Drejtimi i një treni metroje, tashmë në Moskë, mund të kryhet dhe nga gratë. Kjo pas miratimit të një ligji që e heq këtë profesion nga lista e atyre që mund të kryhen ekskluzivisht nga burrat.
Në Moskë, gratë tashmë mund të drejtojnë metrotë: si pasojë e ndryshimeve të fundit në kushtetutën ruse, që i ndalon grave shumë profesione, janë punësuar makinistët e para të trenave elektrike në historinë modern.
Trenat e metrosë historikisht drejtoheshin nga burra, përderisa dhe profesioni renditej në listën e punëve që konsideroheshin të dëmshme për shëndetin e grave.
Departamenti rus i transporteve në Moskë, pohoi se për shkak të automatizimit të proceseve mekanike, funksionimi i trenave nuk konsiderohet një stërmundim fizik.
Një dekret i ministrisë së punës, në muajin shtator të vitit të kaluar, reduktoi numrin e profesioneve që mund të ushtrohen ekskluzivisht nga burrat, nga 450 në 100.