InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Pse ky kryeministër po tenton sërish vjedhje të lira dhe jo zgjedhje të lira?

22 Shkurt, 2021
in InfoPress, Opinione
A A
Pse ky kryeministër po tenton sërish vjedhje të lira dhe jo zgjedhje të lira?

Nga Red VARAKU

Me ç’po duket i vetmi opsion i kryeministrit për një mandat të tretë po materializohet vetëm tek një megaprojekt për të vjedhur sërish zgjedhjet.
Prova më e qartë për këtë është shkelja brutale e kushtetutës, mosndëshkimi i dosjeve 339 dhe 184 si dhe angazhimi sërish i grupeve kriminale për të bërë presion dhe shantazhuar qytetarët.
Ndërkohë, sulmet fizike mbi qëndrestarët dhe goditja e zyrave elektorale të Opozitës ditët e fundit paralajmërojnë një proces që mund të degradojë në konflikt civil midis qytetarëve dhe bandës në pushtet.
Sigurisht , projekti për vjedhjen e zgjedhjeve është një opsion i një njeriu të dëshpëruar dhe paranojak, i cili e ka kuptuar që e ka trashur zullumin.
Ky projekt nuk dëshmon vetëm vetëdijen që ka ky njeri për disfatën elektorale qe e pret në 25 prill, por njëkohësisht dëshmon që ky kryeministër është aq i pashpresë, sa me sa duket ka vendosur që të përdorë bllokimin e rrotacionit si mënyrë për të negociuar fundin e tij, duke dhënë kështu një mesazh shumë dekurajues për mbështetësit e tij.
Se sa do t’ia arrijë kësaj, kur dihet që këto zgjedhje janë kryekusht i BE për hapjen e negociatave dhe zhbllokimin e integrimit dhe pritet të zhvillohen nën monitorimin e rreptë të miqve të Shqipërisë , kjo pritet të shihet deri ditën e zgjedhjeve.
Por, ajo që është e qartë është që për shkak të papërgjegjshmërisë së tij, tani nuk ka përballë vetëm Opozitën e Bashkuar, por ka përballë të gjithë qytetarët shqiptarë, të cilët nuk mund ta pranojnë kurrsesi modelin Aziatik të qeverisjes, pa gjykata, pa parlament, pa votë të lirë.
Një komb, popullsia e të cilit është 97 % pro-perëndimor , nuk do ta lejojë dhe as nuk do ta tolerojë që ai të arrijë ta largojë edhe më shumë Shqipërinë nga Europa duke vjedhur apo manipuluar zgjedhjet e prillit.
Eshtë pikërisht ky reagim demokratik përmes një vote masive pro -perëndimore në 25 prill, që në fakt pritet të përcaktojë edhe përmasën e ndërhyrjes ndërkombëtare për zgjidhjen e krizës shqiptare .
Përmasë që garanton ndëshkim të bandës që ka kapur shtetin shqiptar dhe paralajmëron që për herë të parë do të kemi një rrotacion të mirëfilltë pa pazare në kurriz të interesit të qytetarëve .

Të Lidhura

Një dedikim për ty, babi!
Opinione

Një dedikim për ty, babi!

13 Shtator, 2025
Shqipëria dhe ministri i saj i AI-së
Opinione

Shqipëria dhe ministri i saj i AI-së

12 Shtator, 2025
Shqipëria dhe dashuria e vjetër BE, më mirë syri se nami
Opinione

Shqipëria dhe dashuria e vjetër BE, më mirë syri se nami

12 Shtator, 2025
Nga Era Dushi: Këtë shtator vendosim në plan të parë marrëdhënien prind-fëmijë!
Opinione

Nga Era Dushi: Këtë shtator vendosim në plan të parë marrëdhënien prind-fëmijë!

5 Shtator, 2025
Ermal Spahiu: Varësitë që “infektojnë” një shoqëri.
Opinione

Ermal Spahiu: Varësitë që “infektojnë” një shoqëri.

31 Gusht, 2025
Ekrani i heshtur dhe matematika e medias
Opinione

Ekrani i heshtur dhe matematika e medias

10 Gusht, 2025

TË FUNDIT

Prof. Tonin Doçi, elita e arsimit shqiptar!
Artikuj

Prof. Tonin Doçi, elita e arsimit shqiptar!

18 Shtator, 2025

Diella bëhet me profil në Facebook, ky është mesazhi i parë i saj: Mos kini asnjë merak
Aktualitet

Diella bëhet me profil në Facebook, ky është mesazhi i parë i saj: Mos kini asnjë merak

18 Shtator, 2025

“Ka lindur mashkull”, Macron dhe bashkëshortja nisin betejë ligjore kundër shpifjeve për identitetin e Brigitte
Bota

“Ka lindur mashkull”, Macron dhe bashkëshortja nisin betejë ligjore kundër shpifjeve për identitetin e Brigitte

18 Shtator, 2025

“Nuk jam deputete e PD-së”, reagon Mesila Doda: S’u konsultova për grupet, do vazhdoj kauzat e PDIU
Aktualitet

“Nuk jam deputete e PD-së”, reagon Mesila Doda: S’u konsultova për grupet, do vazhdoj kauzat e PDIU

18 Shtator, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com