Keto dite pritet te nis viti i ri shkollor 2020-2021.
Ndryshe nga çdo vit tjetet, ky vit mesimor nis në kushte pandemie, gjë e cila e veshtireson punën e nxënësve dhe të mesuesve.
Mesuesit të mos vleresuar në vazhdimësi, sidomos në këto tetë vite të fundit (me asnjë rritje page dhe asnjë shperblimi) vihen perballe nje situate jo normale në mision e tyre fisnik, përsëri të pa vleresuar edhe për këtë rast specifik, kokeulur, por të bindur se do ja dalin.
Nxënesit do fillojnë të paraqiten në shkolle, kuptohet në kete situate edhe me mungesa, të hutuar e me mangësira pas një viti shkollor gjysmak që u kalua dhe të papermbajtur pas një shkeputje të gjate nga shkolla.
Pa u zgjatur, kuptohet jemi në një situate ku asnjë nuk e di se si do vazhdohet me tej, kjo në bazë të rasteve të reja me COVID-19.
Eshte e kuptueshme një rast i identifikuar në shkolle, diten tjeter, nuk ke asnje nxenes prezent.
Vemendja më teper do të perqendrohet tek respektimi i rregullave mbrojtese se sa tek mbarvatja e proçesit mesimor gjë e cila do të vështirësojë arritjen e objektivave dhe kërkesave programore.
Perballe kesaj situate, për një gjë duhet të jemi të bindur, shkolla bën mire dhe duhet të filloj, si edhe po ndodh, kjo si frymemarrje dhe qetesim ndaj ketij stresi shoqerorë dhe si rendesi që ka ajo per vet misionin e saj.
Prandaj kerkohet nje mobilizim i gjithanshem që të mos kemi një vit shkollor të deshtuar, thjeshte kolo radhen, por një vit ku të arrihen shumica e kerkesave programore lendore në menyren sa më cilesore.
Nëse deshtimi ndodh, si dhe pritet me këto masa të marra, në cilesine e arsimit parauniversitarë dhe atij te larte do të krijohej nje grope e madhe e pa riparushme me pasoja të gjithanshme afatgjatë.
Për dy vjet do të kishim nxjerrë nxënës të diplomuar, por jo të shkolluar.
Jane strukturat shteterore dhe drejtuesit në rrethe ato që urgjentesisht duhet te marrin masat, ne radhe te pare, per ruatjen e shendetit të nxenesve dhe mesuesve e gjithashtu për të mos u cenuar mbarvatja e proçesit mesimor.
Fallsitetet dhe propoganda me konferenca e me takime grup mesuesish për gjoja inkurajom, jane nje vrime ne uje perpara asaj që duhet të bëjë dhe investoj në të vertetë qeveria gjithmonë në arsim, por sidomos këtë vit shkollor.
Per nje ecuri të mire të punes mendoj se duhej dhe duhet.
Në radhë të parë, kushtet branda shkolles të jenë, me patjeter, sipas çdo udhëzimi të institucioneve shendetsore duke mos munguar asnje baze materiale per mesuesit dhe nxenesit e siguruar kjo nga organet perkatese shteterore.
Dyfishim i investimit në transporin e mesuesve dhe të nxenesve me qellimin e ruatjes distances sociale gjate udhetimit.
Norma e mesuesit duhet te ulej në 16 ore javore dhe me një shtese page fikse 10.000 leke ne muaj për çdo edukatore, mesues dhe gjithe personelin ndihmes, pasi ngarkesa e punës pavarsisht normës mësimore do jetë më e madhe.
Reduktimi i disa lendeve dhe oreve, që nuk demtojne në thelb proçesin) me 50% ngarkese te tyre.
Zhvillimi i mesimit në menyre të gershetuar online( u mor njefarë eksperience) dhe brenda në klasë eleminonte punën me turne dhe nxenesi do të merrte informacionin duke qendruar gjysmen e kohes brenda në shkolle.
Perfundimisht kerkohet masa te forta sigurie shendetesire, zhvillim me seriozitet dhe pa asnje tolerance, duke perdorur gjitha format dhe duke shfrytezuar te gjitha mundesite, i proçesit mesimor sidomos për lendet bazë.
Ky vit mesimor do te arrihej te ishte cilësisht i suksesshem kur shtet të merrej seriozisht me arsimin, duke filluar me dyfishimin e buxhetit per ketë vit e për rrjedhojë ndihmohen gjithe levat ndihmëse të tij!
Arsimi në Shqipëri, në përgjithësi, nuk mund të arrijë kurrë si duhet objektivat e veta në edukimin e brezit të ri dhe në rritjen cilësore të mesimdhënies, pa vleresuar në pagë dhe moralisht si duhet mesuesin duke i rritur personalitetin atij ashtu si edhe i takon.
Arsim cilësor sot, komb i fortë nesër.
SUKSESE DHE SA MË PAK PROBLEME.