Sot mu kujtua vigani i Veriut At:Gjergj Fishta
Nuk ka një popull ku, politikanë, gazetarë, shkrimtarë, poetë, piktorë, një popull i tërë të përdorë fjalën krenari vend pa vend si shqiptarët?!! Jam kreanar! Si me pi një kafe …
Por për cfarë? Vendi më i varfër në Europë!
Më i korruptuar dhe inkriminuar! Vendi më i pazhvilluar! Nje vend që njerëzia duan të ikin nga sytë këmbët! Nga i vjen gjithë kjo krenari?! Si në çdo gjë nuk kemi gjykim realist vlerash, por vetëm pompim injorance, folklorike, dhe mburravecjesh klanore tipare të një shoqërie para-shtetërore.
Shqiptarët po nuk u ballafaquan me realitetin dhe të ngrenë sistem dhe raport vlerash dhe morali shoqëror, do të sillen dhe zhyten dhe më thellë në kënetën e mburravecjes pa sens dhe imoralitetit shoqëror.
Ja si shkruan Vigani Veriut:
Pse po lodhesh për fis t’shqiptarve?
Si me lâ kryet e gomarve!
N’hatlla të truve ke kaptina
Nga i dërras mangut t’gjithë e kina.
Du me thanë kem Zi urtije
Po nuk ban kurr hajr Shqypnia
N’se padija dhe krenija
Do shkojnë ngjit si trupi e hija!