InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Zbythja e Ramës nga Durrësi është fillimi i zbythjes së tij nga pushteti

27 Shtator, 2020
in InfoPress, Opinione
A A
Zbythja e Ramës nga Durrësi është fillimi i zbythjes së tij nga pushteti

Nga Red VARAKU

Fillimisht, lëvizja e Edi Ramës për të braktisur Vlorën për Durrësin, u perceptua si një taktikë gjeniale politike, që mori jo pak vëmendje.

Kjo jo vetëm për faktin se ky qark është qarku simbol ku bashkohen të gjitha sfidat e Shqipërisë dhe modelet e dështuara apo të rrezikshme të zhvillimit që janë eksperimentuar deri tani, por edhe për mundësinë që të jep ky qark, që sfidën e madhe të rindërtimit , ta kthejë në një ndër sfidat më të rëndësishme të këtyre zgjedhjeve , me qëllim mbulimin e dështimit spektakolar të këtyre tetë vjetëve qeverisje.

Sepse, dihet që Durrësi është qarku më tipik, ku modeli i rilindjes përmes përdhunimit që krimi i ka bërë PS, ka prodhuar një përbindësh, që po i zë frymën këtij qarku dhe ka marrë peng të ardhmen e tij, ndaj fshehja dhe mbulimi i kësaj të vërtete ishte parësore, aq më tepër kur të gjithë jemi të vetëdijshëm për batërdinë e bërë në këtë qytet përmes radiografisë së ashpër që na zbuluan përgjimet zyrtare të prokurorisë .

Gjithashtu, lëvizja e tij u konsiderua si një përpjekje për të mbushur gropën e madhe të votave që pritet të prodhojë ky qark, si dhe një përpjekje për të bashkuar partinë, e cila me ardhjen e Ter Kokës është ndarë në dy grupe. Kjo ka prodhuar një përplasje të fortë midis palëve, e cila po reflektohet deri në nivelet më të ulëta dhe pritet të degjenerojë në konflikt.

Në këtë kuptim, ardhja e tij në Durrës u konsiderua gjeniale sepse deri diku mbyllte disa nga problematikat më të mëdha të qarkut. Por, zbythja e tij nga Durrësi dhe rikthimi i tij sërish në Vlorë ishte dhe humbja e tij e parë për këto zgjedhje.

Ajo ishte e paparashikuar dhe paralajmëron dhe zbythjen e tij nga pushteti duke dhënë kështu një mesazh tejet demoralizues për mbështetësit e PS për disa arsye:Së pari, tërheqja në vetvete si akt është një akt paburrërie dhe do të thotë frikë nga përballja me të vërtetën dhe kundërshtarin.

Aq më tepër që opozita po përgatitej seriozisht për këtë betejë dhe përflitej se ky qark do të shndërrohej në vendin ku do të zhvillohej beteja më simbolike midis dy alternativave, sepse listën e Durrësit për opozitën do ta kryesonte vetë Lulzim Basha.

Së dyti, sepse rikthimi i tij në Vlorë ngjan më shumë me ankorimin e një anijeje të lodhur dhe rrënuar nga një port i trazuar si Durrësi në në një port të sigurtë për të ardhmen e tij politike. Një port si Vlora, që i garanton mbrojtje nga stuhitë që pritet të ngrihen pas humbjes së zgjedhjeve dhe daljes së PS në opozitë.

Së treti, largimi i tij dëshmon tronditjen thellë të tij nga takimi me realitetin e qeverisjes së tij. Dëshmon vetëdijen e tij për dëmin e madh dhe shkatërrimin fatal që i ka sjellë ky njeri këtij qyteti, me bekimin që i dha martesës së PS-së me krimin. Pra, dëshmon në thelb pafuqinë e tij për të mbrojtur produktin e shëmtuar të rilindjes në këtë qytet përballë alternativës që ofron opozita .

Së katërti, ai nuk e ka më autoritetin t’i mbajë nën kontroll bandat ktiminale edhe pse së fundmi i ka dhënë tendera dhe konçesione me vlera marramendëse.

Zbythja e tij e lë PS e Durrësit më të përçarë se kurrë, në një rivalitet të egër midis njerëzve të Vangjush Dakos dhe njerëzve të Ter Kokës. Ky rivalitet ka nisur të prodhojë aktualisht shumë “ viktima” politike, duke e helmuar rëndë atmosferën politike në PS e Durrësit.

Pra, frika e tij për të ardhmen e tij politike , pafuqia e tij për tu përballur me alternativën politike që do të ofrojë Lulzim Basha , pamundësia e tij për të mbushur gropën e votave që ka sjellë pakënaqësia e qytetarëve durrsakë dhe paaftësia e tij për të ngopur orekset e grupeve rivale dhe pafuqia për t’i pajtuar ata, janë arsyet kryesore të zbythjes së tij nga Durrësi.

Vendimi për të braktisur Durrësin nuk reflekton vetëm çoroditjen e thellë ku ndodhet sot ky njeri, por reflekton edhe vetëdijen e pastër të këtij njeriu për humbjen e sigurtë të zgjedhjeve të ardhshme.

Sepse, si Durrësi është sot e gjithë Shqipëria në kuptimin e dështimit të politikave të rilindjes dhe dëmtimit të rëndë të kohezionit shoqëror për shkak të plotfuqishmërisë së krimit në këto qytete.

Ndaj, zbythja e tij nga Durrësi është fillimi i zbythjes së tij nga pushteti.

Të Lidhura

Ekrani i heshtur dhe matematika e medias
Opinione

Ekrani i heshtur dhe matematika e medias

10 Gusht, 2025
Errësirë mediatike/ Bie News24, ekrani që fiket nga shtetari dhe jo nga stuhia
Opinione

Errësirë mediatike/ Bie News24, ekrani që fiket nga shtetari dhe jo nga stuhia

10 Gusht, 2025
Dhe sa “gojë televizive” do mbyllen?
Opinione

Dhe sa “gojë televizive” do mbyllen?

9 Gusht, 2025
Një burrë me qese në dorë…15 vite më parë kryeministër, sot i përbuzur, i harruar, i vetmuar!
Opinione

Një burrë me qese në dorë…15 vite më parë kryeministër, sot i përbuzur, i harruar, i vetmuar!

5 Gusht, 2025
Eduart Ndocaj, “Kaubojsi” që i mungon Parlamentit Shqiptar
Opinione

Eduart Ndocaj, “Kaubojsi” që i mungon Parlamentit Shqiptar

26 Korrik, 2025
Ermal Spahiu: Çfarë po ndodh sot me familjen shqiptare?!
Opinione

Ermal Spahiu: Çfarë po ndodh sot me familjen shqiptare?!

26 Korrik, 2025

TË FUNDIT

Meriton Mjekiqi lirohet nga arresti, reagon për herë të parë pas skandalit
Show Biz

Meriton Mjekiqi lirohet nga arresti, reagon për herë të parë pas skandalit

20 Gusht, 2025

Netanyahu akuzon Macron-in: Po nxit antisemitizmin me njohjen e Palestinës
Bota

Netanyahu akuzon Macron-in: Po nxit antisemitizmin me njohjen e Palestinës

20 Gusht, 2025

HOROSKOPI I DITËS, e mërkurë 20 gusht 2025!
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS, e mërkurë 20 gusht 2025!

20 Gusht, 2025

Mot me kthjellime, temperaturat sot shkojnë deri në 36 gradë Celcius
Aktualitet

Mot me kthjellime, temperaturat sot shkojnë deri në 36 gradë Celcius

19 Gusht, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com