InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

“Vota e emigrantëve”, beteja që ish-deputeti Ndocaj e zhvilloi brenda Kuvendit të Shqipërisë: Politika nuk është e interesuar, palët kanë frikë nga vota e shqiptarëve që jetojnë jashtë

7 Tetor, 2020
in Aktualitet, InfoPress, Politikë
A A
“Vota e emigrantëve”, beteja që ish-deputeti Ndocaj e zhvilloi brenda Kuvendit të Shqipërisë: Politika nuk është e interesuar, palët kanë frikë nga vota e shqiptarëve që jetojnë jashtë

Ish-deputeti Eduart Ndocaj, ka ndarë me ndjekësit e tij, një ekstrakt të projektligjit që ai propozoi në kohën kur ishte deputet, i njohur si projektligji “Ndocaj”, i cili do të mundësonte votën e emigrantëve shqiptarë që jetojnë prej afro 30 vitesh në vende të ndryshme të Evropës, kryesisht në Greqi, Itali, por dhe në vende të tjera si: Gjermani, Francë, ShBA, Angli, etj.

Kjo ka qenë një nga betejat më të drejta të zhvilluara në Kuvendin e Shqipërisë, e nxitur nga ish-deputeti Ndocaj, i cili e shndërroi në kauzë të tijën, por që nuk ia arriti, pasi segmente të caktuara të politikës, nuk janë të interesuara për votën e emigrantëve, duke përjashtuar në mënyrë të padrejtë, gjysmën e votuesve nga e drejta a tyre kushtetuese.

Me të drejtë, ky projektligj, është cilësuar, nga konstitucionalistë të ndryshëm, si mjaft i koncentruar dhe shumë i dobishëm, dhe nëse do miratohej, do të ishte një rregullator i madh i sistemit politik në vend, duke evituar mjaft kriza që prodhohen si pasojë e mungesës së një ligji që do të mundësonte përfshirjen në votime të gjysmës së votuesve shqiptarë.

Gjithsesi, koha po provon, se ish-deputeti Ndocaj, me këtë iniciativë të tijën, la gjurmë të dukshme në Kuvendin e Shqipërisë, dhe u përpoq të siguronte një standard demokratik në sistemin politik të vendit.

Propozime për Votën e Emigrantëve.
Mekanizmat e deputetit Ndocaj të një projektligjit për votën e Shqiptarëve që Jetojnë Jashtë
Shpjegim dhe qartësim termi
Derit tani është përdorur në zhargonin e përditshëm si Vota e Emigrantëve. Është krejt e gabuar dhe le hapësirë për paqartësi. Jashtë Shqipërisë nuk jetojnë vetëm ata që kanë statusin e emigrantit. Kemi disa kategori personazh që jetojnë jashtë:

Projektligji “Ndocaj“:

  1. Emigrantë që janë ata që kanë leje qëndrimi për punë dhe fillimisht kanë shkuar si klandestinë, por për shkak të ligjeve të vendeve, ku kanë emigruar kanë përfituar leje qëndrimi për punë.
  2. Emigrantë me shtetësi të vendeve ku kanë jetuar. Në këtë rast nuk mund të quhet emigrantë, por persona me dy shtetësi (të vendit ku jetojnë dhe shqiptaren).
  3. Emigrantë që kanë braktisur nënshtetësinë shqiptare dhe kanë mbajtur vetëm nënshtetësinë e vendit ku kanë emigruar. Duhet të theksojmë se disa vende europiane nuk lejojnë dy nënshtetësi. Kjo kategori përjashtohet nga ushtrimi i të drejtës së votës për zgjedhje parlamentare, për përfaqësinë e pushtetit vendo apo për referendume.
  4. Shqiptarët që jetojnë jashtë Shqipërisë me statusin e studentit me moshë madhore (mbi 18 vjeç). Numrin më të madhe të studentëve shqiptar që studiojnë jashtë e zë Italia, Greqia, Franca, Gjermania, Anglia dhe SHBA.
  5. Persona që për arsye profesionale ndodhen jashtë. Këtu kemi parasysh të gjithë personat që janë të punësuar në nivele të ndryshme të shërbimit diplomatik shqiptar. Specialistë, konsuj, konsuj të Përgjithshëm, Sekretar, Sekretar të Përgjithshëm, Atashe ushtarake.
  6. Njerëz që ndodhen jashtë vendit në statusin e klandestinit. Pra, persona që jetojnë në vend të ndryshme pa asnjë lloj leje qëndrimi.
  7. Persona që qëndrojnë për arsye shëndetësore
  8. Persona që ndodhen për arsye turisike falë 3 mujorëshit të garantuar nga Traktati Schengen.
    Të gjithë këta persona duke përjashtuar pikën tre, gëzojnë të drejtën e ushtrimit të votës së lirë.
    Çfarë thotë Kushtetuta?
    Kushtetuta e Shqipërisë është ndër Kushtetutat më të reja e cila është nënshtruar modifikimeve të vazhdueshme për të garantuar Shtetin e së Drejtës, Proceset Demokratike, ruajtjen dhe respektimin e sovranitetit dhe garantimin e demokracisë funksionale. Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë është një kushtetutë krejt demokratike e garanton pavarësinë e institucioneve dhe respektimin e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut, të drejtat politike, ekonomike e sociale. Po ashtu Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë është në përputhje me realitetin e popullit shqiptar dhe të aspiratave të tij. Në lidhje me argumentin e ushtrimit të drejtës së votës duhet tu referohemi këtyre neneve,
    Neni. 1 që bën pjesë e Parë të Kushtetutës, që ndryshe njihen si Parimet Themelore. Ky nen është mjaft i rëndësishëm se tregon formën e qeverisjes, Republikë Parlamentare dhe po ashtu faktin se Qeverisja Bazohet në një sistem zgjedhjesh të lira, të barabarta, të përgjithshme e periodike. Duke qenë se forma e qeverisjes është Republikë Parlamentare, atëherë zgjedhjet më të rëndësishme nga ku burojnë një pjesë e mirë e pushteteve janë zgjedhjet parlamentare. Kjo vërteton faktin, se shqiptarët kudo ku janë duhet të marrin pjesë masivisht në zgjedhje parlamentare për të krijuar një qëndrueshme të formës së qeverisjes e po ashtu edhe një gjithëpërfshirje me përfaqësimin e të gjerë.
    Ndërsa neni. 2 tregon se sovraniteti i përket popullit dhe populli e ushtron atë nëpërmjet përfaqësuesve të tij ose drejtpërsëdrejti. Cdo të thotë kjo? Nëse një pjesë e mirë e popullit shqiptar (shtetas shqiptar) jetojnë jashtë dhe nuk kanë mundësi të ushtrojnë të drejtën e votës, atëherë sovraniteti i Republikës së Shqipërisë është i cunguar, jo i plotë dhe nuk ka një përfaqësim të gjerë përfaqësimi. Nuk ka as përfaqësim të drejtpërdrejt, pasi nuk mund të ushtrojë të drejtën e votës as në referendume për sa kohë nuk ka një ligj dhe një formulë që garanton të drejtën e ushtrimit të votës për shqiptarët që jetojnë jashtë.
    Një nen po aq shumë i rëndësishëm, ose ndoshta më i rëndësishmi për të kuptuar rëndësinë e votës së shqiptarëve që jetojnë jashtë është neni.45, Kreu III, Liritë dhe të Drejtat Politike.
    Pika 1 e këtij neni sqaron dilemën që duan të përdorin disa sallone të politikë në lidhje me votën e shqiptarëve që jetojnë jashtë. Kjo pikë thotë qartë se: Çdo shtetas që ka mbushur 18 vjeç, qoftë edhe në ditën e zgjedhjeve ka të drejtë të zgjedhë dhe të zgjedhjet. Pra, shqiptarët jetojnë jashtë nuk gëzojnë të drejtën vetë për të votuar, por edhe për tu përfaqësuar drejtpërsëdrejti në Parlament e pastaj edhe në format e tjera të pushteteve që dalin nga Parlamenti, duke mos përjashtuar as edhe pjesëmarrjen në ekzekutiv. Italia e ka zgjidhur qartë këtë dileme me ligjin e saj të 27 dhjetorit 2001, n.459. Sipas këtij ligji të gjithë italianët që jetojnë jashtë, të shkruar në listat zgjedhor sipas nenit 5, pika 1, votojnë jashtë. Ky ligj bazohet në nenin 48 të Kushtetutës Italiane. Ndërsa në rastin e Shqipërisë, ligji i ri duhet të bazohet në nenin.1, 2 dhe 45. Sipas ligjit italian për të votuar ata që janë jashtë në nenin 6 është përcaktuar qartë zonat e përfaqësimit dhe në çdo zonë është përcaktuar një senator, një deputet e po ashtu është aplikuar edhe kriteri i proporcionit të popullsisë.
    Pra, duke marrë eksperiencën italiane që është e ngjashme me formën tonë të Qeverisjes (Republikë Parlamentare), shqiptarët që jetojnë jashtë jo vetëm kanë të drejtë të votojnë, por edhe të kenë përfaqësuesit e tyre në Parlament.
    Propozimi im është:
  9. Greqia
  10. Italia
  11. Franca
  12. Gjermania
  13. Turqia
  14. Anglia+Australi
  15. SHBA
  16. Kanada
    Të kenë nga një deputet të shqiptarëve që jetojnë jashtë në Parlamentin Shqiptar
    Po ashtu në proporcion me popullsinë mendoj që: Greqia të ketë edhe tre deputet të tjerë e po ashtu Italia edhe dy të tjerë. Pra, në total nga 140 deputetë që ka Republika e Shqipërisë, 14 vende të jenë të rezervuar për shqiptarët që jetojnë jashtë.
    Miratimi i ligjit për ushtrimin e të drejtës së votës të shqiptarëve që jetojnë jashtë sjellë edhe realitete të reja politike. Çfarë do të thotë kjo? Do të thotë se kjo do të hapte rrugën për krijimin e subjekteve politike të shqiptarëve që jetojnë jashtë në përputhje me kushtetutën dhe ligjet shqiptare. Kjo do të ishte e mundur duke ndryshuar e bërë një reformë të thellë të Kodit aktual Zgjedhor që është krejt antikushtetues e antidemokratik. Subjektet politike të krijuara në Diasporë nëse mund të quhet kështu, kanë të drejtën e tyre të krijojnë koalicione, të marrin pjesë në koalicione qeverisëse ose opozitare.
    Hapësirat dhe mekanizmat ligjor për të bërë të mundur ushtrimin e të Drejtës së Votës?
    Përsëri për këtë mund t’i referohemi Ligjit të 27 dhjetorit 2001, n. 459 e konkretisht nenit. 2 sipas të cilit:
    Përfaqësitë diplomatike e konsullore parashikojnë të informojnë në mënyrë periodike zgjedhësit sipas nenit. 1 dhe pika q. Pra, ky ligj ngarkon zyrat konsullore dhe diplomatike për të informuar zgjedhësit (ata që jetojnë jashtë).
    Neni.4 po ashtu qartëson se shqiptarët që jetojnë jashtë nuk janë të obliguar të votojnë jashtë, por ata mund të votojnë edhe brenda në vend. Ky nenin bën qartësime në lidhje me organet apo ministritë që janë të ngarkuar me përgjegjësi për të bërë të mundur një proces demokratik e të pamanipulueshëm. Është pikërisht Ministria e Punëve të Jashtme që përmes zyrave të saj diplomatike e konsullore bën listën e personave që jetojnë jashtë që duan të votojnë në Shqipëri e këtë listë Ministria e Punëve të Jashtme e paraqet te Ministria e Punëve të Brendshme.
    Po ashtu është pikërisht Qeveria ajo që bën krahasimin e të dhënave dhe bën skedimin e tyre. Në këtë rast do të ishte i domosdoshëm edhe Ministria e Emigracion që do të ishte një formë data base.
    Pra, ushtrimit i të drejtës së votës së shqiptarëve që jetojnë jashtë bëhet i mundur përmes një ligjit të ngjashëm me atë italian dhe me VKM dhe me rregullore ad hoc të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe po ashtu edhe të Ministrisë së Punëve të Brendshme.
    Mënyrat e ushtrimit të kësaj vote është e thjeshtë dhe mund të bëhet:
  17. Përmes postës. Shqiptarët që jetojnë jashtë 3 muaj më parë duhet të marrin formularin e regjistrimit në listën zgjedhore e cila dërgohet me postë në Konsullata apo në seli diplomatike.
  18. Selitë Diplomatik e Konsullatat jo vetë që bëjnë informim periodik për listën e votuesve, por ata kthehen në ditën e zgjedhjeve edhe në KZAZ. Pra, në qendra votimi. Në këtë rast në qendra numërimi, se votimit duhet e mund të bëhet përmes postës.
    Ndërsa për hapat e tjerë duhet të ndiqet rruga që ndiqet për KZAZ. Pra, certifikimin e zgjedhjeve për jashtë duhet ta bëj Kolegji Zgjedhor ashtu siç e bën aktualisht.

Të Lidhura

Përdorimi i gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut një e drejtë e garantuar!
Aktualitet

Përdorimi i gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut një e drejtë e garantuar!

6 Prill, 2026
Shpërthim në Memaliaj, autorët zhduken pasi djegin makinën
Aktualitet

Shpërthim në Memaliaj, autorët zhduken pasi djegin makinën

6 Prill, 2026
Kushte atmosferike të qëndrueshme, parashikimi i motit për këtë të hënë
Aktualitet

Kushte atmosferike të qëndrueshme, parashikimi i motit për këtë të hënë

6 Prill, 2026
5 Prill 1939, datëlindja e Leka Zogut/ Axhami: Mbret në mërgim, Sovran në histori
Aktualitet

5 Prill 1939, datëlindja e Leka Zogut/ Axhami: I lindur për të udhëhequr, i përjetshëm në kujtesën kombëtare

5 Prill, 2026
I shpallur në kërkim për abuzim me të miturin, 17-vjeçari arrestohet në PKK Kakavijë
Aktualitet

I shpallur në kërkim për abuzim me të miturin, 17-vjeçari arrestohet në PKK Kakavijë

4 Prill, 2026
EKSKLUZIVE/ “Nuk dua të jem vëzhguese, por pjesë e zgjidhjes” – Enkelejda Veliu për garën në PD Fier
Aktualitet

EKSKLUZIVE/ “Nuk dua të jem vëzhguese, por pjesë e zgjidhjes” – Enkelejda Veliu për garën në PD Fier

2 Prill, 2026

TË FUNDIT

Përdorimi i gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut një e drejtë e garantuar!
Aktualitet

Përdorimi i gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut një e drejtë e garantuar!

6 Prill, 2026

Shpërthim në Memaliaj, autorët zhduken pasi djegin makinën
Aktualitet

Shpërthim në Memaliaj, autorët zhduken pasi djegin makinën

6 Prill, 2026

Kushte atmosferike të qëndrueshme, parashikimi i motit për këtë të hënë
Aktualitet

Kushte atmosferike të qëndrueshme, parashikimi i motit për këtë të hënë

6 Prill, 2026

HOROSKOPI I DITËS, e hënë 6 prill 2026
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS, e hënë 6 prill 2026

6 Prill, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com