InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Zgjedhjet e 25 prillit, Imzot George Frendo: Politikanët të kthejnë sytë nga të varfrit…

27 Shtator, 2020
in Aktualitet, InfoPress, Lajme, Opinione
A A
Zgjedhjet e 25 prillit, Imzot George Frendo: Politikanët të kthejnë sytë nga të varfrit…

Shtatori, që prej katër vitesh, është muaji i shenjtërimit të Nënë Terezës nga Papa Françesku.

Për të nderuar veprën e shenjtores, misionares katolike shqiptare, emrin e saj e mban sot aeroporti i vetëm ndërkombëtar,Qendra Spitalore Universitare, më e madhja në vend, sheshi ku mbajti meshën e shenjtë Papa Françesku, kur vizitoi Tiranën, në shtator të vitit 2014.

Statuja e saj është vendosur në hyrje të Katedrales Katolike të Shën Palit në kryeqytet, ku Papa Gjon Pali i II-të vuri gurin e parë në themelin e saj, kur vizitoi në 1993 për herë të parë Shqipërinë, pas shembjes së regjimit komunist.

Posta Shqiptare ka emetuar pulla me portretin e Nënë Terezës. Por përtej këtij nderimi shenjtorja është e pranishme në Shqipëri me trashëgiminë e saj shpirtërore, me mesazhet universale për kuptimin e jetës dhe marrëdhënieve mes njerëzve.

Mesazhe me vlerë aktuale për paqen, drejtësinë, dinjitetin

Arkipeshkvi Metropolit i Tiranës dhe Durrësit, Imzot George Frendo, në bisedë me Deutsche wellen, thotë se Nënë Tereza është shenjtorja e parë shqiptare pas shumë shekujsh.

“Shenjtori i parë shqiptar ka qenë Shën Asti, ipeshkvi i Durrësit, i shpallur martir në shekujt e I-rë dhe të II-të të Krishtërimit.

Pas tij, në lashtësi, ka patur edhe të tjerë. Për disa shekuj nuk pati shenjtorë shqiptarë deri kur Nënë Tereza u shpall shenjtore 4 vjet më parë, më 5 shtator 2016.

Në vitin 1979, ajo meritoi çmimin Nobel për Paqen, me motivacionin “për punën e saj në luftën për të kapërcyer varfërinë dhe fatkeqësinë, që përbëjnë kërcënim për paqen”, thotë Imzot George Frendo, me origjinë nga Malta dhe nënshtetësi shqiptare.

Kur e pyes se çfarë është drejtësia për shenjtoren shqiptare ai thotë, se “për Nënë Terezën drejtësia është themeli i paqes.

Paqja nuk është inerci. Për paqen duhet luftuar kundër padrejtësisë, egoizmit, korrupsionit.

Paqja nuk është kompromis. Ajo vjen vetëm përmes drejtësisë, të vërtetës, respektit ndaj dinjitetit të pazëvendësueshëm të njeriut.”

Kontributi më i madh në trashëgiminë e çmuar shpirtërore të shenjtores shqiptare është pikërisht mesazhi që çdo njeri ka një dinjitet të pazëvendësueshëm, thjesht për faktin që është njeri.

“Si besimtare e fortë katolike, në fytyrën e çdo njeriu, sidomos të atyre që ishin të sëmurë, të varfër, të braktisur, të mënjanuar, viktima të padrejtësisë, ajo shihte shëmbëlltyrën, fytyrën e Krishtit.

Nënë Tereza ia kushtoi gjithë jetën e saj të vërtetës se të gjithë njerëzit janë krijuar të barabartë dhe janë pajisur nga Zoti me një bukuri dhe vlerë të veçantë, të patjetërsueshme,” thotë, Imzot George Frendo.

Politikanët në Shqipëri të hapin sytë për të varfërit

Imzot George Frendo i sheh zgjedhjet parlamentare në Shqipëri, në pranverën e ardhshme, më 25 prill, si një mundësi e mirë që shoqëria dhe politika të kthejnë më shumë sytë tek të varfërit dhe shtresat në nevojë.

“Në Shqipëri ka ende shumë të varfër, edhe pse situata në krahasim me 25 vite më parë është përmirësuar.

Ka shumë diferenca dhe pabarazi sociale. Edhe në Shqipëri po rendet pas fitimit personal dhe harresës ndaj botës së varfër. Jetojmë në një botë të trazuar, me mentalitet konsumist, materialist, që ka korruptuar edhe politikën.

Dëshira e Imzot George Frendos me afrimin e zgjedhjeve parlamentare 2021:

“Uroj që politikanët të jenë më të vetëdijshëm për ekzistencën e botës së të varfërve dhe të interesohen jo vetëm për të fituar votat e saj, por edhe për të respektuar dinjitetin e njerëzve të kësaj bote, për të kontribuar që të varfërit të kenë një jetë më të denjë si qënie njerëzore.”

Ai citon Papa Françeskun t’i ketë përkufizuar shoqëritë e sotme si “globalizim të diferencës”.

“Politikanët në Shqipëri duhet të hapin mirë sytë për të zbutur diferencat sociale, përmirësuar situatën e të varfërve, anonimëve, të mënjanuarve nga shoqëria përmes politikash mbështetëse dhe integruese”, deklaron Imzot George Frendo për DW.

Për çfarë lloj politikanësh ka nevojë Shqipëria?

Kleriku i lartë katolik ka këndvështrimin e tij edhe për politikanët që i duhen Shqipërisë.

“Kemi nevojë për politikanë të pastër, të matur, në qeveri dhe Parlament. Kemi nevojë për politikanë që nuk kërkojnë as të mirën personale, as të mirën e partisë por të mirën e shoqërisë.

Shoh që në Shqipëri ka luftë për të fituar autoritet, por autoriteti është shërbim.

Fjala Ministër, është fjalë latine, me origjinë nga greqishtja, që do të thotë shërbëtor, njeri në shërbim të publikut. Një shtet i korruptuar është rrezik i madh për shoqërinë. Në një shtet të tillë të pasurit paguajnë dhe fitojnë gjithçka, të varfërit që s’kanë para humbin dhe vuajnë,” shprehet Imzot George Frendo.

Të Lidhura

Temperatura deri në 31°C, parashikimi i motit për sot
Aktualitet

Temperatura deri në 31°C, parashikimi i motit për sot

21 Shtator, 2025
Ish-ambasadorja Yuri Kim mbyll karrierën diplomatike
Aktualitet

Ish-ambasadorja Yuri Kim mbyll karrierën diplomatike

20 Shtator, 2025
Rama: “Diella” do lindë fëmijë në maternitetin e AI, i duhen bashkëpunëtorë
Aktualitet

Rama: “Diella” do lindë fëmijë në maternitetin e AI, i duhen bashkëpunëtorë

20 Shtator, 2025
PD: Rama shpiku Diellën, pasi administrata refuzonte të zbatonte urdhërat e paligjshëm për tenderat
Aktualitet

PD: Rama shpiku Diellën, pasi administrata refuzonte të zbatonte urdhërat e paligjshëm për tenderat

20 Shtator, 2025
KQZ çel thesin, jep 12.7 milionë lekë për 4 parti të reja. Kompensim financiar pas zgjedhjeve të 11 majit
Aktualitet

KQZ çel thesin, jep 12.7 milionë lekë për 4 parti të reja. Kompensim financiar pas zgjedhjeve të 11 majit

20 Shtator, 2025
Diella bëhet me profil në Facebook, ky është mesazhi i parë i saj: Mos kini asnjë merak
Aktualitet

Diella bëhet me profil në Facebook, ky është mesazhi i parë i saj: Mos kini asnjë merak

18 Shtator, 2025

TË FUNDIT

Temperatura deri në 31°C, parashikimi i motit për sot
Aktualitet

Temperatura deri në 31°C, parashikimi i motit për sot

21 Shtator, 2025

HOROSKOPI I DITËS, e diel 21 Shtator 2025
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS, e diel 21 Shtator 2025

21 Shtator, 2025

Ish-ambasadorja Yuri Kim mbyll karrierën diplomatike
Aktualitet

Ish-ambasadorja Yuri Kim mbyll karrierën diplomatike

20 Shtator, 2025

Rama: “Diella” do lindë fëmijë në maternitetin e AI, i duhen bashkëpunëtorë
Aktualitet

Rama: “Diella” do lindë fëmijë në maternitetin e AI, i duhen bashkëpunëtorë

20 Shtator, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com