InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Ministrja e Jashtme e Kosovës: Ka ardhur koha për Ramush Haradinajn, President dhe Komandant të Ushtrisë

7 Janar, 2021
in Aktualitet, InfoPress, Lajme
A A
Ministrja e Jashtme e Kosovës: Ka ardhur koha për Ramush Haradinajn, President dhe Komandant të Ushtrisë

Një ditë pas shpalljes së ditës së zgjedhjeve në Kosovë, ministrja e Jashtme në detyrë ka nxjerrë planin e qartë të AAK se kërkon që President të bëjë Ramush Haradinajn.

Mimoza Haradinaj-Stublla në një postim thotë se Kosova ka nevojë për një President të besueshëm për vendin e të papërshtatshmë për kundërshtarët.

Sipas saj është koha që Haradinaj të bëhet President i Kosovës si e vetmja garanci për qëndrueshmëri sot dhe nesër.

STATUSI NGA MELIZA HARADINAJ-STUBLLA

ALEANCA DHE KOSOVA KANË PASUR GJITHMONË TË NJËJTIN FAT!

Rrugëtimi i Aleancës këto vite ka qenë pothuajse i njëjtë me atë të Kosovës. Kanë ndarë të njëjtin fat, e të njëjtin rrugëtim.

Asnjëherë deri më tani, për shkaqe të mirënjohura, as Kosova e as Aleanca s’kanë arritur të realizojnë potencialin e tyre të vërtetë.

Në kulmin e suksesit, kur kishim plane ambicioze e shumë konkrete, vullnet të fortë e gatishmëri të lartë për të punuar, për ta zhvilluar e çuar përpara Kosovën dhe për ta rritur e konsoliduar Aleancën, faktorë të qëllimshëm na kanë prerë rrugën.

Në periudhën mars 2005 – nëntor 2012, Tribunali i Hagës goditi Kosovën dhe Aleancën, duke e lënë të parën pa Kryeministër, e të dytën pa Kryetar, në kohën kur përgatitjet për ndërtimin e shtetit të ri të Kosovës ishin në fazën më intensive;
Në janar të vitit 2017, me flet-arrest të rrejshëm të Serbisë, autoritetet e Francës ndaluan dhe e dërguan para Gjykatës Kryetarin e AAK-së, për ta liruar pas 4 muajsh nga kërkesa për ekstradim në Serbi;
Në korrik të vitit 2019, presioni për heqjen e taksës dhe ndarjen e Kosovës përmes idesë së shkëmbimit të territoreve/korrigjimit të kufijve kulmoi me ftesën për intervistim nga Dhomat e Specializuara për Kryeministrin e Kosovës dhe Kryetarin e AAK-së z.Ramush Haradinaj.

Pra, është e qartë.

Serbia po vazhdon peng-mbajtjen e Kosovës përmes dialogut të pafundëm e të pa definuar, si rëndom – duke shkelur secilën shkronjë të secilës marrëveshje, e po ashtu, duke mos respektuar parimet dhe zotimet e bëra si në Bruksel ashtu edhe në Uashington.

Kosova e përçarë, e fragmentuar dhe e paqëndrueshme politikisht, pa qëndrim dinjitoz e të unifikuar përballë Serbisë – shkelet e përdoret si trampolinë nga pasardhësit e Millosheviqit sot në pushtet atje, për të avancuar rrugën euro–integruese të saj.

Tani ka ardhur koha që Kosova të qëndrojë e fortë mbi këmbët e saj, dhe të realizojë potencialin e saj të vërtetë.

Ka ardhur koha që të gjithë të jemi të përbashkuar rreth qëllimit tonë për një Kosovë të integruar në BE dhe NATO dhe në miqësi të përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ka ardhur koha që Kosova të ketë qeveri të qëndrueshme e me mandat të plotë.

Ka ardhur koha që Kosova të ketë President të dinjitetshëm, që unifikon faktorin politik në tema nacionale e strategjike, para së gjithash përballë Serbisë!

Ka ardhur koha që Kosova të ketë President të besueshëm për ne, e të papërshtatshëm për kundërshtarët e Kosovës.

Ka ardhur koha për Ramush Haradinajn President i Republikës së Kosovës dhe Komandant i Ushtrisë së saj, si e vetmja garancë për një Kosovë të fortë e të qëndrueshme për sot e nesër!

Kosovë – Aleancë, na priftë e mbara!

Të Lidhura

“Arsimi nuk është propagandë!” Axhami kërkon Reformë Kombëtare Arsimore
Aktualitet

“Arsimi nuk është propagandë!” Axhami kërkon Reformë Kombëtare Arsimore

13 Shtator, 2026
Shpëtim Axhami: Interesi i Kosovës është më i madh se emri i një presidenti
Aktualitet

98-vjetori i Mbretërisë, Axhami: “Monarkia, alternativë serioze politike edhe sot”

1 Shtator, 2026
“E drejta nuk është nder” – Axhami reagon pas qytetarit që priti 5 orë për të takuar Ramën
Aktualitet

Axhami: Kjo qeverisje ka rënë, Shqipëria ka nevojë për një kthesë politike

28 Gusht, 2026
“E drejta nuk është nder” – Axhami reagon pas qytetarit që priti 5 orë për të takuar Ramën
Aktualitet

“E drejta nuk është nder” – Axhami reagon pas qytetarit që priti 5 orë për të takuar Ramën

24 Gusht, 2026
Beralb në krah të Bashkisë Pukë: Mbështetje konkrete dhe mjete në vijën e zjarrit
Aktualitet

Beralb në krah të Bashkisë Pukë: Mbështetje konkrete dhe mjete në vijën e zjarrit

24 Gusht, 2026
Eva Vatoci ngre alarmin për Valbonën: “Çmimet e larta dhe shërbimi po dëmtojnë turizmin malor”
Aktualitet

Eva Vatoci ngre alarmin për Valbonën: “Çmimet e larta dhe shërbimi po dëmtojnë turizmin malor”

23 Gusht, 2026

TË FUNDIT

“Nuk e dimë sa të forta jemi, derisa jeta na detyron të bëhemi të pathyeshme” – Denada Isa
Të ndryshme

“Nuk e dimë sa të forta jemi, derisa jeta na detyron të bëhemi të pathyeshme” – Denada Isa

14 Shtator, 2026

“Arsimi nuk është propagandë!” Axhami kërkon Reformë Kombëtare Arsimore
Aktualitet

“Arsimi nuk është propagandë!” Axhami kërkon Reformë Kombëtare Arsimore

13 Shtator, 2026

“Nga auditimi te përfitimi: konflikti i interesit pas formulës së pagave të magjistratëve”
Artikuj

“Nga auditimi te përfitimi: konflikti i interesit pas formulës së pagave të magjistratëve”

12 Shtator, 2026

Ditëlindja e Gjeniut/ Ndue Shyti, “Paganini” i çiftelisë që bëri Pukën të dëgjohej në skenat e botës
Artikuj

Ditëlindja e Gjeniut/ Ndue Shyti, “Paganini” i çiftelisë që bëri Pukën të dëgjohej në skenat e botës

10 Shtator, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com