI përzgjedhur si moderatori i Edicionit të 57-të të Këngës, Viktor Zhusti i solli mbrëmjen e parë publikut disa çaste prej një nga roleve të tij më pikantë. Ai luajti rolin e Jahos, ku personazhin e Lilo Labes e luante Ana Golja, prezantuesja e re nga Kanadaja.

Ajo iu përgjigj me shumë spontanitet Zhustit në momentin e improvizimit, kur ai i deklaroi se e donte shumë dhe se do e marrë për nuse. “Betohu!”, i kërkoi Ana, duke shkaktuar të qeshura në publik. Viktor Zhusti shfaqet në këtë skenë pas një eksperience televizive në “Top Channel” me Adi Krastën.

viktor

Ai ka luajtur shumë role dhe përpara viteve ’90, kur lulëzonte veprimtaria në Kinostudion “Shqipëria e Re”, ishte një nga aktorët më të kërkuar. Galeria e roleve të Viktor Zhustit është e pasur. Ka luajtur partizanin e ashpër, por edhe babain e dhembshur, të riun përpara dilemave, por edhe të dashuruarin, që mundohet të tejkalojë paragjykimet.

Disa prej filmave, ku ai ka luajtur, mund të përmendim telekomedinë “Shi në Plazh”, ku luan rolin e Alberit, një nga komeditë më të bukura shqiptare, që i ka rezistuar kohës.

viktor zh1

Për të vijuar me filmin “Nëntori i dytë”, ku luan rolin e Pandeli Sotirit, “Taulanti kërkon një motër”, rolin e babait, Pirros. Një tjetër rol babai te “Kur xhirohej një film” për të vazhduar me rolin e Llano Bletës te “Dhe vjen një ditë”, “Malet me blerim mbuluar”, etj.. Roli i doktorit në skenën e Teatrit Kombëtar me “Të gjithë kanë huqe” e kthen atë pas gati 20 vjetësh sërish në vëmendjen e publikut. Dëshiron të rikthehet, por këtë herë me një projekt të vetin në teatër.


Të Lidhura

Shfrytëzonte bashkëjetuesen për prostitucion në bashkëpunim me persona të tjerë/ Dërgohen për gjykim 3 shtetas, në Berat
Aktualitet

Shfrytëzonte bashkëjetuesen për prostitucion në bashkëpunim me persona të tjerë/ Dërgohen për gjykim 3 shtetas, në Berat

6 Korrik, 2026
‘TQR Rama’, protestuesit fryjnë qiririn e tortës për kryeministrin
Aktualitet

‘TQR Rama’, protestuesit fryjnë qiririn e tortës për kryeministrin

5 Korrik, 2026
Grupi koordinues: Kush janë 13 firmëtarët e ultimatumit të protestave?
Aktualitet

Grupi koordinues: Kush janë 13 firmëtarët e ultimatumit të protestave?

1 Korrik, 2026
Ndërrojnë jetë dy punonjës të paraburgimit Nr. 313 në Tiranë
Aktualitet

Ndërrojnë jetë dy punonjës të paraburgimit Nr. 313 në Tiranë

30 Qershor, 2026
Aktivistët sqarojnë letrën për ambasadat: Nuk ka grup drejtues, protesta mbetet qytetare
Aktualitet

Aktivistët sqarojnë letrën për ambasadat: Nuk ka grup drejtues, protesta mbetet qytetare

28 Qershor, 2026
EKSKLUZIVE/ Martin Henze: “Shqipëria në udhëkryq – mes korrupsionit strukturor, krizës së institucioneve dhe kërkesës për ndryshim”
Aktualitet

EKSKLUZIVE/ Martin Henze: “Shqipëria në udhëkryq – mes korrupsionit strukturor, krizës së institucioneve dhe kërkesës për ndryshim”

27 Qershor, 2026

TË FUNDIT

Nga Eva Vatoci: “Çfarë ka? Gruan time vrava…”Fjalia që duhet të turpërojë Policinë e shtetit!
InfoPress

Nga Eva Vatoci: “Çfarë ka? Gruan time vrava…”Fjalia që duhet të turpërojë Policinë e shtetit!

10 Korrik, 2026

Shfrytëzonte bashkëjetuesen për prostitucion në bashkëpunim me persona të tjerë/ Dërgohen për gjykim 3 shtetas, në Berat
Aktualitet

Shfrytëzonte bashkëjetuesen për prostitucion në bashkëpunim me persona të tjerë/ Dërgohen për gjykim 3 shtetas, në Berat

6 Korrik, 2026

‘TQR Rama’, protestuesit fryjnë qiririn e tortës për kryeministrin
Aktualitet

‘TQR Rama’, protestuesit fryjnë qiririn e tortës për kryeministrin

5 Korrik, 2026

Grupi koordinues: Kush janë 13 firmëtarët e ultimatumit të protestave?
Aktualitet

Grupi koordinues: Kush janë 13 firmëtarët e ultimatumit të protestave?

1 Korrik, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com