InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Fotot/ Protesta kombëtare, studentët i vënë drynin fakultetit të ekonomikut, bojkot absolut auditoreve

17 Dhjetor, 2018
in Aktualitet, InfoPress, Lajme, Politikë
A A
Fotot/ Protesta kombëtare, studentët i vënë drynin fakultetit të ekonomikut, bojkot absolut auditoreve

Studentët e ekonomikut i kanë vënë drynin derës së Fakultetit Ekonomik në shenjë proteste, ndërsa auditorët janë bojkotuar nga të gjithë…

b26e232b-bb27-4d97-8aff-b5d8599feb934cb76655-3d1c-4902-8837-7e56191fc845649b2ec8-3089-4a5e-ac49-0012b20a8362

Studentët do të mblidhen sot për të protestuar sërish përpara Kryeministrisë.

protesta-dita-11-studentet6

Përmes thirrjes për bojkot absolut të auditoreve, studentët kanë premtuar se do të jenë me mijëra sot në shesh për t’i kërkuar kreut të qeverisë Rama të plotësojë 8 kërkesat. Protestat do të zhvillohen jo vetëm në Tiranë, por do të jenë të shtrira në të gjithë vendin, por për çdo student që do të kërkojë të bashkohet përpara Kryeministrisë, ka pasur një thirrje për bizneset të mundësojnë shpenzimet e rrugës për çdo të ri. “Protestë datë 17.12.2018. Bojkot absolut i universiteteve në të gjithë Shqipërinë. Duam të jemi mbi 40000 studentë! Ju lutemi bizneseve të sigurojnë transportin falas në çdo qytet për studentët që duan të vijnë në protestën e organizuar në Tiranë”, thuhet në njoftimin zyrtar të studentëve. Numri i protestuesve në sheshin para Kryeministrisë pritet të jetë i lartë, teksa kjo e hënë shënon edhe javën e fundit të studentëve në fakultete përpara se të marrin pushimet për festat e fundvitit.

PJESËMARRJA

Liderët e partive kryesore të opozitës i kanë bërë thirrje të rinjve të forumeve rinore të grisin teserat e partive dhe t’i bashkohen studentëve në protestë. Thirrje nga partitë politike ka pasur edhe për prindërit dhe qytetarët që të jenë në shesh në mbështetje të kauzës së studentëve. Por këto thirrje nuk janë mirëpritur nga grupet organizatorëve të studentëve. Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, organizatorët e protestës bëjnë thirrje që të largohet nga protesta çdokush që artikulon qëndrime dhe thirrje politike gjatë tubimit të sotëm.

“Ne nuk do lejojmë që partiakët të përfshihen me ne. Jo partiake. Nëse shikoni apo dëgjoni ndonjë thirrje që ka ngjyrime partiake, largojini nga protesta”, thuhet në reagimin e studentëve. Studentët janë sot në ditën e 14- të të protestës së tyre, duke kërkuar tarifa më të ulëta, kushte të mira në konvikte dhe kartën e studentit. Kryeministri Rama i ka kërkuar prej fillimit dialog studentëve, por ata kanë kërkuar që më parë të plotësohen kërkesat e tyre. Gjatë javës që lamë pas, qeveria miratoi marrëveshjen me qeverinë gjermane për restaurimin e konvikteve dhe premtoi se shumë shpejt ato do të jenë në standardet e kërkuara.

***

Studentët e universiteteve ne vend kanë paralajmëruar sot një protestë masive përpara Kryeministrisë, duke kerkuar mbeshtetje, solidaritet dhe pjesemarrje te gjere.

***

Ndërkohë që nga kryeministri i vendi është bërë vazhdimisht thirrje për dialog, për 8 kërkesat që studentët kanë paraqitur, këta të fundit janë shprehur se nuk kanë besim dhe duan të plotësohen fillimisht kërkesat e më tej mund të zhvillohet një dialog me tyre.

Sakaq, ata kanë njoftuar se edhe ditën e nesërme do të bojkotohet mësimi, duke vijuar kështu protestën para kryeministrisë siç kanë bërë ditët e fundit.

“Nesër, 17 dhjetor protesta vazhdon në Fakultete (9-11) dhe më pas para Kryeministrisë.

Në orën 9-11 organizohemi përpara fakulteteve për të ndërgjegjësuar çdonjërin nga ne  mbi kauzën tonë të drejtë. Studentët të pajisur me foni do të shpalosin në detaje kërkesat e tyre specifike për arsim cilësor. Folës të ndryshëm nga të gjitha programet e studimit dalin dhe denoncojnë me forcë problemet tona, padrejtësinë që na bëhen përditë, të cilat duhet të marrin fund. Studentët artikulojne kërkesa specifike për autoritetet drejtuese të Fakulteteve/Universiteteve. Përfaqësues nga fakultete/Universitete të tjera përshëndesin protestën dhe prezantojnë problemet e përbashkëta”, shkruhet në njoftimin për protestën.

studnet-768x432

 

Të Lidhura

Rama ZYRTARIZON emrat e ligjvënësve që do të drejtojnë grupet parlamentare
Politikë

Rama ZYRTARIZON emrat e ligjvënësve që do të drejtojnë grupet parlamentare

15 Shtator, 2025
Scorpions rikthehen në Tiranë pas 24 vjetësh për një koncert madhështor
Aktualitet

Scorpions rikthehen në Tiranë pas 24 vjetësh për një koncert madhështor

15 Shtator, 2025
E rrallë, 10 mami të maternitetit “Mbretëresha Geraldinë” në pritje të ëmbël
Aktualitet

E rrallë, 10 mami të maternitetit “Mbretëresha Geraldinë” në pritje të ëmbël

14 Shtator, 2025
Eduart Ndocaj: “Rama 4”, qeveri pa identitet, Shqipëri pa përfaqësim
Politikë

Eduart Ndocaj: “Rama 4”, qeveri pa identitet, Shqipëri pa përfaqësim

14 Shtator, 2025
E dini se kush është gruaja që “fshihet” pas Diellës, ministres së parë virtuale? Ajo është aktore dhe ekziston vërtet (EMRI)
Aktualitet

E dini se kush është gruaja që “fshihet” pas Diellës, ministres së parë virtuale? Ajo është aktore dhe ekziston vërtet (EMRI)

13 Shtator, 2025
Vlora plot në shtator, pushuesit: Është më mirë, çmimet u ulën
Aktualitet

Vlora plot në shtator, pushuesit: Është më mirë, çmimet u ulën

13 Shtator, 2025

TË FUNDIT

Rama ZYRTARIZON emrat e ligjvënësve që do të drejtojnë grupet parlamentare
Politikë

Rama ZYRTARIZON emrat e ligjvënësve që do të drejtojnë grupet parlamentare

15 Shtator, 2025

Më mirë në shtet, apo në privat? Si po ndryshon hendeku i pagave
Ekonomi

Më mirë në shtet, apo në privat? Si po ndryshon hendeku i pagave

15 Shtator, 2025

Scorpions rikthehen në Tiranë pas 24 vjetësh për një koncert madhështor
Aktualitet

Scorpions rikthehen në Tiranë pas 24 vjetësh për një koncert madhështor

15 Shtator, 2025

HOROSKOPI I DITËS, e hënë 15 shtator 2025
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS, e hënë 15 shtator 2025

15 Shtator, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com