InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

DEKLARATA/ “Bashkia në terr informativ”, kreu i PD, Pukë, kërkon transparencë publike: Çfarë po fsheh kryebashkiaku zullumqar?!

21 Shtator, 2020
in Aktualitet, InfoPress, Politikë
A A
DEKLARATA/ “Bashkia në terr informativ”, kreu i PD, Pukë, kërkon transparencë publike: Çfarë po fsheh kryebashkiaku zullumqar?!

Mungesa e vazhdueshme e transparencës dhe e informimit publik në bashkinë Pukë, si një e drejtë që buron nga ligji nr. Ligji Nr.119/2014 date 18.09.2014 “Për të drejtën e informimit” , dëshmon qartazi se ky institucion, është zhytur në kënetën e paligjshmërisë dhe të aferave të shumta, duke e shndërruar në një moçalishte që kutërbon aromë pisllëqesh dhe skandalesh të njëpasnjëshme.


Këtë shqetësim ka ngritur kreu i degës lokale Pukë të PD, Ferit Ringaj, i cili përmes një deklarate, ka kërkuar nga institucioni i bashkisë transparencë të plotë mbi aktivitetin e saj, e cila gjithnjë e më shumë po bunkerizohet, duke mbajtur në terr informativ opinionin publik dhe palët e interesuara.


Se çfarë po përpiqet të fshehë zullumqari i emëruar i bashkisë Pukë, (kujtojmë se ky mamuth i korrupsionit ndodhet në krye të këtij institucioni, si pasojë e votimeve pa garë më 30 qershor 2019), është lehtësisht e kuptueshme nga qytetarët, pasi prapa këtij marifeti qëndrojnë përpjekjet për të mbuluar klientelizmin dhe aferat galopante të administrimit 5 vjeçar të bashkisë.


Z. Ringaj, ka nënvizuar detyrimin ligjor që ka bashkia për të ofruar transparencë publike mbi veprimtarinë e institucionit, si dhe parashtron disa arsyetime që lidhen me aspekte të veçanta të punës së kësaj bashkie, për të cilat ka mungesë totale të informacionit dhe reagimit.


Që me ardhjen e tij në krye të degës lokale të PD, Pukë, z. Ringaj i ka dhënë zë reagimit qytetar si dhe është shëndërruar në një vokacion të fuqishëm të mbrojtjes së interesit publik, duke qenë kështu në sinkron të plotë me nivelin kombëtar të opozitbërjes. /S. Gj (InfoPressAlbania) /

BASHKIA PUKË, NË TERR INFORMATIV

Në vijim të punës për ndriçimin e disa të vertetave që lidhen me keqqeverisjen e Bashkisë Pukë, produkt i korrupsionit dhe abuzimit me pushtetin, fakte tashmë të dokumentuar nga institucione mbikqyrëse dhe hetimore në vend, po ju përshkruajmë mungesën e plotë të informacionit që duhet të ishte publikuar në faqen e saj zyrtare.
Publikimi i informacionit për aktivitetin administrativ të njësive vendore, është detyrim ligjor që rrjedh nga Ligji Nr.119/2014 date 18.09.2014 dhe akte të tjera nënligjore.
I gjithë informacioni për aktivitetin e Bashkisë Pukë, i përditësuar, duhej të ishte publikuar në programin e transparencës për t`u përdorur nga të interesuarit në çdo kohë. Ndërsa për të dhëna apo dokumente të tjera specifike, Bashkia është e detyruar t’ia dërgoje informacionin personit të interesuar brenda 10 ditësh, me kerkesën e tij, si dhe ta publikoj atë në programin e transparencës në rubriken e regjistrit të kerkesave dhe pergjigjeve të përditësuara.
Nga informacioni që publikohet në programin e transparencës në faqen zyrtare të një institucioni publik, apo të çdo subjekti tjetër që ushtron funksione publike, nxjerrim konkluzione, që kanë të bejnë me natyrën e qeverisjes dhe respektimin e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut që lidhet me të drejtën e informimit.
Nga vleresimi që sejcili mund t`i bëje programit pothuajse bosh të transparencës që është në faqen zyrtare të Bashkisë Pukë, rezulton se kemi të bëjmë me keqqeverisje, abuzim me pushtetin për interesa private dhe korruptive nga njëra anë dhe shkelje të lirive dhe të drejtave themelore të individit nga ana tjetër nga mos informimi.
Neni 7 i Ligjit Nr.119/2014 date. 18.09.2014, përcakton kategoritë e informacionit që duhet të publikohen në menyrë të vazhdueshme nëpërmjet programit të transparencës.
Në krahasim me këtë detyrim ligjor në faqen zyrtare të Bashkisë Pukë, çdo shtetas konstaton me lehtësi se nuk është publikuar ajo kategori e informacioni që ka të bëjë me aktet korruptive të abuzimit me pushtetin, por jo vetem.
Ne vitin 2020 shohim se kemi të bëjmë me një mbyllje të plotë të Bashkisë Pukë jo vetëm në krahasim me detyrimin ligjor për informimin publik por edhe në raport me atë pak transparencë të zbatuar vite më parë. Ja disa prej kategorive të informacionit kryesor që Bashkia Pukë, ja fsheh publikut:
a- Nuk ka asnjë informacion për raportet e kontrollit të auditimit të brendshëm të Bashkisë Pukë (po qe se ka një zyrë të tillë monitoruese funksionale), si dhe nuk janë publikuar dy raportet e fundit të Kontrollit të Lartë të Shtetit, ku janë evidentuar shkelje ligjore me pasoja të rënda përfshire edhe ndjekjen penale (neni 7/dh).
b- Nuk ka asnjë informacion për të dhënat e buxhetit dhe planin e shpenzimeve të viteve 2018 – 2020, si dhe nuk ka asnjë informacion për zbatimin e buxhetit pas hyrjes në fuqi të ligjit 119/2014 e deri me sot (neni 7/e).
c- Nuk ka asnjë informacion për procedurat që ndjek Bashkia Pukë në prokurimin publik të fondeve, për listën e kontratave të lidhura, shumën e kontraktuar, palët kontraktuese dhe llojin e shërbimeve dhe të mallrave të kontraktuara. Zero informacion për zbatimin dhe monitorimin e kontratave (neni 7/ë).
d- Mungon pothuajse plotësisht informacioni që lidhet me shërbimet që ofron Bashkia Pukë për publikun (neni 7/f).
e- Për t`i vënë kapak me publikimin e vendimeve të Këshillit Bashkiak Pukë. Për vitin 2020, siç nuk ndodh në asnjë Bashki tjetër, janë publikuar vetem 4 vendime të Këshillit Bashkiak, nga rreth 80 që është numri mesatar vjetor i tyre.
Për gjendjen shqetësuese të bllokimit të procesit të informimit të publikut në Bashkinë Pukë, me kerkesën për marrjen e masave proporcionale në raport me shkeljet ligjore, ju drejtuam Komisionerit për të Drejtën e Informimin Publik dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, zotit Besnik Dervishi.
Asgjë nuk do ti shpëtojë filtrit të kontrollit e transparencës për publikun dhe të gjithë zullumqarët do përgjigjen para ligjit. Koha po vjen me shpejtësi.

DEGA E PARTISË DEMOKRATIKE PUKË

Të Lidhura

Ambasada e SHBA-së thirrje për qytetarët amerikanë: Shmangni zonat e rrezikuara nga zjarret
Aktualitet

Ambasada e SHBA-së thirrje për qytetarët amerikanë: Shmangni zonat e rrezikuara nga zjarret

13 Gusht, 2025
Tirana rrethohet nga zjarret
Aktualitet

Tirana rrethohet nga zjarret

12 Gusht, 2025
Raporti i Avokatit të Popullit: Pati shkelje të të drejtave të njeriut gjatë ndalimit të Metës
Aktualitet

Raporti i Avokatit të Popullit: Pati shkelje të të drejtave të njeriut gjatë ndalimit të Metës

11 Gusht, 2025
I vihet tritoli ndërtesës fantazmë në Vlorë, 32 kg lëndë plasëse
Aktualitet

I vihet tritoli ndërtesës fantazmë në Vlorë, 32 kg lëndë plasëse

11 Gusht, 2025
MOTI I DITËS, e diel 10 gusht 2025: Temperatura përvëluese deri në 42 gradë C
Aktualitet

MOTI I DITËS, e diel 10 gusht 2025: Temperatura përvëluese deri në 42 gradë C

10 Gusht, 2025
Zbulohet data dhe vendi i takimit mes Trump dhe Putin!
Aktualitet

Zbulohet data dhe vendi i takimit mes Trump dhe Putin!

9 Gusht, 2025

TË FUNDIT

Ambasada e SHBA-së thirrje për qytetarët amerikanë: Shmangni zonat e rrezikuara nga zjarret
Aktualitet

Ambasada e SHBA-së thirrje për qytetarët amerikanë: Shmangni zonat e rrezikuara nga zjarret

13 Gusht, 2025

Shkëndija eliminohet nga Liga e Kampionëve
Sport

Shkëndija eliminohet nga Liga e Kampionëve

13 Gusht, 2025

HOROSKOPI I DITËS, e mërkurë 13 Gusht 2025
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS, e mërkurë 13 Gusht 2025

13 Gusht, 2025

XHUBLETA— Mbretëresha e Heshtur e Bjeshkëve
Artikuj

XHUBLETA— Mbretëresha e Heshtur e Bjeshkëve

12 Gusht, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com